Teoria e Darvinit vjen kesaj radhe si nje ekspozite, e realizuar ne bashkepunim me British Council Albania, Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Aporteve dhe Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Charles Darvini dhe vepra e tij e famshme Mbi Origjinen e Specieve e vitit 1860, perbejne jo vetem nje hap te rendesishem ne zhvillimin e shkencave te natyres, por edhe nje kontribut te vlefshem ne historine e njerezimit. Udhetimi i tij 5-vjecar me anijen Beagle( Bigell) perreth brigjeve te Amerikes se Jugut, ne gjysmen e pare te shek XIX, u shnderrua ne nje eksperience shkencore prej se ciles lindi teoria e njohur e evolucionit te qenieve te gjalla. Mes shume nxenesish shkollash dhe Ambasadores Britanike Fiona Mclleham, i ftuar ne kete eveniment ishte edhe ministri Xhaferaj, i cili mbeshteti ekspoziten ndersa u shpreh se vepra e Darvinit ishte rrjedhoje e atij shnderrimi te fuqishem te mendimit shkencor te shekullit XIX-te, qe ende ka jehone edhe ne ditet tona. "Veprat e natyres dhe shumellojshmeria e jetes ishin imagjinuar ne menyra qe kane frymezuar gjithe biologjine moderne. Darvini mblodhi nje sasi te madhe informacioni per te mbeshtetur idete e tij, qe nga fosilet e deri tek perhapja e specieve, duke vene ne themel te teorise se evolucionit parimin e perzgjedhjes natyrore", tha ai. Sipas Xhaferajt, MTKRS e mbeshtet teorine e tij, edhe pse akoma ne ditet e sotme lindin pyetje qe shkenca nuk ka arritur t'i pergjigjet.
Por si cdo veper qe mban ne vetvete gjurmen e kohes kur eshte krijuar, pyetjet pa pergjigje te saj, i perkasin tashme evolucionit te shkences. Ashtu si shume vite me vone, studimi i ADN-se, substance kimike ne zemer te trashegimise ne te njejten kohe edhe lenda e pare per evolucionin, do t'i jepte pergjigje bindese idese se tij, sesi ndryshimet ne karakteristika u percollen neper breza", shtoi me tej ministri. Megjithese kane kaluar 150 vjet nga botimi kesaj vepre qe i celi rruge nje teorie te re shkencore ajo vazhdon te ndikoje biologjine dhe deget e tjera te shkences.