Bashkia e Tiranes ka vendosur parimisht afatet per pagesen e detyrimeve vendore per vitin 2008. Sipas burimeve nga ky institucion, afati i fundit per pagesen e kestit te pare te ketyre detyrimeve eshte data 20 prill, afati per kestin e dyte eshte 30 qershori ndersa afati per kestin e trete eshte data 20 tetor e vitit 2009. Sipas bashkise se Tiranes, ne rast pagese te plote brenda dates 20 Prill, bizneset perfitojne nje ulje prej 10 per qind te detyrimit total. Ne te kundert, ne rast te mosrespektimit te afateve, biznesi gjobitet me 25 per qind te vleres se takses.


Afatet e reja


Sa me shume afrohen afatet e pageses se detyrimeve vendore, aq me shume turbullohen bizneset e medha e te vogla. Disa prej tyre nuk i kane perballuar keto detyrime, cka ka cuar ne mbylljen e bizneseve. Ndersa te tjere po mundohen ta largojne sa me shume momentin aspak te kendshem te pageses se detyrimeve. Bashkia e Tiranes dhe Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se pagesa e detyrimeve tatimore ka filluar dhe afati i fundit i pageses se tyre per nje pjese te madhe te tarifave, eshte 20 prilli i ketij viti. Ne rast te mosmarrjes se detyrimit tatimor per shkak te mungeses se adreses ose adreses se gabuar, qytetaret jane njoftuar te paraqiten prane sporteleve te Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore duke filluar nga data 10 prill. Taksa e biznesit te vogel, eshte nje detyrim vjetor i cili eshte perllogaritur ne mbeshtetje te deklarates se xhiros te bere nga vete biznesi. Ajo e ka vleren rreth 11400 leke dhe ndahet ne 4 keste te barabarta. Kesti i pare paguhet deri me 20 Prill, i dyti deri me 20 Korrik, i treti deri me 20 Tetor dhe i fundit deri me 20 janar te vitit te ardhshem. Taksa e nderteses ndahet ne dy keste te barabarta. I pari paguhet deri me 20 prill ndersa i dyti deri me 30 qershor. Sipas bashkise se Tiranes, ne rast pagese te plote brenda dates 20 Prill, bizneset perfitojne nje ulje prej 10 per qind te detyrimit total. Taksa e tabeles paguhet gjithashtu deri me date 20 prill. Tabelat me siperfaqe mbi 4 m2 do te llogariten si tabela reklamuese, te cilat kane nje tarife me te larte se tabelat e zakonshme. Edhe taksat e tjera, pergjithesisht e kane afati e fundit me 20 prill. Ne rast mosrespektimi te afateve, biznesi gjobitet me 25 per qind te vleres se takses.


Vlerat


Sipas vendimit te posacem te Keshillit Bashkiak, taksat kane pesuar rritje. Keshtu, taksa e pastrimit ka arritur vleren 3 mije leke, nga 2100 qe ishte gjate vitit te kaluar. Gjithashtu, taksa e gjelberimit eshte dyfishuar, duke arritur ne 400 leke, nga 200 qe ishte. Pervec ketyre, sivjet eshte futur nje tarife e re, qe eshte ajo e mirembajtjes se rrugeve. Sipas vendimit qe ka marre Keshilli Bashkiak, ajo duhet paguar nga te gjitha automjetet qe futen te rruga e Elbasanit, te Rruga e Kavajes, ne Kombinat dhe ne Dajt. Pergjithesisht, taksat kane pesuar nje rritje prej 10 per qind me shume. Ne kete kuader nga niveli 25 per qind, deri ne fund te vitit 2008, ato pesuan rritje prej 35 per qind. Kjo rritje e menjehershme te taksave, eshte cilesuar si nje rritje e pamotivuar, e cila ne rast se nuk kontrollohet do te behet shkak per thellimin e metejshem te evazionit fiskal. Gjate kesaj kohe nje rritje te pamotivuar ka pesuar taksa e pastrimit.


Taksat mbajne peng dhenien e certifikatave ne njesite bashkiake


Te marresh nje certifikate vazhdon te mbetet nje makth per qytetaret e Tiranes. Kesaj here nuk behet me fjale per vonesa ne radhe, pasi dhenia e certifikatave ne menyre elektronike e ka pershpejtuar kete procedure, por gjithcka vjen per shkak te taksave. Qytetaret e Tiranes vazhdojne ende te mos i marrin certifikatat apo dokumentet e tjera ne njesite bashkiake, pa paguar detyrimet vendore. Kjo, edhe pse para pak muajsh u njoftua se mospagimi i detyrimeve vendore nuk do te behet pengese per pajisjen me certifikate. Ne fakt, e gjithe amullia dhe kaosi neper njesite bashkiake ka ardhur pikerisht per shkak te sasise se ulet te mbledhjes se taksave, ne menyre te vazhdueshme. Ishte ky shkaku pse bashkia e Tiranes i propozoi Keshillit Bashkiak qe agjente taksash, te beheshin edhe njesite bashkiake. Sipas kesaj logjike, asnjeri prej qytetareve te Tiranes nuk mund te merrte asnje certifikate, qofte edhe ndonje vertetim pa shlyer me pare detyrimet vendore. Nje praktike e tille filloi te aplikohej ne gusht te vitit 2007, cka beri qe perqindja e mbledhjes se taksave te ndryshonte. Nga 1 per qind qe ishte deri ne kete muaj, ne fund te vitit 2007, u mblodh nje sasi me e madh, por serish, jo absolute. Ndersa gjate vitit 2008, pati nje sistemim te ketij problemi ne nje fare menyre, megjithate, ai nuk eshte zgjidhur teresisht. Pikerisht nje gje e tille i detyroi serish njesite bashkiake qe te beheshin agjente tatimore, sepse pagesa e tyre ne menyre te vullnetshme nuk rezultoi aspak efikase.


20 Prill eshte pergjithesisht afati i fundit per te paguar detyrimet vendore. Nje pjese e tyre ndahen me keste, dhe afati i fundit per kestin e pare perkon me kete date. Nese nuk paguhen ne kohe, pronaret gjobiten me 25 per qind te vleres se detyrimit


10 Per qind eshte "shperblimi" qe pronaret e bizneseve marrin nese paguajne te gjithe detyrimin vjetor brenda dates 20 prill. Keshtu, 10 per qind eshte ulja qe u behet. Pra, i bie qe pronaret te paguajne 90 per qind te vleres se detyrimit, ne kohe


Taksat


Taksat per bizneset e vogla e te medha jane te shumta. Behet fjale per taksen e nderteses, taksen e tabeles, taksen e gjelber, taksen per zenien e hapesirave publike, taksa per biznesin e madh, taksa per biznesin e vogel si dhe per tarifen e pastrimit.


Sanksionet


Bizneset qe do te guxojne te mos i kryejne keto pagesa, do te pendohen. Kjo, sepse vlera e parave shtohet ne masen 25 per qind te detyrimit te papaguar ne afat. Kesisoj, pronareve te bizneseve te medha apo te vogla qofshin, u bie shume me shtrenjte te mos tregohen korrekte.


Avantazhet


Nese nje biznes i madh, i vogel, apo edhe familjaret, i paguajne taksat para afatit te percaktuar, atehere ata perfitojne deri ne 10 per qind ulje te vleres se totalit te taksave dhe tarifave vendore. Keshtu, atyre u leverdis me shume qe te tregohen korrekte.