SARANDË- Gjatë muajve të fundit, Sektori Këshillimor pranë Zyrës Arsimore Sarandë, ka ndjekur nga afër disa shkolla nën varësinë e saj, për të parë në praktikë zbatimin e udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për zhvillimin e orëve të lira.


Orët e lira zenë 10-15 përqind të orëve të programit të lëndës. Ato përdoren nga mësuesi me iniciativën e tij të lirëpër të lënë hapësirat e nevojshme për nxitjen e punës krijuese individuale, mbështetur në interesat dhe prirjet e nxënësit, në përputhje me objektivat e programit zyrtar.


Udhëzimet e MASH-it erdhën si rezultat i nevojës së reformimit të sistemit parauniversitar, me qëllim që t’i japin këtij sistemi dhe vetë mësuesve një mundësi më shumë dhe nje liri me te madhenë zbatimin e planprogrameve mësimore. Sipas këtij udhëzimi çdo shkollë duhet të ketë një ekip të kurrikulës të përbërë nga kryetari dhe shefat e departamenteve.


Megjithatë ky udhëzim sipas kontrollit është kuptuar dhe realizuar gabim.


Por niveli i ulët profesional, apo mungesa e përgjegjshmërisë e mjaft prej drejtuesve të shkollave, sic vlerësohet në analizëjanë mjaftuar vetëm me leximin e Udhëzimit të MASH-itdhe pas kësaj e kanë mbylluratë në sirtar. Ka drejtori shkollash, si shkolla e Xarrës që e ka humbur fare udhëzimin. Më tej nga sektori i specializuar për këshillim evidentohetse ka disa shkolla si: Xarrë, Piqeras, Livadhjaqë ende nuk i kanë ngritur ekipet e kurrikulës. Ndërsa disa shkolla të tjera nuk e dinë akoma se çfarë është projekti dhe moduli. Analiza përmned këtu shkollën në Musri.


Të kuptuarit gabim ose mosnjohja e udhëzimit, paaftësa, apo edhe neglizhenca prej drejtuesve, reflektohet edhe në zbatimin e deformuar të udhëzimit prej mësuesve. Pavarësisht kualifikimeve të mësuesve, praktikat e ndjekura për realizimin e orëve të lira janë të papranueshme.


Orët e liranë shumicën emësuesve janë përdorur për teste apo detyra kontrolli. Në shkollat 9-vjecare si për shembull “9 tetori”, Ksamil, Metoq në klasa e lëndë të veçanta ka zënë më shumë se 1/3 e orëve të programuara, duke prishur balancën e rekomanduar nga udhëzimi i MASH – thonë specialistët e këshillimit në zyrën arsimore.


Kulmi i informalitetit arrin kur planifikohen 14-16 detyra kontrolli në hapësirën e këtyre orëve, në klasa që nuk kanë më shumë se 3-4 nxënës.


Në pjesën më të madhe të shkollave, orët e lira përdoren të gjitha për përforcim njohurish me pretekstin se ‘kanë nevojë nxënësit’.


Në biseda me mësues të ciklit parauniversitar bie në sy, se në të gjitha rastet, kur përdoren orët e lira për ekskursione mësimore, ato zhvillohen me lekët e nxënësve, si transport, bileta muzeu etj. Kjo gjë ka bërë që këto veprimtari të jenë të kushtueshme për nxënësit.


Në përfundim të një viti shkollor, specialistët e Sektorit Këshillimor në Zyrën Arsimore kanë bërë një analizë të gjendjes nëpër shkolla, duke konstatuar të meta të cila duhet të korrigjohen sa më parë. Pasi në shtatorgabimido të jetë i pariparueshëm dhe do të vazhdojmëtë ripërsërisimkonstatimin seudhëzimipër orët e lira është në nivele bashkëkohore, por zbatimi i tij është në niveletë papranueshme dhe objektivi i tij i parealizuar.