Rreth 4.16 milionë shqiptarë përdorin telefoninë mobile

Operatorët celularë dhe Albtelekomi zotërojnë 96 për qind të të ardhurave




 Çmimet e larta të produkteve të konsumatorëve apo dhe të shumë shërbimeve të tjera kanë bërë që konsumatorët shqiptarë të shtojnë ankesat dhe të ulin gamën e blerës së tyre.


Por kur bëhet fjalë për telefoninë, sidomos atë celulare, të gjithë shqiptarët nuk ngurrojnë të shpenzojnë. Shumë prej tyre, edhe pse me të ardhura jo të larta, ndodh të jenë abonentë të tre operatorëve celularë njëherësh: AMC, Vodafone dhe Eagle Mobile. Në raportin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2009 vihet re se shqiptarët kanë intensifikuar komunikimin e tyre me të gjitha mënyrat, me telefon mobil, me telefon fiks, internet apo dhe me postë. Sipas këtij raporti, sektori i komunikimeve elektronike është një ndër sektorët e ekonomisë shqiptare me rritje më të madhe në vitet e fundit. Gjatë vitit 2009, tregu i telekomunikacioneve vazhdoi të rritej me ritme të larta. Numri i sipërmarrësve të cilët kanë njoftuar AKEP për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike deri në fund të vitit 2009, ishte 152, në krahasim me 99 në fund të vitit 2008. Rritja e tregut ishte e ndjeshme në telefoninë celulare si dhe në shërbime të internetit, duke shënuar për herë të parë dhe një rritje të ndjeshme edhe në telefoninë fikse. Të ardhurat totale të sipërmarrësve për vitin 2008 ishin 61.387 milionë lekë, që përbën 5.76% të GDP-së së Shqipërisë (1.064.000 milion lekë). Katër lojtarët kryesorë, AMC, Vodafone Albania, Eagle Mobile (tre operatorë celularë) dhe Albtelekomi (operatori fiks incumbent), zotërojnë 96% të të ardhurave të të gjithë sektorit.


 Telefonia celulare, 4.16 milionë shqiptarë e përdorin atë


 Raporti i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2009 ka mbërritur në Kuvend për tu diskutuar nga komisionet. Në këtë raport vihet re një rritje e përdorimit të telefonisë celulare nga shqiptarët. Në vendin tonë ka 4 operatorë, që janë AMC, Vodafone, Eagle Mobile dhe Mobile 4 Al sh.a., që ende ska hyrë në treg me sinjal. Në vitin 2009 vlerësohet se numri i përdoruesve të telefonisë mobile ka arritur në 4.16 milionë persona, që përbën një rritje të konsiderueshme me 40% apo 1.2 milion përdorues më shumë se në 2008. Rritja ka ardhur nga kompania e re e hyrë në treg Eagle Mobile, që në vitin 2009 zuri 1% të këtij tregu. Rritje kanë edhe dy operatorët e tjerë, AMC e Vodafone, ku kanë një rritje në numrin e përdoruesve me 37% dhe 26% në 2009. Pjesa më e madhe e përdoruesve celularë vazhdojnë të jenë përdorues të paketave tarifore me parapagim, rreth 94%, nivel i cili ka qenë i qëndrueshëm 2 vitet e fundit. Struktura e përdoruesve, me parapagim dhe me kontratë, është e ngjashme për të tre operatorët. Pjesët e tregut të operatorëve AMC dhe Vodafone Albania për vitin 2009 janë zvogëluar, pasi Eagle Mobile ka fituar pjesë tregu në terma të përdoruesve dhe thirrjeve në nivel afërsisht 15%, krahasuar me nivelin 4-9% në vitin 2008. Gjatë vitit 2009 është vënë re një rritje e ndjeshme e thirrjeve brenda rrjetit, e cila ka ardhur si rezultat i planeve të shumta tarifore celulare të tre operatorëve që ofrojnë thirrje me tarifa shumë të ulëta brenda grupeve. Rritja e numrit të përdoruesve celularë është shoqëruar me rritje të konsumit për abonent të shërbimeve celulare. Në vitin 2009 ka pasur një rritje të ndjeshme të komunikimit për përdorues për të tre operatorët celularë: konsumi mesatar mujor i thirrjeve dalëse është pothuajse dyfishuar gjatë vitit 2009: nga më pak se 30 minuta thirrje dalëse në muaj në vitin 2008 (dhe më parë) në afërsisht 60 minuta në vitin 2009. Konsumi mesatar mujor i thirrjeve (të kryera dhe të marra) është rritur nga 45-81 minuta në muaj në 103-137 minuta në muaj. Rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve/përdoruesve celulare, rënia e çmimeve dhe të ardhurave mesatare për përdorues, rritja e përdorimit mesatar të shërbimeve celulare në terma të thirrjeve dalëse dhe hyrëse për përdorues gjatë vitit 2009 në krahasim me vitin 2008 dhe vitet e mëparshme janë tregues të qartë të rritjes së përfitimeve të abonentëve celularë nga konsumi i shërbimeve celulare, si edhe përbëjnë shenja të rritjes së konkurrencës në tregun celular. Operatori Mobile 4 Al është operatori i katërt celular GSM, të cilit i është lëshuar autorizimi individual nga AKEP më datë 26.06.2009. Autorizimi individual iu dha konsorciumit të përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) në bazë të ligjit nr. 10118, datë 23.04.2009 "Për dhënien e së drejtës së përdorimit, për 15 vjet, në brezin e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800, bashkimit të ofertuesve, përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacioni i Kosovës sh.a., sipas procedurës "Tender i hapur ndërkombëtar", e datës 20.02.2009". PTK zotëron paketën kontrolluese prej 30% në shoqërinë Mobile 4 Al sh.a dhe në bazë të përcaktimeve të autorizimit individual operatori duhet të fillonte ofrimin e shërbimeve brenda 6 muajve nga marrja e autorizimit individual.


