Ministrja e Integrimeve Evropiane në Kosovë, Vlora Çitaku, ka deklaruar se debati për Udhërrëfyesin për Kosovën ka përfunduar te vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe versioni final ka përfunduar ndërsa pritet të vijë në Prishtinë shumë shpejt.

 


“I referohemi deklaratës së komisioneres Seselia Malstrom, e cila ka deklaruar se gjatë pranverës do të vijë Udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Numërimi mbrapsht tashmë ka filluar, sepse ne jemi në pranverë dhe çdo moment e presim”, ka thënë ministrja Çitaku.

 


Ajo ka deklaruar se përparësia e Kosovës është se për tre vjet është punuar për përmbushjen e të gjitha kritereve të kërkuara.