TIRANË - Ministria e Arsimit ka bërë publike përgjigjet e sakta të testit të Matematikës për shkollat 9-vjeçare. Por si ka qenë provimi i Matematikës. Disa prej tyre pohojnë se teza me 25 pyetje për lëndën e Matematikës ka qenë e lehtë dhe se kanë pasur kohë edhe për t'u përgatitur. Madje pohojnë se për shokët e tyre ka pasur edhe penalizime, ku mësuesit i kanë nxjerrë nga klasa. Provimi i Matematikës ka zgjatur 2 orë e 30 minuta; ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar në orën 12:30. Në tezë është vendosur kodi i çdo nxënësi dhe pas përfundimit materialet janë dërguar në qendrat e korrigjimit, ku shpallja e rezultateve bëhet jo më shumë se pas pesëmbëdhjetë ditëve. Me përfundimin e provimit të Matematikës nxënësit e shkollave 9-vjeçare i kanë dhënë fund ciklit të detyruar për të hyrë tashmë të një cikël tjetër, të shkollës së mesme.







21 Qershor 2010