08/04/2005  Bordi i Vlerësimit të teksteve shkollore, përbërë nga


specialistë të fushave të ndryshme, ka publikuar


rezultatet e vlerësimit për modelet e teksteve të reja për klasën e 2–të dhe të 6-të në përputhje me sistemin e ri të arsimit 9-vjeçar parauniversitar. Në përbërjen e


bordit u respektua edhe përfaqësimi me specialistë nga


rajone të ndryshme të vendit. Në konkurs u paraqitën 12 shtëpi botuese. Në total ato paraqitën 38 variante tekstesh, mesatarisht deri në tre variante për titull. Për tituj të veçantë si Historia 6, Edukata Muzikore 6, janë paraqitur në konkurrim deri në 5 variante tekstesh shkollorë. Shtëpitë botuese të përfshira në këtë proces konkurrimi ishin: Albas, Mësonjtorja, Pegi, Erik, Print 2000, Udha e Shkronjave, Morava, Ide-ART, Uegen, SHBLSH e RE, Ilar dhe Shtëpia Botuese nga Shkodra 2&U.