sajmMinistri i Brendshëm i qeverisë së re, Saimir Tahiri ka kërkuar të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë, deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve.


Kërkesa e Tahirit është bërë gjatë një takimi me ministrin grek për Rendin Publik dhe Mbrojtjen e Qytetarëve, Nikos Dendias, Tahiri ka theksuar se duhet të garantohet parimi i reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.


Të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve. Të intensifikohet bashkëpunimi për të garantuar lëvizjen e lirë, dinjitetin e shtetasve dhe parimin e reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar, tha Tahiri.


Ai ka shtuar se qeveria e re ka vullnet për të intensifikuar bashkëpunimin për sigurinë, luftën kundër trafiqeve dhe krimit.


Duhet luftë trafikut të përbashkët të qenieve njerëzore, drogës dhe krimit të organizuar, ka theksuar Tahiri.


Ndërsa nga ana e tij, ministri grek i Rendit theksoi se qeveria helene mbështet qeverinë e re shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama, si dhe policinë shqiptare.


Pas takimit, ministri grek dha urdhër për mosndalimin e emigrantëve në kufi, pavarësisht problemeve në pasaporta.


Urdhri është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare Shqipëri- Greqi.