Lizeta Duro



Tirana renditet nder kryeqytetet me ndotje me te larte te ajrit ne Europe. Studimet e fundit te Institutit te Shendetit Publik por edhe te Organizates Boterore te Shendetit tregojne se pluhuri i respirueshem ne ajrin e Tiranes eshte kater here me i larte se norma e lejuara nga Bashkimi Evropian. Keto studime jane konfirmuar dje ne diten boterore pa makina nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe ambasadori holandez Henk van den Dool. Ka ardhur koha qe te kemi nje raport te pergjegjshem te ketyre tre elementeve te rendesishem te shoqerise qytetarin pushtetin lokal pushtetin qendror qe te gjithe se bashku te kontribuojme per nje Tirane me te paster -tha Mediu.

Ndersa ambasadori holandez i pranishem ne kete takim tha se te ecesh me biciklete ne Tirane eshte njesoj si te kryesh vetevrasje. Ju jetoni ne nje nga kryeqytetet me te ndotura te Evropes dhe askush prej jush nuk nget bicikleta. Te ngasesh bicikleten ne Tirane eshte njesoj si te kryesh vetevrasje. Eshte thjesht e rrezikshme dhe nje nder arsyet kryesore eshte se ne kryeqytetin tuaj mungojne korsite e bicikletave korsi te cilat te jane vetem per bicikletat dhe jo te kombinuara me autobuset sic ndodh rendom ne Tirane.



Nisma

Sensibilizimi i Ministrise se Mjedisit qe ne diten kombetare pa makina te mos perdorej ky automjet ka filluar qe prej disa ditesh edhe nepermjet mesazheve qe kane percjelle kompanite celulare ne telefonat e cdo individi. Por pavaresisht kesaj kjo nisme rezultoi e deshtuar sepse diten e djeshme jo vetem qe te gjithe qytetaret levizen me makina po pati dhe shume probleme me trafikun pasi policia ndaloi qarkullimin per disa pergjate Bulevardit Deshmoret e Kombit dhe Sheshit Nene Tereza.

Por pavaresisht mosbindjes se qytetareve per te lene makinat te pakten per disa ore aktivitetet sensibilizuese kane vazhduar duke percjelle apelin per me shume politika mjedisore.

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka kerkuar qe jo vetem qytetaret por edhe pushtetaret te sensibilizohen per problemet qe po i shkaktohen mjedisit. Mediu i beri apel kreut te Bashkise se Tiranes per krijimin e korsive enkas per bicikletat. Ne ne radhe te pare na duhen njeres qe te na sigurojne kushte qe femijet tane te ecin dhe me mjete transporti publik apo bicikleta na duhet nje kryetar bashkie qe te dije te pastroje plehrat dhe te dije te administroje dhe te menaxhoje territorin e tij nje kryetar bashkie qe te dije te marri masat per zhurmen e tmerrshme qe krijojne lokalet e nates ne disa zona te Tiranes -tha Mediu. Ministri i Mjedisit shtoi gjithashtu se sot ndryshe nga kohe me pare shqiptaret kane mundesi te perdorin bicikleten dhe se duhet te bashkepunojne per te kufizuar sadopak perdorimin e makinave e per te rritur keshtu cilesine e ajrit ne Tirane.

Pjese e kesaj nisme ne diten nderkombetare pa makina u bene qindra te rinj te cilet kane ecur me patina dhe bicikleta per disa minuta ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe sheshit Nene Tereza ku policia kishte bllokuar automjetet.



Studimet



Sipas studimeve te kryera nga ISHP-ja zonat me te ndotura te kryeqytetit jane zona te 21 Dhjetori qendra e Tiranesper shkak te punimeve te koheve te fundit zona e Zogut te Zi dhe zona e ish Bllokut kjo zone me shume vuan nga ndotja akustike per shkak te shume lokaleve me muzike por nuk perjashtohet as ndotja e ajrit per shkak te trafikut. Sipas specialisteve ne Ministrine e Mjedisit OBSH-se dhe te Institutit te Shendetit Publik faktoret qe ndotin ajrin ne kryeqytet jane disa dhe te ndryshem por me problematike jane gazrat qe clirohen nga djegiet punimet ne rruge keqtrajtimi i mbetjeve urbane dhe mungesa e hapesirave te gjelberuara. Prej vitesh Tirana eshte kthyer ne nje kantier ndertimi cka ben qe grimcat e imeta me dimensione me te vogla se 10 jane te pranishme ne cdo zone te kryeqytetit. Keto grimca shkaktojne probleme te pa rekuperueshme ne shendetin e cdo qytetari si semundje ne zemer qarkullimin e gjakut dhe uljen e jetegjatesise. Nje tjeter tregues i ndotjes ne ajer eshte edhe benzeni i cilesuar gaz kancerogjen i cili clirohet nga makinat ne trafik.





Rreziku qe iu kanoset cdo dite banoreve te Fushe-Krujes nga furrat e gelqeres qe djegin gomat



Ne diten boterore pa makina dhe per nje qytet te paster ata qe e vuajne me shume fenomenin e ndotjes se ajrit jane banoret e Fushe-Krujes dhe Krujes te cilet prej kohesh vuajne efektin e smogut qe prodhojne furrat e gelqeres qe perdorin goma per lende djegese. Keta qytetare duke pasur shume afer me keto furra ambientet e banimit rrezikohen seriozisht nga semundje kancerogjene dhe semundje te tjera ne mushkeri dhe zemer. Edhe pse ata e kane ngritur gjithmone zerin kunder ketij fenomeni asnje mase nuk eshte marre nga instancat kompetente. Specialiste te Institutit te Shendetit Publik dhe OBSH-se kane percaktuar shkurtimin e jetes deri ne 2 vjet per keta banore duke e cilesuar shume me te rrezikshem ajrin e ndotur nga bloza e gomave te makinave sic ndodh ne keto zona.



Masaker ekologjike ne Shkumbin shoqeria civile kerkon nderhyrjen e pushtetit vendor dhe Ministrise se Mjedisit



Firmat e ndertimit qe merren me trajtimin e mbetjeve urbane ne qytetin e Rrogozhines i shkarkojne keto mbetje ne menyre ilegale ne lumin Shkumbin. Sipas shoqerise civile ky eshte nje fenomen qe duhet ndaluar perpara se te shkaterroje totalisht te gjithe rrjedhen e ketij lumi. Cdo dite firmat qe kane fituar tenderet per pastrimin e ketyre qyteteve dhe komunave shkarkojne ne lumin Shkumbin tonelata mbeturinash. Perfaqesues te disa organizatave te ekologjise dhe te tjere nga shoqeria civile te kesaj zone i kane bere apel pushtetit vendor dhe Ministrise se Mjedisit te marri masa emergjente kunder kesaj masakre ekologjike qe po i behet lumit te Shkumbinit.











23 Shtator 2010