31/07/2009  Grumbullimi i pikëve maksimale pohohet të shkojë për aplikimet tek gjuhët e huaja


Me zyrtarizmin e kuotave të pranimit për çdo fakultet publik gjatë vitit të ardhshëm akademik, maturantët mund të përllogarisin vetë rezultatin final të pikëve që arrijnë për secilën nga dhjetë preferencat e listuara në formularin A2. Kjo llogaritje bazohet në skemën tradicionale të Maturës Shtetërore (D1 + D2 + M) x KSH + Z1 x K1 + Z2 x K2]. Ku KSH është koeficienti i shkollës, K1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje. Pas nxjerrjes së këtij rezultati mund të bëhet një përllogari e afërt mbi probabilitetin për t’u shpallur fitues në njërën nga përzgjedhjet e bëra për studimet e larta. Procesi i llogaritjes së rezultatit final do të përbëhet në masën 80 për qind nga rezultatet e të katër provimeve të Maturës Shtetërore dhe 20- përqindëshi i mbetur do t’i përkasë notës mesatare të arritur nga nxënësi në katër vjetët e shkollës së mesme. Më poshtë do të gjeni të publikuara dhe pikët e fundit të pranimeve për çdo fazë, e cila ndihmon maturantët në marrjen e një përgjigje para se të publikohen rezultatet nga institucioni përgjegjës në muajin shator, ku evidentohet edhe lista e kandidatëve fitues. Megjithatë, specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë pohuar se këtë vit numri i maturantëve që do të humbasin vitin akademik do të jetë më i ulët se sa vitet e shkuara. Ndërkohë që janë shtuar në degë të caktuara dhe kuotat e pranimeve, çka përcakton më shumë vende në dispozicion të tyre. "Po ju deklaroj se janë 550 nxënës që kanë kërkuar rivlerësim në letërsi, nga të cilët 150 kanë pasur ndryshime. Në matematikë 600 nxënës kërkuan rivlerësim, nga të cilët 250 iu ndryshua vlerësimi, 30 më pak pikë se sa kishin marr dhe pjesa tjetër, nga 1 deri ne 4 pikë", ka pohuar drejtor i sistemit parauniverstar në MASH, Fatmir Vejsiu. Ndërkohë që një nga risitë e maturës këtë vit ishte aplikimi për ndjekjen e studimeve të larta në akademitë sportive apo artistike. Për t’u pranuar në këto të fundit është eliminuar detyrimi për dhënien e provimeve me zgjedhje. Sipas specialistëve, “edhe sikur këta maturantë të rezultojnë mbetës me pikët e konkursit, si dhe rezultatet e maturës, do të mund të sigurojnë një vend. Ky vendim i ri erdhi si pasojë e ankesave të shumë maturanteve, mes të cilëve edhe talente, të cilët mbeten jashtë auditorëve, për shkak të provimit me zgjedhje”.


tabelat e plota ne gazeten e shkruar