Në Sulejmani i Madhërishëm. Hatixhe akuzon Hyrremin se është përgjegjëse për vdekjen e Ibrahimit. Sulltani urdhëron ekzekutimin e Ibrahimit, Hatixhe tenton vetëvrasjen


sulejmaniPerandoria ndodhet në udhëkryq. Sulltani detyrohet të marrë vendimin më të vështirë të jetës së tij, edhe pse nuk pendohet. Ai urdhëron ekzekutimin e Ibrahimit, mikut të tij më të mirë dhe burrit të motrës së tij të vogël. Vrasja e Ibrahimit mbjell urrejtje brenda Pallatit. Hatixhe urren Sulejmanin dhe Hyrremin që çuan në vdekjen e burrit të saj. Ajo është aq shumë e dëshpëruar sa tenton të hidhet nga tarraca. Nga ana tjetër Hyrrem ndihet e lumtur, ajo ka mundur të eleminojë një nga armiqtë më të përbetuar të saj. Tashmë e ka rrugën e lirë dhe pa pengesa. Por çdo të ndodh me tej me Perandorinë…


Sumbul sheh trupin e Ibrahimit që mbahet nga ekzekutuesit dhe është i tronditur. Sulejman, i vetëm në dhomën e tij, mallëngjehet për Ibrahimin dhe pyet veten nëse do ta marrë ndonjëherë zemrën e tij mbrapsht pasi ia ka dhënë mikut të tij përgjithmonë. Sumbul i kërkon Hyrremit që të zgjohet, sepse është urgjente. Ai e siguron se fëmijët e saj janë mirë dhe thotë se Ibrahimi ka vdekur me urdhër të Sulltanit dhe se ai e pa me sytë e tij trupin që mbahej nga ekzekutuesit. Bejhan arrin në Pallatin e Hatixhesë dhe ajo e mirëpret atë. Kur Bejhan pyet për Shahu, Hatixhe thotë se Hyrrem e ka pritur atë në pallat dhe se marrëdhënia e Ibrahimit me Sulejmanin shkon shumë mirë duke qenë se i harruan problemet që kishin.

Hatixhe zbulon të vërtetën

Hyrrem nuk mund të besojë atë që dëgjoi dhe shkon në dhomën e Sulejmanit dhe e gjen atë të pikëlluar. E gjithë situata dhe vështrimi i tij konfirmojnë se Ibrahim ka vdekur. Mëngjesin tjetër Hatixhe shkon në zyrën e Ibrahimit dhe sheh diçka jashtë në ballkon që e frikëson dhe vrapon për në kopsht. Trupi i Ibrahimit qëndron aty dhe Matrakçi është shumë i mërzitur. Gulfem dhe Bejhan përpiqen të qetësojnë Hatixhenë, e cila bërtet mbi trupin e Ibrahimit. Sulltani i kërkon Ajaz Pashas që të thërrasë një takim dhe të gjithë pashallarët duhet të jenë të pranishëm. Shahu vë re një problem në harem dhe Merzan Aga i tregon asaj se Ibrahimi vdiq. Ajo pyet Afifen, e cila ia vërteton dhe kur vjen Hyrrem, i thotë asaj se ishte urdhër i Sulejmanit. Hatixhe zgjohet duke besuar se pa një ëndërr. Kur ajo e kupton se ishte e vërtetë, shkon në kopsht, por nuk e gjen trupin. Ajo shkon në pallat dhe i kërkon Sulejmanit që ti thotë se ai nuk e vrau burrin e saj dhe babanë e fëmijëve të saj. Duke e parë atë të heshtur, ajo e pyet se si ai mund të vriste motrën e tij.

Varroset Ibrahimi

Sulejman përpiqet ta përqafojë atë dhe Hatixhe e shtyn duke e pyetur se kush është në të vërtetë. Ajo thotë se nuk e njeh, se ai nuk është më vëllai i saj, i cili ishte i drejtë për të gjithë dhe jo një tiran. Kur ajo del e sheh të zbrazët zyrën e Ibrahimit dhe bie pa ndjenja. Matrakci varros Ibrahimin duke kujtuar fjalët e Sulltanit, që ta varros në një vend të fshehtë. Mehmet dhe Mihrimah pyesin veten se si babai i tyre i bëri një gjë të tillë një njeriu që i besoi shtetin për 14 vjet dhe Hyrrem u thotë atyre që të mos sfidojnë vendimet e Sulltanit, sepse ai e di se çfarë bën. Kur Mehmet thotë se Ibrahimi ishte një njeri i mirë dhe se nuk duhet të kishte vdekur në një mënyrë të tillë, Hyrrem thotë se Perandoria ka disa pashallarë, një ikën dhe një tjetër vjen. Papritmas ata dëgjojnë Hatixhenë që thërret Hyrremin. Kur Hyrrem i afrohet asaj, Hatixhe e konsideron përgjegjëse për vdekjen e Ibrahimit, për shkak të gënjeshtrave që ajo i ka thënë Sulltanit.

