Interesi i madh për publikimin e klipeve të reja ka filluar qëkur, ndërkohë një surprizë e re po vjen nga rep grupi Tingulli 3nt dhe Ermal Fejzullahu. Kënga titullohet “I kom” ndërsa kësaj kënge i paraprin dhe një klip shumë i nxehtë i realizuar në bregdetin shqiptar. Interesimi i fansave për të shijuar klipin është i madh, pasi ka vetëm pak ditë që është hedhur në qarkullim dhe klipi ka marrë komente pozivite. Ajo që dallohet më shumë në klip janë femrat e zhveshura dhe skenat e nxehta, bjondet që po çmendin Getin, Agonin dhe Ermalin. Fansat janë të interesuar të shohin situatat e nxehta kur Ermali thotë “Nëse nuk ke femër, hajde se tepër i kam dy ”, ndërsa qëndron i rrethuar nga disa vajza sexy. Kënga do t’i paraprijë albumit të ri të Tingullit 3nt, që mban emrin “Uragani”, që do të përmbajë 12 këngë, duetin me Ermalin dhe Tunën, ndërsa një këngë do t’i kushtohet edhe Noizyt si kundërpërgjigje pasi ky i fundit ka “sharë” pjestarët e rep grupit. Duke u bazuar në skenat e klipit, ky projekt sjell përsëri në siklet televizionet kombëtare të Kosovës, siç bëri boom dhe klipi i Nora Istrefit. Flitet se ky klip edhe pse veror dhe i nxehtë do të trasmetohet rrallë ose vetëm në orët e vona të natës, tregojnë burime të informuara pranë redaktorëve të muzikës në këto televizione. Kjo këngë e bën “In” Ermalin pasi një kohë të gjatë ai nuk ka publikuar asnjë hit, ndërsa albumi i tij që publikoi kohë më parë në një farë mënyre dështoi. Ndërsa Tingulli 3nt nga fundi i muajit që shkoi ka filluar një turne me koncerte në Strugë, Ferizaj, Pejë, Velipojë dhe Ulqin. Kurse, sa i përket Getoarit tashmë dihet se është ndarë nga e dashura e tij, kurse nëpër lokalet e Prishtinës është parë i shoqëruar nga një bjonde. bl. re