Jonida Tashi



Universiteti i Tiranës publikon emrat e 187 studentëve të transferuar, që do t’i vijojnë studimet në këtë institucion. Burime zyrtare nga Universiteti i Tiranës (UT), bëjnë të ditur se është miratuar lista emërore e studentëve që do të transferojnë studimet e tyre nga universitete të tjera brenda apo jashtë vendit për në fakultetet e UT-së. Gazeta publikon sot 187 emrat e studentëve, të cilët janë transferuar për të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës, me përjashtim të Fakultetit të Mjekësisë. Sipas sqarimit të Universitetit të Tiranës, emrat e fituesve në këtë fakultet nuk janë shpallur ende, për shkak të një sërë ankesash të bëra nga kandidatët, të cilat tashmë kanë mbërritur në rektorat. Kandidatët që dëshirojnë të transferojnë studimet në Fakultetin e Mjekësisë në kryeqytet ankohen për mungesë transparence në procedurat e shpalljes së fituesve nga ana komisioni i posaçëm i ngritur nga dekanati i këtij Fakulteti.

Regjistrimi

Pas miratimit të emrave të studentëve të transferuar, këta të fundit duhet t’u drejtohen sekretarive të fakulteteve për të kryer procesin e regjistrimit. Drejtoria e Kurrikulës dhe Standardeve në UT, sqaron se përgjigjet e transferimit janë dërguar në sekretaritë e tetë fakulteteve në varësi të Universitetit të Tiranës, të cilat, pas dhënies së konfirmimit përfundimtar të studentëve që pranojnë të transferohen, do të kryejnë regjistrimin e tyre në vitin dhe degën përkatëse. Për studentët që duan të transferohen në Universitetin e Tiranës, Komisioni i Ekuivalentimit, i ngritur pranë çdo Departamenti, mbi bazën e dokumentacionit që ka dërguar universiteti përkatës, ka përcaktuar detyrimet që do të ketë studenti, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë.

Vendimi

Përveç përcaktimit të detyrimeve që duhet të shlyej studenti, vendimi i transferimit shoqërohet edhe me disa të dhëna të hollësishme si: dega, kursi, sistemi i studimit, detyrimet e shlyera dhe notat përkatëse, certifikatë e gjendjes civile me fotografi, nëse gëzon të drejtën e bursës ose jo, programet e lëndëve që ka kryer. Studentët që do të transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë, në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, do t’i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.







FAKULTETI I DREJTËSISË



Enkelejda Halili

Eneo Zguri

Ergys Çela

Hervi Bushati

Jetmira Hasanaj

Klejda Çuni

Kujtim Biba

Sonila Sulaj

Anila Trifoni

Borana Mustafaraj

Elona Balla

Arjon Besimaj

Blerta Bala

Arjana Lasku

Everest Kazheli

Adrian Simoni

Arbër Qerimi

Eglantina Metani

Vladimir Metani

Erald Gjakova

Ersi Qeva

Liridon Imeraj

Remzi Duraku

Renard Xhafa

Arb Gostivari

Dorela Shatri

Eglin Manushi

Ordenja Çuni

Jaklid Gaçe

Rezart Sulstarova

Endrit Luli

Enida SHpata

Etien Koçollari

Elson Metalla

Elma Halili

Bajram Bakalli

Blerti Hajdari

Paola Haveriku

Elidon Kasaj

Genis Hamzaj

Besioan Jorgaqi

Dea Dragoti

Gresa Jazxhi

Ejona Hoxha

Marinela Rushi

Filomena Xhelezi

Ejona Fuga

Maria Fuqi

Denisa Lala (Fuga)