 


Telefonia fikse, 363 mijë abonentë


 


Telefonia fikse, po ashtu, ka pasur rritje të përdoruesve gjatë vitit 2009. Në këtë vit numri i pajtimtarëve presoi një rritje prej 13%, duke arritur në 363 mijë, ndërkohë që numri i pajtimtarëve alternativë në 2009 ishte 65 mijë. Tregu i telefonisë fikse dominohet nga Albtelekomi, i cili deri në fund të vitit 2009 kishte 298 mijë pajtimtarë. Interneti në Shqipëri po hyn gjithnjë e me tepër në përdorim. Thirrjet dalëse të përdoruesve të Albtelekomit janë kryesisht thirrje lokale, 80% e tyre, ndërsa thirrjet ndërkombëtare zë në afërsisht 10 për qind. Në bazë të të dhënave të Regjistrit të Sipërmarrësve që kanë njoftuar për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm deri në datën 23.12.2009, rezultojnë këta tregues për sipërmarrësit. Tarifat e këtyre operatorëve janë të ngjashme me ato të Albtelekomit. Një numër operatorësh alternativë ofrojnë njëkohësisht shërbime të telefonisë fikse, akses në internet dhe TV.


 


Interneti, 10 për qind e familjeve e përdorin


Deri në fund të vitit 2009, janë rreth 90 sipërmarrës që kanë njoftuar AKEP për ofrimin e shërbimit të aksesit në internet. Gjatë vitit 2009, ofrimi i shërbimeve të internetit në brez të gjerë (broadband) vazhdoi rritjen e ndjeshme të numrit të pajtimtarëve dhe rritjen e numrit të ofertave dhe reduktimin e tarifave. Sipas të dhënave më të fundit nga operatorët dhe vlerësimeve të AKEP, numri i familjeve që kanë akses në internet me bandë të gjerë është rreth 80 mijë apo afërsisht 10% e familjeve, ndërsa janë rreth 8000 pajtimtarë biznesi. Bazuar në këto të dhëna, numri i linjave broadband për 100 banorë është rreth 2.5. Teknologjia kryesore është ADSL dhe operatori kryesor është Albtelekomi, i cili ka qenë shumë aktiv në shërbimet e aksesit në internet, nëpërmjet investimeve në rrjetin lokal për të mundësuar ofrimin e shërbimit broadband nëpërmjet ADSL dhe reduktimit të tarifave për këtë shërbim. Numri i pajtimtarëve (lidhjeve) broadband nëpërmjet ADSL të Albtelekomit, deri në fund të vitit 2009, ishte afërsisht 52 mijë (48 mijë familjarë dhe 4 mijë biznes), çka përbën një rritje të konsiderueshme në krahasim me korrikun 2008, kur numri i tyre ishte rreth 1400. Rritje të konsiderueshme vlerësohet të kenë pasur edhe operatorët alternativë, të cilët ofrojnë akses broadband në internet nëpërmjet infrastrukturës së tyre me shpejtësi të lartë dhe me teknologji ADSL2+, fibër optike dhe Iinja të dedikuara. Deri në fund të vitit 2009, numri i pajtimtarëve (lidhjeve) broadband të operatorëve alternativë vlerësohet të jetë rreth 20 mijë. Shpejtësia e aksesit në internet me brez të gjerë varion nga 256 kbps deri në 3 Mbps dhe shpejtësi më të larta për përdorues biznesi të cilët mund të përfitojnë akses me linjë të dedik