Numri i aksidenteve dhe viktimave ne rruge ka ardhur ne rritje, ndersa numri i masave administrative ndaj drejtuesve te automjeteve eshte ne renie krahasuar me nje vit me pare dhe situaten e pergjakshme ne rruget e Durresit.

Statistikat zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut Durres flasin per nje rritje te numrit te ngjarjeve te renda rrugore dhe pasojave te tyre ne jeten e njerezve.

Gjate 9 muajve te pare te vitit, ne rruget e qarkut bregdetar jane regjistruar 155 aksidente me 34 te vdekur dhe 187 te plagosur.

Ne numrin e te plagosurve, 36 jane plagosur rende dhe gjymtuar gjate ketyre aksidenteve ne rruge.

Ne te njejten periudhe te nje viti me pare, te dhenat zyrtare flasin per 133 ngjarje rrugore me 24 te vdekur dhe 133 te plagosur.

Viktimat kane qene kryesisht meshkuj te moshave te reja, te cilet udhetonin ne automjete si pasagjere a drejtues te tyre, ndersa grupmosha me e prekur mes kembesoreve eshte mosha e trete.

Vetem kater nga viktimat e ketij viti kane qene gra, por numri i tyre rritet ndjeshem mes te demtuarve nga aksidentet ne rruge.

Sipas inspektoreve te qarkullimit, gjate ketij viti, ku vera ka qene stina me e nxehte jo vetem ne temperatura, por edhe per shkak te numrit te larte te aksidenteve me te vdekur, territoret me problematike kane qene rruget e Durresit dhe Shijakut e me pak ato te Krujes.

Ne kete kuader, kontrollet e rrugoreve u perforcuan ndjeshem gjate veres, duke u shoqeruar me masa te shumta administrative ndaj drejtuesve te automjeteve qe u kapen ne shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

Masat kane konsistuar ne vendosje gjobash, pezullim te lejeve te qarkullimit, si edhe bllokim te automjeteve.

Gjate ketij 9-mujori te vitit jane bllokuar 482 automjete, u eshte hequr perkohesisht e drejta e drejtimit te automjetit permes pezullimit te patentes 954 drejtuesve, ndersa jane vendosur 36234 gjoba ne vlera te ndryshme.

Vlera e pergjithshme e gjobave me te cilat jane ndeshkuar shoferet e kapur ne kundervajtje per periudhen janar-shtator te ketij viti eshte afro 21.8 milione leke te reja.