Pas ngjarjes në burgun grek, ku një i dënuar shqiptar u gjet i vrarë,
vetëm pak ditë pasi kishte vrarë një gardian grek, ka reaguar Ministria e
Jashtme Shqiptare.



"Shprehim ngushëllimet për humbjen tragjike të jetëve të gardianit të burgut të Malandrinos në Greqi, Jorgos Cironis, dhe të shtetasit shqiptar Ilia Kareli që vuante dënimin në këtë burg. Pas marrjes së njoftimit në rrugë zyrtare, MPJ ka kërkuar përmes Ambasadës tonë në Athinë dhe Konsullatës në Selanik që të ndjekin nga afër dhe në rrugë institucionale situatën", thuhet në reagimin e saj. Më tej Ministria njofton se pritet zbardhja e raportit mjeko-ligjor i cili do të Vrasja ne burgVrasja e shqiptarit në burg
Vdekja e Karelit, reagon Avokati i Popullit
Gjendet pa jetë i burgosuri
mundësonte zbardhjen e plotë të çështjes. "MPJ dënon sulmet ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit sikundër çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë që kryejnë dënimin në burgjet e Greqisë. Inkurajojmë dhe kërkojmë nga autoritet greke zbardhjen e plote të ngjarjes, çka do të mundësonte vendosjen përpara drejtësisë  të përgjegjësve", thuhet në reagim. Nëna e të dënuarit: S’më lanë ta takoja asnjëherë Nëna e Ilia Karelit, shqiptarit të vrarë në mënyrë barbare në burgun grek të Nigritas, mes dhimbjes për humbjen e të birit ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend, edhe pse askush nuk do të mundet t’i kthejë më djalin e saj. Resmije Kume, nga fshati Zhupan i Fierit ka rrëfyer për mediat ditën e sotme se, dhimbja e saj është akoma më e madhe pasi nuk arriti ta shihte asnjëherë djalin e saj sa ishte gjallë, që nga viti ‘97, kur ai u burgos. Ajo ka treguar se megjithëse e sëmurë, ajo kishte udhëtuar në Greqi për t’u takuar me të birin në burg, por asnjëherë nuk e kishin lejuar. “Asnjëherë nuk më kanë lejuar ta takoj. I vajti thika në eshtër që e bëri atë krim, t’i jepnin dënim po jo ta masakronin, unë jam e vdekur për vete. Ai bënte kërkesa për të më takuar, asnjëherë nuk e lejuan. Arsye tjetër nuk besoj të ketë pasur, vetëm për këtë e bëri”, – rrëfen ajo. / Top Channel