Cmimet e trojeve kane ndryshuar edhe per te gjitha komunat dhe fshatrat rreth Tiranes. Behet fjale per rreth 54 komuna e fshatra, te cilat tashme do te kene te percaktuar qarte cmimet e trojeve per meter katrore. Sipas tabeles se miratuar ne qeveri, trojet kane nje vlere me te larte, jane ne zona te populluara se fundmi si Paskuqani, Babrru, Yzberish, Yrshek, Kashar, Mezez, Sauk, Lunder, Farke e Madhe, Farke e Vogel, etj. Zona ku popullsia eshte rritur vitet e fundit ne menyre progresive. Per rrjedhoje, cmimet ne keto zona kapin shifra deri ne 4500 leke per meter katrore toke, i cili mund te cilesohet pa frike me i larti per kategorine e zonave qe ndodhen perreth kryeqytetit. Keshtu, ne Sauk, sipas metodikes se re te cmimeve, nje meter katror truall do te vleje 4371 leke m2 dhe te njejten vlere do te kete ne zonat perreth ne Farke e Madhe, Farke e Vogel, Lunder, Mjull Bathore, etj. Nderkohe qe ne Selite, cmimet e trojeve kane nje vlere pak me te ulet, te caktuar ne masen prej 3397 lekesh per m2, dhe e njejta vlere eshte caktuar edhe per zonat si Kashari, Mezezi, Yrsheku apo Yzberishti. Me vlere me te ulet, vleresohet toka truall ne Marikaj, Marqinet apo Mucaj, ku cmimet e trojeve nuk e kalojne vleren prej 2395 lekesh per m2. Vlera e trojeve per fshatrat dhe komunat e Tiranes ulet edhe me shume ne zonat e Linzes, Lanabregas, Priske e Madhe, Surrel, Berzhite, Petrele apo Mullet. Ne keto zona cmimet e trojeve variojne nga 1500 deri ne 1900 leke per meter katrore. Per te pare ne menyre sa me te detajuar, cmimet per cdo fshat te Tiranes, Gazeta “Koha Jone” boton te plote listen e cmimeve per fshatrat e kryeqytetit te perfshire ne metodiken e cmimeve per trojet. Sipas tabeles bashkengjitur, vlera me te ulet te trojeve eshte ne zona si Valiasi ku nje meter katror toke shitet ne vleren prej 330 lekesh. Nderkohe, qe ka edhe disa zona te tjera ku cmimet variojne nga 600 deri ne 900 leke per m2, si Zall Herr, Vishaj, Vaqarr, Prush, Sharre apo Peze e Madhe dhe Peze e Vogel. Ashtu si edhe ne zonat e tjera edhe jashte ketyre komunave dhe fshatrave te kryeqytetit, ndodhen te ashtuquajturat “Zona pa mbulim”, ku vlera e trojeve nuk i kalon 320 leke per meter katror. Cmimet do te kalojne per shqyrtim ne Kuvend, ku dhe do te vendoset perfundimisht per miratimin apo jo te tyre.


Cmimet e trojeve ne Vore


Ne projektvendimin e metodikes, jane perfshire edhe cmimet e trojeve ne Vore, e konsideruar pjese e rrethit te Tiranes. Sipas hartes se cmimit te trojeve, ne Vore, cmimi i trojeve perllogaritet ne vleren 3286 leke per meter katrore (m2). Me konkretisht, kjo vlere eshte per te gjitha trojet ne Zonen Kadastrale numer 3127 ne qytetin e Vores. Por metodika parashikon nje cmim edhe per zonat qe jane pa mbulim ne kete qytet, jashte kornizave te tij, ku trojet do te shiten ne vleren prej 2000 leke m2.


Cmimet e trojeve ne Kamez


Cmime pak me te larta per trojet, ne krahasim me Voren, jane caktuar per zonen e Kamzes. Sipas metodikes se vleres se trojeve te miratuar dy dite me pare ne qeveri, cmimet e trojeve ne kete zone do te jene ne vleren prej 3819 leke per meter katrore. Cmimi, ashtu si edhe per Voren, edhe ne Kamez eshte caktuar i njejte per te gjithe zonen e bashkise. Nderkohe, qe per zonat e ashtuquajtura pa mbulim rreth Kamzes, cmimi i trojeve do te jete ne vleren 2834 leke per m2, pak me i larte se ai ne Vore.


