Mbikëqyrja financiare pranon çmimin fiks, shtuar dhe marzhin e fitimit të kompanive

Autoriteti i Mbikëqyrjes financiare nuk ka marrë asnjë vendim për liberalizimin e tregut të kartonit TPL. Edhe pas konstatimit të Autoritetit të Konkurrencës se në këtë treg ka shkelje, asgjë nuk ka ndryshuar. Sipas përgjigjes zyrtare të AMF, mësohet se ky institucion miraton





rregullat për përcaktimin e nivelit të primeve, bazës teknike dhe metodikave për përllogaritjen e primeve të sigurimeve të detyrueshme, ndërkohë që shoqëria e sigurimit zbaton kushtet dhe tabelën e primeve të sigurimit të detyrueshëm vetëm pas miratimit nga AMF. Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se për policën e detyruar TPL, sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë ka shkelje të kushteve të tregut. Pas inspektimeve është konstatuar se kjo policë është kthyer në monopol nga kompanitë që operojnë në vend.


 


 


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"