Terheqja e rreth 3 mije vertetimeve, do te behet prane agjencise falas


Nis shperndarja e vertetimeve per te gjithe maturantet qe kane dhene provimet me detyrim, te Letersise dhe Matematikes. Keshtu, kandidatet qe tashme kane aplikuar per ndjekjen e studimeve te larta jashte vendit, duhet te paraqiten ne ambientet e Agjencise se Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve, per terheqjen e vertetimeve te vulosura e qe faktojne mbarimin e shkolles se mesme. Ky eshte nje nder dokumentet kryesore qe maturantet duhet te paraqesin ne organet konsullore per ndjekjen e studimeve jashte vendit.


Te dhenat


AVA ka perfunduar evidentimin e te dhenave te grumbulluara nga plotesimi i formulareve A1, ku ka rezultuar se rreth 3 mije nxenes shqiptare kane kerkuar te ndjekin shkollen e larte jashte vendit, pjesa derrmuese e te cileve ka plotesuar regjistrimet paraprake per programet qe ofrojne universitetet italiane. Aktualisht jane pergatitur rreth 3 mije vertetime qe do te shkojne per kete kategori. Specialistet e AVA-se, kane pohuar se shperndarja e tyre do te behet prane kesaj agjencie dhe jo nepermjet dergimit te tyre ne shkollat e mesme ku kane mbaruar kandidatet. Keshtu, te gjithe aplikuesit brenda ketij harku kohor, duhet te paraqiten ne AVA dhe kundrejt nje vlere te caktuar financiare te mundesojne terheqjen e ketij vertetimi. Ndersa kur te dorezojne dosjen e plote te dokumenteve, ata duhet te paraqesin jo vetem certifikaten e Matures Shteterore, por edhe deftesen (vetem per studimet ne Itali).


Provimet


Per te gezuar te drejten e studimit ne programet qe ofrojne universitetet italiane, aplikuesit duhet t'u nenshtrohen detyrimisht provimeve me zgjedhje. Ne rastet kur nuk do te vleresohen me nota kaluese ne keto provime, qe do te zhvillohen me 10 korrik, do te skualifikohen automatikisht nga e drejta e vijimit te procedurave te metejshme per studimet ne kete vend. Nderkohe lajmi tjeter i keq, eshte se keta kandidate pervecse humbasin studimet jashte, nuk do te lejohen te vijojne studimet e larta as ne fakultetet publike te vendit. Kjo pasi rregullorja e provimeve te matures, e ka tashme te percaktuar qarte, se ne universitet do te pranohen vetem ata kandidate qe kane arritur te vleresohen kalues ne te kater provimet e Matures Shteterore 2009. Ndersa ata qe shpallen fitues ne fazen e pare per studimet ne Itali, per disa dege te tjera apo programe te limituara, studimi eshte vendosur qe pervec testimit te gjuhes te zhvillohen dhe teste te tjera specifike me llojin e deges. Per rastet kur kandidati do te vleresohet pozitivisht ne keto prova, atehere do te marre te drejten e studimit. Konkretisht per kurset e diplomimit me numer te limituar (Arkitektura, Mjekesia, Odontoiatria, Veterinaria, Profesionet Sanitare, Shkencat e Formimit Primar) pervec provimit te gjuhes, jane parashikuar prova te tjera per t'u kaluar ne lidhje me disiplina te vecanta.


Dokumentet qe duhen dorezuar per ne Itali


Dokumentet origjinale do te dorezohen ne muajin gusht, kohe ne te cilen duhet te jene shperndare edhe certifikatat e matures, ne te cilat gjenden rezultatet e arritura ne provimet me zgjedhje, ashtu dhe ato te detyruarat. Po ne kete kohe duhet dorezuar dhe deftesa e pjekurise (origjinali). Maturantet qe e kane terhequr deftesen e pjekurise ne veren e 2008-s duhet ta dorezojne ate se bashku me certifikaten e matures shteterore brenda dates 10 gusht 2009, ora 12:00, ndersa ata qe e kane dorezuar deftesen e pjekurise qe ne fazen e pare, do dorezojne vetem certifikaten e Matures Shteterore.


Ambasada Italiane, e vetmja qe kerkon certifikaten e Matures


Ambasada Italiane eshte e vetmja nga te gjitha shtetet e tjera, qe kerkon vertetimin e kryerjes se shkolles se mesme (certifikaten e Matures), si dokument kryesor per maturantet qe duan te konkurrojne per ne universitetet italiane. Gjithashtu, kusht kryesor per te ndjekur studimet ne nje nga universitetet italiane, eshte qe duhet te kalohen te dyja provimet me zgjedhje, qe jane te nevojshme per regjistrimin edhe ne universitetet shqiptare. Keshtu, maturantet qe duan te ulen gjate vitit te ardhshem akademik ne fakultetet italiane, nuk do arrijne te kalojne me sukses qofte edhe njerin prej provimeve me zgjedhje te Matures, humbasin te drejten per te vijuar studimet e larta jo vetem ne Itali, por edhe ne vend. Ndersa maturantet shqiptare qe do te marrin vleresim pozitiv ne dy provimet me zgjedhje te Matures, dhe kane aplikuar ne universitetet italiane per deget si: Arkitektura, Mjekesia, Odontoiatria, Veterinaria, Profesionet Sanitare, Shkencat e Formimit Primar, duhet te pergatiten edhe per nje konkurs te fundit per fitore. Per keto dege, autoritetet italiane kane vendosur qe pervec provimit te njohjes se gjuhes italiane dhe kalimit me sukses te kater provimeve te Matures, te rinjte shqiptare duhet te kalojne disa prova te tjera ne lidhje me disiplina te vecanta.








Dokumentet qe duhen plotesuar:


Kerkesa e regjistrimit, me vetem nje dege


Formulari i autentikimit te fotografise


Titulli perfundimtar i shkolles se mesme


Kopje e formularit A1 te regjistrimit ne 2 provimet me zgjedhje


Fotokopje e certifikates se njohjes se gjuhes italiane (CELI 3)


Dy fotokopje te titullit te studimit


Fotokopje e pasaportes


Dy fotografi me ngjyra








Postimi


Dokumentet duhet te futen ne zarf, mbi te cilin te shkruhet qarte: Emri dhe mbiemri i studentit, universiteti, fakulteti, dega e studimit, numri i telefonit (celular + telefon fiks) si dhe mesatarja e notave (vetem per studentet qe e kane marre deftesen e pjekurise).





Vendaplikimi


Keto informacione jane te vlefshme per juridiksionin e Kancelerise Konsullore te Ambasades Italiane ne Tirane, per studentet qe pasaporten e kane terhequr prane komisariateve te rretheve: Tirane, Durres, Kavaje, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqize, Mat, Kruje, Kurbin, Pogradec, Korce, Devoll dhe Kolonje.