Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje





Këshilla praktike për kurimin dhe shërimin e saj








Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen.


Dy llojet


Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje. Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë.


Skematikisht mund të dallosh 2 tipe, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale. Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës.


Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intense.


Lumbare


Spondiliatroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk lejon të bëjë as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.


Cervikale


Dhimbjet në qafë, përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtrëngime të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave.


Shkaqet


Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.


Terapia


Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve të rekomanduara nga mjeku, sidomos antidepresivët.


Ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Spondiliatroza është një defekt mekanik i vertebrave, që nuk riprodhohet, por qetësohet me mjekime e masazhe, banja termale, që në disa raste përmirësohet për disa javë, muaj apo vite.


Terapia e plotë


Teknikat më të fundit lidhur me “biofeedback”-un me anë të të cilit individi arrin të kontrollojë tonin dhe kalibrin e damarëve të gjakut. Për ata që vuajnë nga ngacmime të shpeshta është e këshillueshme një terapi e plotë, e cila përfshin një gamë të gjerë ilaçesh si: propanol, metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzin.


Masazhi qetëson dhimbjet e spondiliatrozës


Metodat më të rëndësishme të kurimit të spondiliatrozës janë masazhet, banjat termale dhe si gjithmonë bimët medicinale, që edhe këtë herë vijnë në ndihmë të qetësimit të dhimbjeve.


Bimët


Spondiliatroza cervikale e qafës dhe ajo lumbare e shpinës shpesh qetësohen dhe përmirësohen me bërjen e masazheve, siç është fizioterapia, masazh me vaj e uthull. Një seancë prej 30 minutash, që zgjat 10 deri në 15 ditë do t’u bënte shumë mirë dhimbjeve të shkaktuara.


Edhe dëllinja e kuqe ka dhënë rezultate të mira në qetësimin dhe përmirësimin e nervit të ngacmuar. Nga kjo bimë merret një lugë kafeje dhe zihet së bashku me një gotë ujë për 15 minuta. Kur lëngu i përftuar ftohet, kullohet dhe shtrydhet. Ky lëng pihet gjatë ditës për 30 ditë rresht.


Në rast se nevojitet më tepër nga kjo kurë, mund të shtohet doza, por gjithmonë në raporte të barabarta. Një tjetër kurë është edhe ajo e përftuar nga speci djegës. Rreth 10 gramë nga speci hidhet në 100 gramë alkool 60 gradë.


Kjo masë lihet për 6 ditë. Këshillohet që kjo masë të përzihet herë pas here duke e tundur. Pasi kullohet i jepet të sëmurit të pijë 20 pika para buke në drekë dhe në darkë.








Këshilla


* Të qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit.


* Banjat termale janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit.


* Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut.


* Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.


* Të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit.


* Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm.


* Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.








Si kurohet spondiliatroza





1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës


2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare


3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë


4-Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen


5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë


6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës


7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin


8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.