Sot maturantët do të kenë në duar rezultatet e provimeve me zgjedhje. Me publikimin e tyre pritet që së shpejti të përcaktohen dhe fituesit në 11 universitetet publike të vendit. Renditja e tyre do të bëhet sipas kuotave të përcaktuara për vitin e ri akademik. Ata kandidatë që duan të bëjnë vetë një llogari paraprake të pikëve, tashmë kanë të gjithë komponentët. Për t’u ardhur në ndihmë është publike formula e llogaritjes, si dhe shembujt që vënë në dispozicion specialistët. Kështu, duke pasur parasysh edhe tabelën me fituesin e fundit për çdo degë, kandidatët do të kenë mundësi të shohin se me nivel pikësh konkurrojnë duke pasur parasysh 5 komponentët që përmban skema. Kjo skemë nuk do të vlejë për maturantët që kanë dhënë konkurse në Arkitekturë, Akademinë e Arteve dhe atë të Sporteve, pasi ata do të kualifikohen vetëm në bazë të konkursit. Kështu Formula e llogaritjes së pikëve është: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (në varësi të rezultatit që del). Sipas kësaj formule, M = mesatarja, D1 = provim i detyruar letërsia, D2 = provim i detyruar matematika, T1 = provim me zgjedhje 1, T2 = provim me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkollës së kryer dhe k2 = koeficienti, sipas provimeve me zgjedhje. Sa i përket mesatares, pesha e saj njësoj si vitin e kaluar është në masën 20%. Këtë vit numri i kuotave të pranimit ka shënuar rritje. Vetëm në auditorët e Universitetit të Tiranës pritet që të ulen rreth 7000 studentët të rinj. Një numër i konsiderueshëm degësh të reja pritet të hapen edhe në universitetet e rretheve. Studentët do të shpallen fitues vetëm në një prej degëve ku kanë konkurruar.

Shembull për llogaritjen e pikëve

Marinela aplikon ne Universitetin e Tiranës për të vazhduar studimet ne degën e mjekësisë.
Ajo ka mbaruar shkollën e mesme te përgjithshme të profilizuar, profili natyror dhe ka një
notë mesatare nga shkolla e mesme 8.34.
Ne dy provimet e detyruara ajo ka këto rezultate:
• Në Letërsi 8.72
• Në Matematikë 9.15
Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje ato që përfshihen në bllokun natyror dhe ka si
rezultate:
• Në Fizikë 9.23
• Në Biologji-Kimi 9.52
Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se shkolla e mesme e përgjithshme e profilit natyror ka
koeficientin 1.4
Po ashtu Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se parapëlqen bllokun natyror, pra zbaton
koeficientin 1.3 për këtë bllok.

Atëherë kryhen këto llogaritje:
Shumëzojmë:
• 8.34 (nota mesatare e shkollës së mesme) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =
= 11.676
Shumëzojmë:
• 8.72 (nota në gjuhë-letërsi) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =
= 12.208
Shumëzojmë:
• 9.15 (nota në matematikë) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =
=12.81
Shumëzojmë:
• 9.23 (nota në fizikë) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të preferuar)
= 11.999
Shumëzojmë:
• 9.52 (nota në biologji-kimi) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të
preferuar)  =12.376

Secili prej rezultateve shumëzohet me 100:
11.676 x 100 = 1167.6
12.208 x     100 =     1220.8
       12.810 x 100 = 1281.0
11.999 x 100 = 1199.9
12.376 x 100 = 1237.6

Rezultatet mblidhen
1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 6106.9