Besmir Zerani

Nertila Izet SHehu

Orges Albert Canaj

Andi Etem Shahu

Arenc Grabova

Aurela Aliaj

Enea Nikolli

Juliana Zerqillari

Argert Cenko

Enea Hakiraj

Klodeta Zhgjuni

Lani Foto Latollari

Mariglen Beqiri

Erlind Shtylla

Joana Hazisllari

Eridan Muçaj

Aurela Oruçi

Ervin Bici

Jonela Kuro

Elton Lleshi

Enea Gjoka

Geraldo Habilaj

Rovena Lila

Devis Xhaja

Fehmi Mahmutaj

Miralda Masha

Elvis Lelaj

Altin Cenolli

Bilbil Ahmetaj

Dardan Daci

Stela Karaj

Arjeta Hoxha

Sheila Kavaja

Adela Zeka

Sokol Taullah

Marsida Xhaferri

Admir Filaj

Emigen Dervishi

Sokol Lamaj

Valbona Lamaj

Arben Kaja



FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË



Gjuhë-Letërsi

Matilda Refat Koshi

Albora Bajrush Lika

Orgeta Shahin Shehu



Gjeografi

Diana Meta

Esterina Mesta

Silvana Ndoja



Histori

Arli Kerleshi

Adriana Prendi



Gazetari

Florian Hysen Bicerri

Valentina Mark Prendi

Jonilda Sami Brahinaj

Bojlana Hasan Cuku

Alba Sokol Agolli

Sonila Beqir Toska



FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE



Shkenca Politike

Iliriana Kuçana

Fation Plaku

Anada Nikollari

Alvorina Poka

Elona Lami

Daniel Mirakaj (program i dytë)



Psikologji

Valbona Zefi

Griselda Ndira

Elsuida Murati

Ina Gishto

Ina Shuli

Enkelejda Beqiraj



Filozofi

Taulant Huthi

Ermela Teli (program i dytë)



FAKULTETI I INFERMIERISË



Infermieri

Suada Canameti

Anduel Dyrmishi

Jonida Sinani

Suada Bushi

Armando Dyrmishi

Ergys Gjoci

Edmond Palushi

Ilirjana Mihilli

Maltin lazaj

Aleksandër Xheliku

Elsa Muça

Ameralda Arapi

Etleva Sinjari

Ornela Taçi

Lumnije Methasani

Eljona Durishti

Saimir Lashi

Anisa Prendi

Albana Ferazimi

Rejnardo Tafaj



Fizioterapi

Brion Suli

Sokol Necaj



Radiologji

Andi Mydinllari



Mami

Merushe Nela

Erjona Morina

Bukurie Muça



Mami (Kukës)

Anjeza Peposhi

Dallëndyshe Abazi



FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA



Jetmira Hoxha

Fatjon Isaj

Enkeleda Cokaj

Alketa Malaj

Eljana Kërçishta

Leonard Lala

Belinda Meraj

Mendime Çaushi

Aristir Davidhi

Hana Etemi



FAKULTETI I EKONOMISË



Financë

Albana Agron Shanaj

Klajd Vladimir Tako

Evelino Dingo

Endrit Hysaj

Marsinela Fredi Sulçe

Jetlira Fatos Kopliku

Lugjina Luigj Palushaj

Desiona Adrian Zeqo

Florjana Bardhyl Grucka

Denada Bashkim Tabaku

Gerta Bujar Hasa

Ardit Eqerem Arkaxhiu

Mariglena Pandeli Piti

Florand Dautaj



Në Filialin e Sarandës

Jonida Suljoti

Ernest Merjo



Administrim Biznesi

Iljan Dhimuli

Amati Emon Lalzi

Elvis P. Rexhepi

Ledia Maksim Shimani

Rigerta Ahmet Enesi

Ledio Vladimir Nano

Migena Ferdinand Mullisi

Andi Nikoll Babaj

Flamur Rexhep Luca



FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE



Erion Luçollari

Arta Seferi

Andi Havjari

Erjon Shena

Vehbi Mimimi

Klejda Tonin Prenga

Flavita Lleshaj







Universiteti i Vlorës, studentët sërish në protesta



Rikthehen protestat e studentëve në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Edhe këtë herë, shkak është bërë një tjetër përplasje mes studentëve dhe administratës së universitetit. Përplasja ka ardhur për shkak se studentët kanë dorëzuar kërkesat me shkrim për lëndët që kanë zgjedhur të ndjekin, ndërsa administrata e universitetit kërkon që kërkesa të dërgohet me e-mail. Për këtë arsye disa dhjetëra studentë janë përjashtuar nga provimet, sipas sistemit të Bolonjës. Prej dy ditësh studentët kanë ndërprerë mësimin dhe kanë kërcënuar se do të nisin grevën e urisë nëse nuk rifuten në provime.





3 Dhjetor 2009