Trojet, cmimet e e reja ne kryeqytet


Qeveria zbardh te plote, cmimet e trojeve ne Tirane. Te ndare sipas zonave kadastrale ne kryeqytet, te cilat gazeta “Koha Jone” i boton te plota sipas metodikes se re te cmimeve, trojet ne kryeqytet do te shiten me vlera me te larta se ato qe ishin parashikuar me pare. Sipas ndryshimeve te bera, ne kryeqytet, duket se vleren me te ulet per trojet e kane Zonat Kadastrale 8320 si dhe Zona Kadastrale 8110 ne Tirane. Me konkretisht, cmimet per keto zona variojne nga 9274 leke per m2 per te paren dhe 8575 leke per m2 per te dyten. Nderkohe, qe cmimet me te larta, rezervohen per trojet ne qender kryeqytetit dhe afer saj. Aty ku edhe kerkesat jane me te larta. Keshtu, cmimet me te larta, jane per zonat kadastrale 8350, 8360, 8370, 8380, 8270, 8150 dhe 8160 ku cmimet kapin vleren prej 55198 leke per meter katrore. Ne relacionin qe i bashkengjitet hartes se vleres se trojeve, theksohet se nje vendim i tille ka si qellim garantimin dhe zgjidhjen e drejte te vleresimit te pasurive te paluajtshme per efekt te kompensimit te pronave ose gjate proceseve te vleresimit te pasurive te paluajtshme ne teresi, duke siguruar respektimin e se drejtes se prones. “Miratimi i ketij projektvendimi, ben te mundur percaktimin e vleres se prones sipas cmimit te sotem te tregut, duke garantuar ne kete menyre te drejten e ish-pronareve per kompensimin e tyre sipas cmimit te tregut, sikunder ka qene dhe mbetet prioriteti dhe premtimi i Qeverise Shqiptare”, - thuhet ne projektin e qeverise, qe mban firmen e Ministrit te Drejtesise, Eduard Halimi. Caktimi i ketyre u cmimeve, u be nga nje grup pune ekspertesh, te cilet nga tetori i vitit 2012, nisen punen per perllogaritjen e vleres se prones per te gjitha llojet e pasurive te paluajtshme, bazuar ne formulen se vlera e prones eshte e barabarte me cmimin mesatar te kontrates se shitjes. “Ne funksion te zbatimit te nxjerrjes se vleres reale te pasurise pergjate procesit te kthimit, kompensimit si dhe vleresimit, te pasurive te paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit te Pronave, me qellim, krijimin, administrimin, mbledhjen e bazes se te dhenave ne sistem te dixhitalizuar, ka perpunuar keto te dhena, posacerisht per vleresimin e pasurive te paluajtshme, e me konkretisht cmimet e kontratave te shitjes, ne menyre qe vlera e pasurive te jete sa me e drejte e reale, duke iu afruar maksimalisht cmimit te tregut, si dhe krijimin e hartes se vleres. Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ka derguar te dhenat e kontratave te shitjes, sipas percaktimeve te kesaj metodologjie, ne rruge zyrtare dhe elektronike”, - thuhet ne relacion. Hartat qe jane perdorur per pergatitjen e hartes se vleres te pasurive te paluajtshme, jane hartat kadastrale zyrtare te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.


Nisma ne Kuvend, seanca do te vendose per cmimet


Me miratimin ne qeveri, projektvendimi per cmimet e trojeve jo vetem ne kryeqytet, por ne te gjithe territorin e vendit, do te kaloje ne Kuvend. Pas protokollimit, komisionet parlamentare do te diskutojne gjeresisht mbi cmimet e trojeve dhe percaktimin e tyre. Do te jete pikerisht ne keto komisione, ku do te degjohen edhe pretendimet e ish pronareve per keto cmime. Ku duhet marre parasysh fakti, se kjo pjese e shoqerise ka qene teper kritike ndaj cmimeve te percaktuar ne medotiken e pare per trojet. Pas shqyrtimit dhe diskutimit ne Komisione, do te jete seanca plenare ajo qe do te vulose perfundimisht cmimet e trojeve ne te gjithe vendin. Projektvendimi u hartua ne perputhje me ligjin “Per kthimin dhe kompensimin e pronave” dhe Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, garanton se metodologjia e perdorur per vleresimin e pasurive te paluajtshme, eshte ne perputhje me standardet nderkombetare per vleresimin e pasurive te paluajtshme. Cka do te thote, se ajo bazohet ne cmimin e tregut dhe ne llojin e pasurise dhe qellimit te perdorimit te saj.


