Adhurimi per nje periudhe te kaluar eshte tema e filmit te regjizorit Udi Alen Mesnate ne Paris. Regjizori i mirenjohur ka realizuar nje panorme te sakte te Parisit dhe ofron nje histori intime ne nje qytet i cili ka jetuar ne shekuj per te na kujtuar te gjitheve se sa me shume lartesojme te kaluaren aq me mire jetojme te tashmen.


Gili nje skenarist amerikan dhe e fejuara e tij Inez nderrmarin nje udhetim romantik ne Paris. Gili eshte i pushtuar nga dashuria per Inesin por botet e tyre jane te ndryshme.  Ai do jeten bohemiane te Parisit e te shkruaj romanet e tij.  Ajo eshte materialiste qe terhiqet nga statusi dhe e lidhur me prinderit e saj ultra konservatore.


Faktikisht Gile dhe Inesi shkojne ne Paris me njerezit e saj mbasi i jati perfundoi nje marreveshje tregtare. Marredhenia mes Inesit dhe Gilit nis te shperbehet. Situata tensionohet kur Inesi takohet me miqte e saj te vjeter shoqen e saj te kolegjit dhe te fejuarin e saj Pol nje profesor ne Sorbone  i cili deshiron te jete ne qender te vemendjes.


Gili nuk e duron dot Polin.  Ai do te qendroje vetem. Dhe ndersa endet i vetem rrugeve te Parisit akrepat shenojne mesnaten. Pa pritur ai kthehet ne vitin 1920. Ne nje feste ai takohet me Pablo Pikason Salvadore Dalin dhe shkrimtarin amerikan Ernest Heminguej.


Ai bie ne dashuri vertete kesaj radhe me Adrianen e cila mendohet se eshte e dashura e Pikasos interprtuar nga Marion Kotijard. do mbremje Gili viziton nje te shkuar te pasur e cdo mengjes zgjohet ne shekullin e 21.


Udi Allen e sjell kete perralle me nje drite komike ndersa na paraqet nje Paris te magjishem.


Doja ta tregoja qytetin emocionalisht ne menyren qe une e ndjeva ate. Nuk ka rendesi se sa realiste eshte kjo ndjenje ose si reflektohet une doja te sillja Parisin permes syve te mi.


Per te portretizuar intelektualet e medhenj te kohes regjizori Allen ka perzgjedhur nje grup aktoresh  si Adrain Broyd qe interpreton Salvador Daline.


shte hera e pare qe pranoj te interpretoj Daline. Me eshte ofruar disa here ky rol.  Ne kete film jepet nje fragment i jetes se tij ndaj kalova shume kohe per te dhene thelbin e karakterit ne kete personazh.


Perkrah yjeve te kinemase interpereton dhe Karla Bruni zonja e pare e Frances e cila ka nje rol te vogel si cicerone.


Filmi te magjeps si vete Paris. Por interpretimi  ne qytetin e dritave kalon ne hije me nje dialog ku mungon thellesia. Owen Wilson ne rolin e Gilit imiton kaq shume stilin e Udi Alenit sa duket sikur shikojme nje Udi Alen te ri ne moshe.  Rejcel Mekadams interpreton Inesin.  Ajo eshte bindese ne rolin e grindaveces  por interpretimi i saj mbetet shume teatral. Gjithsesi  ne film ka momente shume mbreselenese si magjia e Parisit ne mesnate. Megjithate duket se ky film nuk do te rezistoje gjate ne kujtesen e shikuesit.