Përvec vlerave të rralla kutorore dhe historike Voskopoja ofron terrenin natyral për ushtrimin e sporteve dimërore.Kështu 90 studentë dhe 11 pedagogë janë ushtruar për dy javë në terrenin mjaft të favorshëm të Voskopojës për sportet dimërore , kryesisht në ski ku pista natyrore iu ka ofruar atyre kushtet optimale në praktikën mësimore.






90 studentët ndjekin vitin e parë të degës më të re të
rekreacionit dhe turizmit në Universitetin shtetëror të Sporteve në
Tiranë.Pas diplomimit këta të rinj do të punojnë  si specialistë të
sporteve   pranë pikave turistike malore, ujore, kampingjeve verore e
dimerore dhe palestrave brenda dhe jashtë vendit.



Jorgjeta Gjanci