Elementet ndihmëse dhe të gjitha orientimet për konceptet gjuhësore, shtjellimi i termave e udhëzimet

Lënda e gjuhës shqipe, në përmbyllje të ciklit nëntëvjeçar, është provim i detyruar për të gjithë nxënësit që e përfundojnë atë. Provimi i gjuhës shqipe do të zhvillohet mbi bazën e një programi orientues, i cili ndihmon të gjithë nxënësit dhe mësuesit në fazën parapërgatitore.





Programi synon të japë përmbledhjen e njohurive kryesore që zënë peshën më të madhe gjatë viteve të shkollimit. Programi orientues është hartuar duke u mbështetur te. Programet e lëndës së gjuhës shqipe, klasa II-IX, udhëzimet dhe materialet e dhëna nga MASH-I, mendimi i grupeve të interesit, takimi me stafin drejtues të IKT-së dhe specialistë të AVA-s. Kërkesa që duhen marrë parasysh për testin e provimit të gjuhës shqipe. Integrimi i gjuhës shqipe dhe leximit. Pesha specifike e linjave, Konceptet, njohuritë dhe shprehitë e linjave. Fragmenti ose fragmentet e përzgjedhura mund të jenë të llojit letrar ose joletrar, por nuk duhet të jenë pjesë përbërëse e alterteksteve. Fragmenti ose fragmentet e përzgjedhura duhet të jenë detyrimisht në përshtatje me moshën e nxënësve. Viti mësimor 2009 2010, për klasën e IX të arsimit bazë do të përfundojë në datën 01 qershor 2010 dhe të llogaritet me 34 javë mësimore. Provimet e Lirimit për klasën IX të zhvillohen më, Gjuhë Shqipe 07 qershor 2010. Matematikë 19 qershor 2010


 



Përsa I përket të lexuarit, Konceptet, njohuritë dhe shprehitë e tij, Nxënës/i,-ja duhet
të përcaktojë llojin e tekstit (letrar, joletrar) dhe gjininë e tij, të zbulojë personazhe, mjedise, gjendje, veprime, marrëdhënie dhe qëndrime në një tekst të dhënë, të dallojë jo më pak se tri elemente karakterizuese për personazhe, mjedise, gjendje, veprime, marrëdhënie etj. në një tekst të dhënë, të shpjegojë sjellje, qëndrime dhe marrëdhënie mes personazheve. Të gjejë figura letrare, si, epiteti, krahasimi, hiperbola, metafora, personifikimi në një tekst të dhënë,të zbërthejë figurat letrare duke treguar funksionin shprehës të tyre, të dallojë fjalët me ngjyrim emocional, duke zbuluar përdorimin artistik të tyre, të përmbledhë idetë e një teksti të dhënë, të vlerësojë idetë e një teksti, të përcaktojë temën dhe idenë e pjesës së lexuar. Të gjejë fjalët kyç që ndihmojnë në trajtimin e temës dhe në përshkrimin e personazheve, të përcaktojë informacionin më të rëndësishëm në një tekst, tu përgjigjet pyetjeve: kush? ku? kur? pse? çfarë? si?, duke përdorur ilustrime nga teksti, të identifikojë kuptimin e parë dhe të figurshëm të fjalëve, të dallojë elemente fantastike në një tekst fantastiko-shkencor, të gjejë një titull tjetër të figurshëm, të ndryshëm nga titulli i tekstit të dhënë, të dallojë detaje artistike të përshkrimit, p.sh.: të një personazhi, të natyrës etj. Të dallojë hyrjen, zhvillimin, pikën kulmore dhe mbylljen në një tekst të dhënë.Të bëjë pyetjet e duhura përpara, përgjatë dhe pas leximit të tekstit. Tu përgjigjet pyetjeve në mënyrë logjike përpara, përgjatë dhe pas leximit të tekstit. Të gjejë zgjidhje për konfliktin e dhënë në një fragment, duke e argumentuar atë. Të zbulojë domethënien e një fragmenti a teksti, të zbulojë mesazhin në një tekst të dhënë. Të përdorë ilustrime nga pjesa për një qëllim të caktuar: për të argumentuar, për të dhënë detaje shtesë etj.



Të shkruarit
Konceptet, njohuritë dhe shprehitë për të shkruarit: funksional, për nevoja vetjake, me ndjenjë dhe imagjinatë. Nxënës/i,-ja duhet të shkruajë për lexues të ndryshëm: mësues, prindër, shokë, të afërm, të përdorë parashkrimin duke u mbështetur tek të dhënat që ofrojnë materialet parapërgatitore ose situata për të cilën shkruan, të shkruajë për të dhënë informacion për të tjerët nëpërmjet përshkrimit dhe argumentimit. Të përshkruajë përvoja vetjake dhe veprimtari të kryera në grup, të përshkruajë dukuri të natyrës sipas këndvështrimit të tij imagjinar, të hartojë me shkrim zgjidhje për situata të ndryshme të karakterit fantastiko-shkencor; të shkruajë me qëllim të caktuar rreth gjetjeve të reja në shkencë apo fusha të tjera. Të përshkruajë heronjtë e tij imagjinarë duke përdorur fjalorin e duhur, të shkruajë ese argumentuese. Të shkruajë ese përshkruese, të shkruajë përmbledhje. Të shkruajë një mbyllje tjetër, të ndryshme nga varianti i dhënë. Të shkruajë CV, autobiografi, fletë ditari, letër formale dhe joformale, të përdorë elementet e përshkrimit, të zbatojë kërkesat gjuhësore sipas llojit të shkrimit.




