Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë ka nisur dhënien e vizave dhe të kryejë punë të tjera konsullore, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme sllovene për agjencinë e lajmeve STA.



Sipas kësaj agjencie, Konsullata në Prishtinë do të punojë katër ditë në javë, nga e hënë deri të enjten, nga katër orë.



Pritet që ambasada të hapë edhe faqen e saj të internetit, në të cilën, përveç informacioneve, do të jenë në dispozicion edhe formularët gratis për të gjitha dokumentet në kompetencë të konsullatës.



Ambasada sllovene në Prishtinë është çelur në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa çështjet konsullore për qytetarët e Kosovës deri më tash i ka kryer ambasada sllovene në Shkup.