Specialistët e arsimit shpjegojnë se kur duhet të plotësohet formulari A2


Jonida Tashi



Formulari A2, i cili do të jetë vendimtar për përzgjedhjen e degëve që maturantët do të kenë dëshirë për të ndjekur studimet e larta këtë vit, nuk mund të plotësohet pa degët e universiteteve. Gazeta “Albania”, për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë maturantëve, po boton sot listën e plotë me 200 degët e universiteteve publike. Të gjitha këto degë të fakulteteve publike do të gjenden të listuara në formularin A2. Ministria e Arsimit pritet të miratojë më 1 prill formularin A2, plotësimi i të cilit duhet të bëhet nga maturantët deri më 30 qershor. Duke qenë se formulari A2 është vendimtar për studimet e larta, specialistët e arsimit shpjegojnë se plotësimi i tij duhet të bëhet pasi maturantët të jenë njohur me rezultatet e dy provimeve me detyrim, si dhe notën mesatare. Sipas specialistëve, mbi bazën e rezultateve të marra, maturantët duhet të zgjedhin ato degë në të cilat shanset për të fituar janë më të mëdha. Kështu, nxënësit, të cilët kanë rezultate më të larta në lëndët shkencore, do të kenë më shumë mundësi që të fitojnë një degë të profilit shkencor, pasi dhe koeficientet janë më të larta. Ndërkohë që po i njëjti nxënës do të ketë probabilitet më të vogël për t’u shpallur fitues në lëndët e profilit shoqëror, ndaj dhe përzgjedhja duhet bërë me shumë kujdes. Për këtë, nxënësit duhet ta lexojnë me shumë kujdes listën e degëve në formularin A2 për të gjetur degët që preferojnë. Në plotësimin e formularit A2 keni të drejtë të plotësoni 10 degë të preferuara. E para duhet të zgjidhet dega që preferoni më shumë, e dyta ajo që preferoni nëse nuk do të fitoni në preferencën e parë e kështu me radhë. Mbi këtë bazë të preferencave do të shpallen fituesit për secilën degë, gjithmonë nëse kandidatët kanë mbledhur pikët e nevojshme.



Universiteti i Vlorës vendos mesataren mbi 6 si kriter pranimi



Gjatë vitit të ardhshëm akademik, Universiteti i Vlorës nuk do të pranojë më asnjë student që do të ketë notën mesatare të shkollës së mesme më të ulët se 6. Vendosja e këtij kriteri për pranimet e reja në këtë universitet bëhet i ditur nga vetë drejtuesi i tij, Tanush Shaska. Rektori sqaron se janë vendosur një sërë kriteresh të reja për pranimet në vitin e ardhshëm akademik, mes të cilave, nota minimale 6. Sipas Shaskës, aplikimi i këtij kushti është pjesë e masave që po merren në funksion të rritjes së cilësisë dhe transformimit të universitetit, në parametrat bashkëkohorë.















I. UNIVERSITETI I TIRANËS



1. Fakulteti Histori-Filologji

Nr Degët

1 Histori

2 Gjeografi

3 Gjuhë-Letërsi

4 Gazetari



2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Nr Degët

1 Kimi

2 Biologji

3 Matematikë

4 Fizikë

5 Informatikë

6 Kimi Ushqimore

7 Kimi Industriale

8 Inxhinieri Matematike dhe Informatike (Fizikë)



3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Nr Degët

1 Anglisht

2 Frëngjisht

3 Gjermanisht

4 Italisht

5 Gjuhë Sllave (ruse)

6 Greqisht

7 Turqisht

8 Spanjisht



4. Fakulteti i Shkencave Sociale

Nr Degët

1 Psikologji

2 Punë Sociale

3 Filozofi-Sociologji

4 Shkenca Politike



5. Fakulteti i Ekonomisë

Nr Degët

1 Administrim-Biznes

2 Ekonomiks

3 Financë

4 Informatikë Ekonomike

5 (Administrim-Biznes)- Turizëm (Sarandë)