Hatixhe akuzon Hyrremin

Ajo i thotë gjithashtu se, qëkur ajo ka ardhur në pallat, gjithçka është shkatërruar. Shah i kërkon Hyrremit që të shkojë në dhomën e saj. Ajaz Pasha sheh se Ebu-Suud Efendi nuk befasohet nga lajmi dhe gjykatësi i thotë se kur dikush ka një pozitë të tillë, si Ibrahim, ai është shumë afër vdekjes. Në treg, thuhet se një jobesimtar vdiq dhe se u varros pa funeral dhe lutje. Barbarosa habitet si u ekzekutua Ibrahimi dhe Lutfu thotë se Sulltani vendos në lidhje me jetën e tyre dhe Mustafa Pasha thotë se një njeri i tillë i madh si Ibrahim të paktën duhet të ketë një varrim. Ambasadori francez mëson në lidhje me ekzekutimin dhe thotë se kjo është një e keqe për Evropën, pasi Ibrahimi ishte shumë afër kulturës evropiane. Në takim, Sulltani vendos të emërojë Ajaz Pashën në vend të Ibrahimit dhe Lutfu Pashan si udhëheqësi i Rumelisë. Ai i kërkon Barbarossa që të vazhdojnë përgatitjet për fushatën në Itali dhe gjyqtarit për të vazhduar detyrën e legjislacionit. Sumbul informon Hyrrem për detyrat e reja të Ajaz Pashës dhe ajo i thotë se duhet të jenë të kujdesshëm me të dhe i kërkon atij që të thërrasë Rustem Agan. Sumbul i thotë se tani ajo do të jetë në gjendje të sundojë botën. Hyrrem thotë se ajo do të bëjë atë që u betua dikur, një nga një armiqtë e saj do ta paguajnë.

Hatixhe tenton vetvrasjen

Bejhan i thotë Hatixhesë që të jetë e durueshme, sepse ka fëmijë. Hatixhe kujton fjalët e motrës së saj, kur Sulltani i ekzekutoi burrin se, ajo do të kuptojë dhimbjen e saj kur vëllai i tyre të marrë kokën e burrit të saj. Matrakçi merr Esmanur në mënyrë që të çojë tek familja e Ibrahimit. Mustafa dhe Mahidevran janë të shkatërruar nga vdekja e Ibrahimit. Sulejman qëndron vetëm, kujton Ibrahimin dhe mallëngjehet. Hatixhe zgjohet nga tingujt e një violine dhe ëndërron Ibrahimin që i thotë se ai asnjëherë nuk do ta lërë dhe se zemra e tij do të jetë me ta. Papritmas Shah e sheh atë gati të hidhet nga tarraca. Ajo e kap dhe e shpëton duke i thënë se ai që ka mbjell gjak dhe vdekje në pallat, do të largohet me gjak dhe vdekje. Hyrrem uron Ajaz Pasha duke i kërkuar atij që të emërojë Rustemin si një Vezir në vend të postit pas Vezirit të Madh. Ajaz Pasha thotë se kjo është detyra e Sulltanit dhe ajo i kërkon që të propozojë Rustem për këtë pozicion tek Sulltani. Rustem kthehet dhe Hyrrem e informon atë në lidhje me aktet e saj dhe se ajo dëshiron që ai të jetë i pranishëm në mbledhje. Ajaz Pasha i thotë Rustemit se ai do të përpiqet që ti japë atë post, por duhet ta dijë se çdo rang që ngjit e çon atë më afër vdekjes…

******


Në Kuzei Gunei, zbulohet e vërteta

e aksidentit, Guneji pyetet në polici


Familja e Simait distancohet prej saj, Ferhat planifikon të bëjë të njëjtën gjë kur kupton se ajo nuk është më e dobishme për të. Kjo ndodh kur Simaj vendos të tregojë atë që di në lidhje me aksidentin që shumë vite më parë e futi Kuzein në burg, aty ku u takua me Ferhatin. Ai e përdor këtë lajm dhe Gunej merret në pyetje në lidhje me natën e aksidentit. Kuzei gjen Simain dhe do kërkon që ajo të paraqesë dokumentet për shkurorëzimin e tyre dhe gjithashtu të tërheqë dëshminë e saj në lidhje me aksidentin me makinë. Kur babai i tij dëgjon që Gunej dëshiron ti çojë ata në gjykatë, Sami ngrihet për tu përballur me Gunein. Kuzeit i duhet të braktis përndjekjen e Ferhatit për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij. Është koha që Simai të paguaj gabimet e saj. Ajo pret të marrë dënimin me frikë. Policia vazhdon të hetojë në lidhje me çështjen e rihapur. Ndërkohë Gunej mendon se Kuzei po hakmerret ndaj tij duke mos dëshmuar në lidhje me natën e aksidentit. Kjo do ta zemërojë akoma më shumë atë kundër Kuzeit. Megjithatë, Kuzej është duke u përpjekur që të zgjidh çështjen një herë e përgjithmonë. Zemërimi i Guneit kundrejt Kuzeit po dëmton biznesin e Samiut gjithashtu. Për Samiun është koha që të zgjidhin çështjen me Gunein dhe me një vendim të papritur ai shkon në zyrën e tij. Sinaners janë tashmë në media për shkak të së shkuarës së Guneit. Gunej do të përpiqet ta zgjidh këtë çështje vetë. Tani, Baresh ka një t