Gazeta boton listën e plotë me të gjithë emrat që kanë aplikuar për studimet në Itali. Pajisja me certifikatën “CELI 3” i paraprin regjistrimit të tyre në universitetet italiane


Dalin rezultatet e provimit të gjuhës “CELI 3” për të gjithë kandidatët që duan të vazhdojnë studimet e larta në Itali. Instituti Italian i Kulturës ka publikuar rezultatet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë provim. Provimi me shkrim i njohjes së gjuhës italiane për të ndjekur studimet e larta në Itali është zhvilluar më 10 nëntor të vitit 2008 në Tiranë. Provimi i njohjes së gjuhës italiane për të vazhduar shkollën e lartë në Itali zhvillohet në dy forma: me shkrim dhe me gojë. Gazeta boton listën e plotë me të gjithë emrat që kanë aplikuar për studimet në Itali, të cilët i janë nënshtruar provimit “CELI 3”. Provimet për njohjen e gjuhës italiane organizohen nga Instituti Italian i Kulturës pranë tri konsullatave italiane: të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat shërbejnë edhe për t’u pararegjistruar në universitetet italiane. Në bazë të kalimit të provimit të njohjes së gjuhës italiane do të mund të procedohet më tej në aplikimin për të filluar studimet në universitetet italiane. Marrja e provimit të gjuhës është prova e parë që duhet të kalojë një maturant për të nisur studimet në Itali. Pajisja me certifikatën “CELI 3” i paraprin regjistrimit të tyre në universitetet italiane.



17 Shkurt 2009