Autori i Lajmit: Red.Nëse jeni biznes i vogël, bëni kujdes që nga janari i vitit 2008, të pasqyroni me faturë çdo shpenzim që do të kryeni për aktivitetin tuaj. Në mars të vitit 2009 kohë, kur do të bëhet bilanci i parë, Minsitria e Financave ka parashikur t ju njohë si shpenzime të zbritshme, një sërë faktesh. Kjo masë ka për qëllim që ju të tatoheni në masën e saktë. Tatimi nuk do të jetë më mbi xhiron, por 10 % mbi fitimin. Për gjatë gjithë vitit 2008, biznesi i vogël do të funksionojë si sot, pra një herë në tre muaj do të shkojë në zyrat vedore për të paguar këstin e tatimeve. Në fillim të 2009, kjo masë tatimi do të përfishihet në bilanc. Por cilat janë disa nga zërat e shpenzimeve të zbritshme, pra që nuk do të tatohen. Nëpërmjet kësaj skeme, Ministria e Financave ka për qëllim të kontrollojë biznesin e madh në të gjitha faturat e shitjes. Nga kjo skemë e re do të përjashtohen bizneset e vogla apo ambulatororët, të cilët bëjnë një xhiro deri në 2 milionë lekë në vit. Sipas shifrave aktuale të Ministrisë së Financave, sipas nivelit aktual të biznesit të deklaruar, sipas nivelit aktual të xhiros mbi të cilin nxirret kjo lloj tatim takse, vetëm për vitin në vijim, nga ky biznes do të çlirohen mbi 10 milionë euro. Dhe duke u nisur me nivelin aktual të kostos së një vendi pune në biznesin e vogël, sidomos në zonat rurale, ku ky biznes është më prezent, i bie që të paktën në një vit të mund të gjenerojmë 20 mijë vende punë më shumë. Specialistët mendojnë se kjo nuk është një shifër e ulët, madje është e konsiderueshme, pasi në 10 vitet e kaluara, nuk kemi patur mundësi të shtojmë numrin e të punësuarve në sektorin privat. Përkundrazi ka një pakësim prej rreth 140 mijë vende pune. Gjithashtu kjo përbën një politikë të re, sepse synon ta bën vendin tonë më tërheqës për investitorët e huaj.
Ky lajm është publikuar: 27/10/2007