Orientimi për të shkruarit dhe pikët që duhet të fitojë çdo nxënës për të arritur rezultatet
Nxënësit mund të provohen për të shkruar tekste të llojeve të ndryshme, për të cilat ata janë ushtruar gjatë viteve të shkollimit. Përqindjet janë rezultat i përllogaritjeve nga klasa 2-9 brenda linjës së të shkruarit, prandaj ato duhen marrë brenda kontekstit të 15% që zë linja e të shkruarit në tabelën. Konceptet, njohuritë dhe shprehitë. Nxënës/i,-ja duhet, të dallojë klasat e fjalëve, të përcaktojë gjininë, numrin dhe rasën e emrit. Të përcaktojë formën, mënyrën, vetën, numrin, kohën e foljeve. Të dallojë foljet vetore, njëvetore dhe pavetore. Të përcaktojë llojin e përemrave, të përcaktojë veçoritë gramatikore të përemrave të ndryshëm. Të dallojë trajtat e shkurtra dhe të bashkuara (të tri pozicionet);
të dallojë trajtat e shkurtra nga nyja e gjinores, nyja e emrave prejfoljorë dhe e mbiemrave të nyjshëm. të dallojë pjesëzën u të joveprores nga trajta e shkurtër u. Të dallojë përemrin vetor të vetës së tretë nga përemri dëftor ai. Të përcaktojë llojin e fjalisë sipas kumtimit, intonacionit, të dallojë foljet kam dhe jam me funksion të mëvetësishëm dhe ndihmës. Të dallojë format e pashtjelluara, të përcaktojë funksionet e formave të pashtjelluara, të dallojë lidhëzat. Të dallojë parafjalët, të dallojë fjalët sipas formimit: të thjeshta dhe jo të thjeshta (të prejardhura, të përbëra, të përngjitura), të ndërtojë familjen e fjalëve të ndryshme me jo me pak se 4 fjalë, të analizoje fjalën sipas ndërtimit, të krijojë çifte sinonimie dhe antonimie, të analizojë fjalën sipas fjalëformimit. Të tregojë llojin e fjalisë sipas ndërtimit (përbërjes). Të tregojë llojin e fjalisë sipas modalitetit: mohore, pohore, të tregojë llojin e fjalisë sipas qëllimit të thënies: dëftore, pyetëse, nxitëse, dëshirore, thirrmore, të tregojë llojin e fjalisë sipas gjymtyrës kryesore, të fjalisë e përcaktuar si dykryegjymtyrëshe dhe njëkryegjymtyrëshe. Të emërtojë llojin e fjalisë njëkryegjymtyrëshe sipas llojit të gjymtyrës. Të ndërtojë fjali të thjeshta sipas një skeme të dhënë, të zgjerojë fjali të thjeshta, të zvogëlojë fjali të thjeshta, të shndërrojë fjalinë e thjeshtë në të përbërë, të emërtojë funksionet gramatikore të gjymtyrëve në një fjali të dhënë, të tregojë me çfarë shprehen funksionet gramatikore në fjali, të dallojë ndajshtimin nga përcaktori, të dallojë ligjëratën e drejtë nga e zhdrejta. Të përdorë saktë shenjat e pikësimit brenda dhe në fund të fjalisë, të shkruajë drejt bashkëtingëlloret e zëshme në trup dhe në fund të fjalës. të përdorë saktë bashkëtingëlloret nistore: sh, zh, ç, s, z; të përdorë drejt zanoret: i/y, u/y. Të përdorë drejt nyjen e përparme te mbiemrat, të shkruajë drejt fjalët kur takohen dy shkronjave të njëjta, të shkruajë saktë fjalët që përmbajnë grupet e zanoreve: ye, ua, ie, të përdorë drejt bashkëtingëlloren: h, j, rr, të shkruajë drejt fjalët që mbarojnë me: - ër, - ërr, ël në shumës, të përdorë njohuritë sintaksore për të shkruar saktë fjalinë.

Tabelat për përqindjet sipas fushave të morfologjisë, rrethanorit, sintaksës e ndajfoljes
Përqindjet janë rezultat i përllogaritjeve nga klasa 2-9 brenda fushës së morfologjisë, prandaj ato duhen marrë brenda kontekstit të 13% që zë morfologjia në tabelën 1.
4 Ndajfolja është përfshirë në tabelën e koncepteve kryesore, pasi ajo rimerret edhe tek klasa e fjalëve e rrethanori. Kjo do të thotë që nxënës