TIRANË-Rreth 20 kg hashash u sekuestruan në Tiranë kurse dy persona u arrestuan si korrierë të lëndës narkotike.

Policia e Tiranës bëri të ditur se shtetasit Dritan e Drinald Dervishi, xhaxha e nip u kapën me 15 kg hashash që e kishin fshehur në një cantë shpine. Operacioni u krye tek zona e Unazës së Re.

Pas kontrolleve të ushtruar në banesat e 2 shtetasve, policia sekuestroi dhe 5 kg hashash në banesën e Drinald Dervishit.
Ndërkohë në procedim penal të lirë u la shtetasi A.Hoxha.

(d.b/BalkanWeb)