Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ironizuar dje deputetët e opozitës për takimin e zhvilluar nga kryesocialisti Edi Rama dhe kandidati për postin e Presidentit, Fatos Nano. Për Topallin opozita ishte në hall, pasi nga njëra anë zhvillohej takimi në selinë rozë me ish-kryetarin e PS-së, ndërsa në Amerikë, Kryeministri Sali Berisha takoi sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton dhe e ftoi atë të vizitojë Shqipërinë. Këto deklarata nuk kanë kaluar pa përgjigjen e deputetëve të PS-së, të cilët theksuan se Topalli nuk do ta arrinte asnjëherë Presidencën.


Debati në Kuvend për takimin Nano-Rama

Jozefina Topalli: Çfarë keni që jeni si të mpimë kështu? Nga koha? Skeni faj në fakt, Berisha takohet me Hilari Klinton, Rama takohet me Fatos Nanon. E papame. (Qesh.)

Arben Ahmetaj: Çfarë ke, moj zonjë, çlidhje ka kjo?

Jozefina Topalli: A e kuptoni? Berisha me Hilarin, Rama me Nanon. Hilari i thotë Berishës po vij, Rama i thotë mos hajde.

Erjon Braçe: A je bere xheloze?

Jozefina Topalli: Për Zotin, ditë më e bukur se sot! Po çlirohuni, çlirohuni.

Erjon Braçe: Sa banale që je! Se kuptoj, moj kryetare.

Jozefina Topalli: Aq shumë jeni nervozuar ju? Për Zotin, skeni faj. Jua kuptoj hallin.

Erjon Braçe: Ke inat ti, moj zonjë. E kupton që ty ta fusin.

Jozefina Topalli: Skeni faj, sot më dhimbseni. Avokatja juaj jam.

Taulant Balla: O zonjë, të nderuar kolegë, ti Xhozefinë ske për tu bërë as si Hilari dhe as si Nano, këtë ta kesh të sigurt. Këtë duhet ta dish, që kolegët deputetë të PS-së janë shumë seriozë kur diskutohet një projektligj. Ti, nëse e ke merakun në vend tjetër, ke të drejtë të marrësh pushim sot se ke halle të mëdha. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale është miratuar në mars të vitit 2008.

Jozefina Topalli: E more të shkretë, ku keni shkuar!

Taulant Balla: Ta mbaroj, zonjë, se po flas për ligjin?

Jozefina Topalli: Mbaroje mor, mbaroje, por jeni të mbaruar.

Taulant Balla: Po pra, po. Në fakt edhe Pashuku i shkretë i mbaruar ishte, po e bënte ndonjë punë.

Jozefina Topalli: Po pra, po hall më të madh nuk keni.

Erjon Braçe: Do të cenohen të dhënat personale pastaj.

Jozefina Topalli: E di pse, se kam parasysh Gramozin para tri javëve se çfarë ka thënë.

Taulant Balla: O zonjë, do më lësh të flas?

Jozefina Topalli: Fol mor fol, po spo të nin kush më!

Taulant Balla: Ti nuk ndien më, zonja kryetare, po ska problem.