6. Fakulteti i Mjekësisë

Nr Degët

1 Mjekësi e Përgjithshme

2 Farmaci

3 Stomatologji

4 Shëndeti Publik



7. Fakulteti i Infermierisë

Nr Degët

1 Infermier i Përgjithshëm

2 Mami

3 Laborator

4 Fizioterapi

5 Logopedi

6 Imazheri



8. Fakulteti i Drejtësisë

Nr Degët

1 Drejtësi



II. UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

1. Fakulteti i ndërtimit

Nr Degët

1 Inxhinieri Ndërtimi

2 Inxhinieri Hidroteknike

3 Inxhinieri Mjedisi

4 Arkitekturë

5 Inxhinieri Gjeodet



2. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike

Nr Degët

1 Inxhinieri Elektrike

2 Inxhinieri Elektronike

3 Inxhinieri Informatike

4 Inxhinieri Telekomunikacioni

5 Inxhinieri Mekatronike

Rektorat

1 Inxhinieri Fizike

2 Inxhinieri Matematike



3. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Nr Degët

1 Inxhinieri Mekanike

2 Inxhinieri Tekstile dhe Mode

3 Inxhinieri Materiale



4. Fakulteti Gjeologji - Miniera

Nr Degët

1 Inxhinieri ne Shkencat e Tokës

2 Inxhinieri Gjeoinformatike

3 Inxhinieri Gjeoburimeve





III. UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

1. Fakulteti i Bujqësisë

Nr Degët

1 Drejtim Fermash dhe Agrobiznes

2 Ekonomi dhe Politike Agrare

3 Financë-Kontabilitet

4 Inxhinieri Agrare në Hortikulturë

5 Inxhinieri Agrare në Mbrojtje Bimësh

6 Inxhinieri Agrare në Prodhim Bimor

7 Inxhinieri Agrare në Zootekni dhe Biznes Blektoral

8 Inxhinieri Agrare ne Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi

9 Agromjedis dhe Ekologji

10 Teknologji Agroushqimore

11 Vreshtari dhe Enologji



2. Fakulteti i Pyjeve

Nr Degët

1 Inxhinieri Pyjore

2 Inxhinieri Druri



3. Fakulteti Veterinarisë

Nr Degët

1 Veterinari



IV. AKADEMIA E ARTEVE

Nr Degët

1. Fakulteti i Artit Skenik

1 Regji filmi dhe TV

2 Aktrim

3 Regji

4 Skenografi-Kostumografi

5 Koreografi

2. Fakulteti i Artit Figurativ

1 Pikturë

2 Skulpturë

3. Fakulteti i Muzikës

1 Muzikologji

2 Kompozim

3 Dirigjim

4 Piano

5 Violinë

6 Violoncel

7 Violë

8 Kitarë

9 Kontrabas

10 Flaut

11 Oboe

12 Klarinetë

13 Fagot

14 Korno

15 Trombë

16 Trombonë

17 Bastub

18 Këngëtare



V. AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE "Vojo Kushi"



Nr Degët

1 Mësues i Edukimit Fizik



VI. UNIVERSITETI I ELBASANIT

1. Fakulteti i Shkencave Humane



Nr Degët

1 Gjuhë-Letërsi

2 Histori-Gjeografi



2. Fakulteti Shkenc. Natyrore

Nr Degët

1 Biologji-Kimi

2 Matematikë-Fizikë



3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Nr Degët

1 Anglisht

2 Gjermanisht

3 Frëngjisht

4 Italisht



4. Fakulteti i Mësuesisë

Nr Degët

1 Cikël i Ulët

2 Parashkollor



5. Fakulteti i Ekonomisë

Nr Degët

1 Administrim-Biznes

2 Financë-Kontabilitet

3 Ekonomia dhe e Drejta



6. Fakulteti i Shkencave Sociale

Nr Degët

1 Edukim Qytetar

2 Punonjës Social

3 Gazetari

4 Filozofi-Sociologji

5 Psikologji



7. Fakulteti i Infermierisë

Nr Degët

1 Infermier i Përgjithshëm



VII. UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS



1. Fakulteti i Shkencave Humane

Nr Degët

1 Histori-Gjeografi

2 Gjuhë-letërsi

3 Administrim-Publik

4 Turizëm

5 Financë

6 Anglisht

6 Italisht

7 Greqisht



2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Nr Degët

1 Matematikë-Fizikë

2 Matematikë-Informatikë

3 Biologji-Kimi

4 Infermieri



3. Fakulteti i Shkencave të Edukimit

Nr Degët

1 Cikël i Ulët

2 Cikël i Ulët Parashkollor



VIII . UNIVERSITETI I KORCËS

1. Fakulteti i Mësuesisë

Nr Degët

1 Cikël i Ulët

2 Cikël i Ulët Parashkollor

3 Anglisht

4 Filozofi -Sociologji

5 Matematikë

6 Gjuhë-Letërsi



2. Fakulteti i Ekonomisë

Nr Degët

1 Marketing

2 Administrim-Biznes

3 Turizëm

4 Financë



3. Fakulteti i Bujqësisë

Nr Degët

1 Agrobiznes

2 Hortikulturë

3 Inxhinieri Agronomike

Nr Degët

1 Infermier i Përgjithshëm

2 Mami



IX. UNIVERSITETI I SHKODRËS

1. Fakulteti i Shkencave Shoqërore

Nr Degët

1 Gjuhë -Letërsi

2 Histori

3 Gjeografi

4 Gazetari



2. Fakulteti i Shkencave Natyrore

Nr Degët

1 Matematikë

2 Fizikë

3 Biologji-Kimi

4 Informatikë

5 Infermieri

6 Mami

7 Fizioterapi



3. Fakulteti i Ekonomisë

Nr Degët

1 Administrim-Biznes

2 Financë-Kontabilitet

3 Turizëm



4. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Nr Degët

1 Anglistikë

2 Italianistikë

3 Gjermanistikë

4 Frëngjisht



5. Fakulteti i Shkencave të Edukimit

Nr Degët

1 Cikël i Ulët

2 Cikël i Ulët Parashkollor

3 Psikologji

4 Punë Sociale

5 Edukim Fizik



6. Fakulteti i Drejtësisë

Nr Degët

1 Drejtësi



X . UNIVERSITETI I VLORËS



1. Departamenti i Mësuesisë

Nr Degët

1 Cikël i Ulët

2 Parashkollor

3 Pedagogji e Specializuar

4 Matematike- Fizikë

5 Teknologji- Informacioni

6 Gjuhë - Letërsi

7 Anglisht

8 Italisht



2. Fakulteti i Tregtisë



Nr Degët

1 Drejtësi

2 Administrim- Biznes

3 Turizëm



3. Fakulteti i Inxhinierisë Navale



Nr Degët

1 Inxhinieri Navigacioni

2 Inxhinieri Navale



4. Fakulteti i Infermierisë



Nr Degët

1 Infermieri



XI. UNIVERSITETI I DURRËSIT

Nr Degët

1 Administrim-Biznes

2 Turizëm

3 Anglisht

4 Cikël i Ulët

5 Ekspert në Proceset e Formimit

6 Shkolla e lartë Profesionale

7 Asistent ligjor

8 Asistent Administrativ

9 Infermier

10 Ndihmës Dentist

11 Specialist Rrjetash Kompjuterike

12 Menaxhim Ndërtimi

13 Menaxhim Transporti

14 Teknologji Automobilash







25 Mars 2009