Një komision parlamentar në Turqi do të nisë punën për kushtetutën e parë tërësisht civile për vendin.


Synimi është hartimi i një kapitulli më demokratik dhe më të thjeshtë për të zëvendësuar kushteutën aktuale, që është hartuar nën kontrollin ushtarak 30 vjet më parë.


Kushtetuta në fjalë i jep pushtet ushtrisë, kufizon të drejtat individuale dhe ndërkohë injorohet nga minoritetet e vendit, përfshirë kurdët.


Drafti i ri pritet të kompletohet nga fundi i vitit. Komisioni multi-partiak deri tani ka vepruar me shkallë të ulët konsensusi, por ka premtuar hartimin e një kapitulli që do të përfaqësojë vullnetin e popullit.


Për këtë qëllim anëtarët e komisionit kanë zhvilluar takime në mbarë Turqinë, duke inkurajuar shoqërinë civile që të kontribuojë me pikëpamjet e saj.


Nëse konsensusi për kushtetutën do të dështojë në Parlament, zoti Erdogan ka kërcënuar se do ta çojë çështjen përpara përmes një referendumi.