Tiranë, 10 Korrik 2010 NOA - Shqipëria raporton
këto ditë pranë Komitetit për të Drejtat e Grave të OKB-së në lidhje me situatën
e të drejtave të grave dhe vajzave ne Shqipëri.




Koalicioni për Raportet Alternative thotë se
problem mbetet moszbatimi i ligjeve, problemet në punësim, trafikimi në një
kontekst të ri, arsimimi, pjesëmarrja në politikë, etj.







Qeveria shqiptare do të raportojë në 26 korrik
në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për masat që ka ndërmarrë nga
viti 2004 deri në vitin 2010 në lidhje me zbatimin e Konventës për Eliminimin e
çdo forme të Diskriminimit të Grave dhe vajzave (CEDAW).





Përveç raportit zyrtar të Republikës së
Shqipërisë CRCA dhe Koalicioni për Përgatitjen e Raporteve Alternative në
Shqipëri kanë dorëzuar zyrtarisht pranë Komitetit për të Drejtat e Grave në Nju
Jork Raportin Hije të shoqërisë civile për situatën në të cilën jetojnë gratë
dhe vajzat në Shqipëri.





Në këtë raport theksohet se Shqipëria në
aspektin legjislativ ka përmbushur disa prej rekomandimeve të Konventës por
megjithatë paragrafet në lidhje me barazinë gjinore në shumicën e rasteve
mbeten thjesht deklarata të thjeshta dhe ligjet shqiptare në këtë fushë cedojnë
në zbatim.





Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA dhe redaktor i
raportit, thotë se në aspektin ekonomik gratë dhe vajzat shqiptare përballen
ende me vështirësi të panumërta, sidomos përsa i përket punësimit, ndërkohë që
një prej problemeve më të mëdha për to mbetet dhuna.





Shumë prej grave dhe vajzave akoma e
konsiderojnë dhunën brenda familjes si një çështje private për të cilën nuk
kërkojnë ndihmë nga autoritetet dhe u duket shumë e vështirë që për zgjidhjen e
këtij problemi të përfshijnë strukturat e policisë, ndonëse shoqëria civile ka
hartuar dhe ka lobuar për miratimin e Ligjit kundër Dhunës në Familje, tha
Hazizaj.





Për herë të parë Shqipëria do të raportojë
përmes Raportit Hije të shoqërisë civile edhe në lidhje me situatën e grave dhe
vajzave që i përkasin pikërisht komunitetit LBT (lezbike, biseksuale dhe
transgjinore). Kjo duket të jetë një raportim tejet i vlefshëm për Komitetin e
për të drejtat e grave, meqë në raportin zyrtar të qeverisë mungojnë të dhënat
mbi këtë grup.





Në Raportin Hije theksohet gjithashtu se
diskriminimi prek në shumë raste sidomos gratë e vajzat e grupeve më të
marxhinalizuara të shoqërisë, si të varfrit, gratë rome, gratë e privuara nga
liria dhe në konflikt me ligjin, si dhe gratë lesbike ato biseksuale dhe
sidomos pjesëtarët e komunitetit transgjinor.





Ndonëse ka një ligj kundër diskriminimit, që
ende do duhet parë se sa dhe si do zbatohet, komuniteti LBT (lezbike,
biseksuale dhe transgjinore) mbetet një prej grupeve më në risk dhe më të
diskriminuara në Shqipëri për shkak të orientimit seksual dhe/apo identitetit
gjinor.





Raporti vëren probleme edhe në lidhje me
edukimin. Sipas shoqërisë civile, në zonat rurale vajzat nën moshën 15 vjeçare
shume shpesh e braktisin shkollën për arsye të mentalitetit, varfërisë apo
arsyeve të tjera.





Një çështje tjetër serioze që vihet re në
raport është edhe trafikimi për qëllim shfrytëzimin seksual kryesisht të
vajzave të reja. Ndonëse nga viti 2001 deri më sot shifrat e identifikuara
duket se janë në rënie, ky problem vazhdon të jetë një plagë për shoqërinë
shqiptare.



Organizatat e shoqërisë civile do të
raportojnë fill pas raportit zyrtar të qeverisë pranë OKB-së se trafikimi i qenieve
njerëzore ka ndryshuar formën e tij por mbetet ende present.





Rezulton, sipas të dhënave të qendrës VATRA
se të paktën 57.5 për qind e viktimave të trafikimit të identifikuara më parë
janë ritrafikuar sërish për qëllime shfrytëzimi. Ndërkohë, vihet re tendenca e
shfrytëzimit seksual të vajzave brenda vendit.




Përsa i përket pjesëmarrjes në politikë, raporti
nënvizon se ndonëse në Parlamentin aktual ka 16 për qind deputete gra, pra 9
për qind më shumë se në legjislaturën e kaluar, tentativat e shoqërisë
shqiptare për të patur të paktën 30 për qind deputete femra në zgjedhjet e
kaluara dështoi pasi kryetarët e partive zgjodhën të vendosnin kandidate femra
në fund të listave të tyre zgjedhore.



r.n/NOA



var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = "";







jQuery.noConflict();





Komente




Shto komentin tend















jQuery(document).ready(function(){
jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){
jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500);
return false;
} );
});










Shkruaj nje koment








Emri:






Email: (jo i detyruar)








Titulli:





































Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh






function JOSC_afterAjaxResponse(action) {
switch(action) {
case 'show':
case 'response_reply':
case 'response_edit':
case 'response_quote':
jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown();
return 0;
break;

case 'hide':
case 'response_editpost':
case 'response_posted':
case 'response_approval':
jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast");
return 0;
break;
default:
return 0;
}
}
if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")