Te pastrehe dhe plot frike se nje termet tjeter do shembe dhe ato pak banesa qe mbahen ne kembe. Banoret e Gjorices, fshati ku termeti i 6 Shtatorit me fuqi 7 balle pati epiqendren, shprehen se nuk kane marre asnje ndihme 

PESHKOPI-Dhjetra familje tashmë kanë mbetur të pastrehë pas termetit të rënë dy javë më parë me epiqënder komunën Gjoricë në Peshkopi. Shume prej banorëve jetojnë nën strehën e plasmasëve ndërsa vazhdojnë të përjetojne të njëjtin ankth të fillimit kur ndjenë tërmetin e fuqishëm të datës 6 Shtator. Lekundjet e herepashershme vazhdojne te provokojne ankthin e banoreve pas termetit prej 7 balle te rene dite me pare. Banesa të shkatërruara dhe ato të dëmtuara pjesërisht deshmojne situatën e cila mbetet prej ditesh, e njejtë. Allaman Miftari banor i fshatit Gjoricë të poshtme sapo kishte përfunduar ndërtimin e shtëpisë së re dhe priste ta gëzonte me femijet por katasrofa natyrore ua preu gëzimin në mes pas dëmtimit plotësisht të banesës.

Ndërsa 70 vjecarja Rumi Lika shpreson mbi premtimet e kryeministrit Sali Berisha pas vizitës se bërë në zonat e prekura nga tërmeti. Ajo shprehet se deri me tani nuk eshte ndihmuar me asgje.

Ndërkaq, grupet e verifikimit për dëmet e shkaktuara, vazhdojne punën në terren për konstatimin e dëmeve. Dhjetra familje janë në qiell të hapur ndërsa shume prej tyre presin të dëmshperblehen, nje shqetesim ky qe shton hallet tek keta banore.

(d.b/News24/BalkanWeb)