Kërkoni nuancën që e bën më të thellë ngjyrën e syve tuaj. Nuancat që rekomandohen për tualet sipas ngjyrës së syve


Tonet e syve asnjëherë nuk duhen zgjedhur rastësisht. Estetistët rekomandojnë që të kërkoni nuancën që e bën më të thellë ngjyrën e syve tuaj. Nuancat e bukura, sipas tyre, janë ngjyra: rozë, violë, rosa, viola, por pas tyre nuk mbeten edhe e gjelbër, e kaltër, e verdhë dhe portokalli.

Portokalli për sytë blu

Rozë, korale, portokalli dhe kafe e pjekur. Janë të gjitha ngjyrat që i gjallërojnë më shumë sytë blu. Përmbajnë pigmente të ngrohta, që për kontrast e bëjnë më të thellë ngjyrën e syve. Kombinimi do të ishte perfekt nëse keni flokë biondë si Geni Paltrov. Por këto ngjyra u shkojnë edhe flokëgështenjave. Kurse flokëkuqet, për të ruajtur ekuilibrin mes ngjyrës së flokëve dhe të syve, rrinë shumë mirë tek tonet e gjelbra, pastel dhe gurkali. Për të mos e ngarkuar shumë shikimin shmangni përzierjen e më shumë se dy hijëzuesve. Shpërndajeni nuancën më të errët në rrëzë të qerpikëve për ta bërë vështrimin më të thellë dhe vazhdoni më tonin më të çelët në pjesën e harkuar për t’i bërë sytë më të mëdhenj. Mos harroni një detaj: tonalitetet më të errëta të çdo ngjyre u shkojnë femrave më të pjekura, kurse tonet pastel atyre më të reja. Edhe nëse sytë blu janë shumë të ndjeshëm, ekspertët thonë se mund të përdorni çdo lloj hijëzuesi, mjafton që produktet të jenë të testuara.

Bezhë për sytë e gjelbër

Nëse jeni bionde si Kate Uinslet, lërini qepallat natyrale, për të nxjerrë edhe më në pah të gjelbrën e syve. Nëse ngjyra nuk është shumë e qartë, preferoni blunë ose të kaltrën pastel, për të shmangur efektin zbehës. Për ato që kanë flokë gështenjë dhe sy të gjelbër, janë mirë tek ngjyrat kafe, kurse për flokët e kuqe tonet e përshtatshme janë ato gështenjë. Për të zgjatur sa më shumë qëndrimin e pluhurave mbi qepalla, mos përdorni krem hidratant, por fondëtintë, sepse krijon nja bazë fiksuese. Për të mos i skuqur sytë gjatë heqjes së makiazhit, me një tampon pambuku të zhytur në sulucion pastrues për sytë, hiqni me kujdes pluhurat, por pa i fërkuar sytë. Shpëlajini më ujë të ftohtë.

Bronz për sytë gështenjë

Kafja është universale, u shkon të gjithave. Në rastin e flokëve dhe syve të zinj, si Penelop Kruiz, duhet një nuancë e ngrohtë, kafe ose bronz, për tu kombinuar edhe me një pluhur tjetër në ngjyrë perle ose vanilje. Një alternativë tjetër? E gjelbër pylli. Sa për flokët e kuq, synoni ngjyrat e ftohta si plumbi dhe më pas ekuilibroni ngjyrën e flokëve me atë të syve duke përdorur një ton ngjyrë rëre ose bezhë të qartë.





Puthje e kuqe

Vera, sjell buzëkuqet me nuanca të forta

Buzëkuqët interpretojnë feminilitetin për sezonin, i cili vjen me nuanca të forta. Një tualet i fort për këtë sezon pranverë-verë, si bluja, viola për sytë dhe për buzët i kuqi i ndezur, i theksuar. Mund të aplikoni një tualet që nxjerr në pah vetëm buzët. Me pak fjalë, një përzierje midis pasionit dhe pafajsisë, një tualet i tillë nuk mund të kalohet lehtë nga sytë e vëzhguesve. Por mund dhe ta ekzagjeroni! Sy dhe buzë të lyera, sezoni ju kërkon plot ngjyra. Artistët e tualetit këshillojnë se për të krijuar një tonalitet eskluzivë, mjafton të përdorni dy ngjyra buzëkuqesh. Nëse preferoni buzë me ndriçim dhe të plota, buzëkuqit duhet t’i shtoni dhe shkëlqyesin.







Ngjyrat sipas tipareve

Ke flokë të zinj, biondë apo gështenjë? Lëkura jote është e çelët, e grunjtë apo e errët? Cilat ngjyra të shkojnë më shumë duke u bazuar në ngjyrën e tipareve?



Lëkurë dhe flokë të çelët

Nëse ke lëkurë të qartë, sy blu, të gjelbër ose ngjyrë lajthie dhe flokë biondë, të kuq ose gështenjë të qartë.

Zgjidh

Blu

Të gjelbër

Rozë, nuancat e vjollcës

Tonet e ngjyrës së kuqe të errët

Gri

Të zezë

Shmang

Nuancën e verdhë

Tonet portokalli

Tonalitetet bezhë: e bardhë e pisët, shampanjë

Grimi

Për sa i përket trukut, zgjidh pluhurat e argjendta dhe blu. Nëse të pëlqejnë bizhuteritë, zgjidh argjendin ose arin e bardhë



Lëkurë e hapur dhe flokë të errët

Nëse ke ngjyrë lëkure të qartë dhe sy të zinj ose kafe të errët. Flokët janë të zinj ose gështenjë e errët.

Zgjidh

Blunë e thellë

Të kuqen dhe rozën ndezur

Në përgjithësi ngjyrat me shkëlqim

Të gjelbrën ushtarake

Të zezën

Shmang

Tonet pastel

Kafen

Bezhën

Të bardhën

Grimi

Zgjidh një makijazh me ngjyra të ngrohta në ngjyrat e tokës dhe bizhuteri të arta









25 Prill 2009