SHKRUAN: Jonida Tashi 24-02-2011 21:14

Maturantët shqiptarë, që gjatë vitit të ardhshëm akademik duan të vijojnë studimet e larta në Itali, por që nuk kanë munduar të regjistrohen pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, për t’iu nënshtruar provimit të njohjes së gjuhës italiane “Celi 3”, mund ta japin këtë provim pranë Universitetit të Peruxhias. Ambasada Italiane në Tiranë njofton studentët, të cilëve u duhet certifikata e “Celi 3”, për regjistrimin në universitetet italiane, për vitin akademik 2011-2012, dhe që nuk janë regjistruar brenda afateve të caktuara për të mbrojtur provimin në Shqipëri, pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, që ekziston mundësia e dhënies së provimit edhe direkt pranë Universitetit për të Huajt i Peruxhias. Për këtë gjë do të jetë e nevojshme plotësimi i modelit të regjistrimit në provim (që mund ta gjeni në adresën www.cvcl.it) dhe ta dërgoni në numrin e faksit 0039 0755746720, detyrimisht brenda orës 14:00 të së premtes, datë 25 shkurt.