Vlera e trojeve, ne qytetet e medha te vendit


Harta e re e cmimeve te trojeve, perfshin edhe vlerat per disa nga qytetet kryesore te vendit. Ne Fier, vlera e tokave ndryshon ne varesi te zonave. Ne zone kadastrale qe perfshin qendren e qytetit 8533, cmimi i trojeve per meter katror eshte percaktuar ne vleren 11198. Ne Gjirokaster, dy zonat kadastrale qe perfshijne pjesen me te madhe te qytetit 8542 dhe 8541 cmimet per m2 jane caktuar ne vlerat 6589 dhe 6730 leke per m2. Ndersa ne qytetin e Kucoves, vlera e trojeve nuk i kalon 2040 leke per m2. Cmimet jane percaktuar edhe per trojet ne Burrel, ku cmimet kane nje diference te konsiderueshme per te dy zonat kadastrale. Ne zonen 1326, vlera e trojeve eshte caktuar 1233 leke per m2, ndersa ne zonen 1325 cmimet e trojeve nuk kalojne shifren prej 332 lekesh per m2. Ne tabelat e meposhtme, paraqiten edhe cmimet e caktuara per zonat kadastrale ne qytetin e Korcen, ku vleren me te larte e kane trojet ne zonen 8561 me 11155 leke per meter katrore. Ndersa cmimi me i ulet eshte caktuar per zonen 8562 me 8305 leke per meter katror. Persa i perket zonave te pambuluara rreth qytetit te Korces, cmimet per m2 jane 2165 leke per m2. Metodika perfshin edhe qytetin e Beratit, ku cmimet per trojet per meter katrore ne fshatrat e tij, vleresohen deri ne vleren 289 leke per meter katror. E njejta situate paraqitet edhe per vleren e trojeve ne te gjitha fshatrat e Bulqizes, ku cmimet per m2 jane deri ne tavanin prej 289 lekesh per m2.


Trojet turistike, cmimet per meter katror


Nje hapesire te konsiderueshme ne metodiken e cmimeve te trojeve, zene edhe tokat turistike. Gazeta boton te plote, listen e cmimeve per meter katrore (m2) per tokat truall, ato bujqesore, livadhe dhe kullota, si dhe tokat pyjore ne zonat bregdetare ne Sarande, Vlore, Lezhe, Kavaje, etj. Te ndara ne fshatrat perkatese, ne rrethin e Kavajes, fshatrat turistike si Qerret, Golem, Spille, kane nje vlere te njejte, ku toka vleresohet me 1484 leke per meter katrore. Cmimet ulen ne zona te tjera te rrethit te Kavajes, si Shkozet, Gose e Madhe dhe Gose e Vogel, Helmes, etj, ku vlera e tokes nuk i kalon 600 leke per m2. Persa i perket qytetit te Kavajes, brenda ketij qyteti, toka vleresohet me cmimin 14371 leke per m2 dhe jashte zones se qytetit 4405 leke m2. Nderkohe, qe me te larta jane percaktuar vlerat e trojeve per meter katror ne rrethin e Lezhes. Ne pikat turistike ne kete qytet, cmimet kapin vlera deri ne 22408 leke per m2, me te larta edhe se disa zona ne kryeqytet. Nje cmim i tille per trojet eshte caktuar ne Shengjin. Ndersa ne Ishull Shengjin, cmimi eshte 4407 leke per meter katror. Nderkohe qe ne Tale, Mali i Shengjinit, Malecaj apo Mali i Rencit, vlera e trojeve shkon ne 3919 leke per m2. Cmimet me te uleta per kete rreth per pasurite ne m2, percaktohen per fshatrat Alk, Balldren, Gramsh, Gjader, Fishte, etj, ne vleren prej 300 leke m2. Ndersa per zona te tjera turistike si Vlora apo Saranda cmimet percaktohen vetem per toka bujqesore, pyje dhe kullota. Keshtu ne fshatrat e Sarandes, Borsh, Lukove dhe Ksamil, cmimi per tokat bujqesore eshte percaktuar standard, 243 leke per meter katrore, ndersa per livadhet 151 leke per meter katrore, per pyjet 182 leke per meter katrore. Pothuajse te njejtat vlera perafersisht jane percaktuar edhe per fshatrat e Vlores. Toka bujqesore nuk e kalon vleren 327 leke per meter katror, livadhe dhe kullota 197 leke per m2 dhe pyjoret 255 leke per m2. E njejta gje vlen edhe per fshatrat e Pogradecit. Cmimet ne zona si Tushemishti, Qershize, etj jane percaktuar vetem per tokat bujqesore e kullota, ne vleren prej 200 dhe 105 leke per m2. Po keshtu edhe ne zonen e Shkodres, ndarja ne vlere monetare eshte bere per cmimet e tokave bujqesore, kullota dhe pyjore. Keshtu ne fshatrat e Shkodres, tokat bujqesore vleresohen me cmimin prej 333 lekesh per meter katror, livadhet dhe kullotat 122 leke m2 dhe tokat pyjore, 151 leke per m2. Te gjitha ndryshimet, jane percaktuar ne vendimin e qeverise “Per miratimin e metodologjise per vleresimin e pronave te paluajtshme”.


Vlerat e trojeve, ne Permet dhe Lushnje


Metodika e cmimeve per trojet parashikon vleren edhe per dy Zonat Kadastrale ne Lushnje. Sipas saj, ne zonen 8572 ne qytetin e Lushnjes, cmimi per m2 eshte 11501 leke ndersa ne zonen 8571 eshte perllogaritur ne vleren prej 10841 lekesh. Ndersa ne Permet, cmimet me te larta parashikohet ne Carcove ku nje meter katror vleresohet ne vleren prej 5081 lekesh. Me pas cmimet ulen ne fshatrat e tjera si Piskove, Suke, Buhar etj, ne vleren prej 482 leke per meter katror.