Gjithcka duhet te dini mbi komponentet e Matures Shteterore, te vlefshme per llogaritjen e pikeve, gjendet si me poshte, ne menyre te rifreskuar, per shkak te futjes se degeve te reja ne Formularin A2. Keshtu, Ministria e Arsimit dhe Shkences publikoi dje formulen e sivjetme te llogaritjes se pikeve, se bashku me komponentet e kesaj formule. Ato ndryshojne sipas llojit te shkolles (profesionale ose e pergjithshme), apo lendeve me konkurs ose jo. Formula e llogaritjes se pikeve eshte: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (ne varesi te rezultatit qe del). Sipas kesaj formule, M = mesatarja, D1 = provim i detyruar letersia, D2 = provim i detyruar matematika, T1 = provim me zgjedhje 1, T2 = provim me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkolles se kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje. I firmosur nga drejtori i APRIAL, Arben Fagu, udhezimi per plotesimin e formularit A2 sqaron ne detaje te gjithe hapat qe duhet te ndermerren. Se pari, keshillohet qe formulari te plotesohet qarte, pasi ai lexohet me skanim dhe nje gabim i vetem te dhenash, ben qe ai te mos lexohet nga skaneri. Per te marre Formularin A2, maturanti duhet te kete kryer pagesen prej 2000 lekesh ne nje banke te nivelit te dyte dhe te paraqese faturen e pageses se kryer. Faturat dorezohen nga shkollat ne Dar/Za dhe administrohen nga Dar/Za-te. Para se Formulari A2 t’i jepet maturantit, nga mesuesi kujdestar do te plotesohet me pergjegjesi, pa korrigjime nota mesatare. Ky formular, mund dhe duhet te fotokopjohet nga nxenesit, per t’u ushtruar ne plotesimin e sakte te tij, por do te dorezohet origjinali i plotesuar, pasi fotokopja eshte e pavlefshme. Leximi i formularit do te behet ne menyre elektronike. Specialistet keshillojne qe maturantet te kene kujdes ne plotesimin e sakte te Formularit A2. “Studiojeni, konsultohuni, provoni ne fotokopje dhe vetem pasi te jeni te bindur, plotesoni origjinalin. Ju do te shpalleni fitues vetem ne nje program studimi dhe programin e studimit tuaj te preferuar e percaktoni me plotesimin e sakte te Formularit A2”, keshillojne specialistet.


Formula
Formula e llogaritjes se pikeve eshte: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (ne varesi te rezultatit qe del). Sipas kesaj formule, M = mesatarja, D1 = provim i detyruar letersia, D2 = provim i detyruar matematika, T1 = provim me zgjedhje 1, T2 = provim me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkolles se kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje


Perjashtimi per disa dege
Per programet e studimit te Akademise se Arteve, Universitetit te Sporteve te Tiranes, per programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte“ te Universitetit te Shkodres dhe te Universitetit te Elbasanit, per programin e studimit “Arkitekture” te Universitetit Politeknik te Tiranes si edhe per programin e studimit “Pedagogji e specializuar” e Universitetit te Vlores merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve te pranimit. Per programet e studimit te mesiperme, pervec programit te studimit “Pedagogji e Specializuar” dhe “Arkitekture”, nuk merren ne konsiderate rezultatet e provimeve me zgjedhje ne procesin e llogaritjes se pikeve.



D1 KD1 D2 KD2 MES KSH Z1 KZ1 Z2 KZ2 %MAT KNX PKMAX %KONK KONK ND
5,16 0,20 8,22 0,20 5,54 1,40 7,84 1,30 7,05 1,30 20,00 65,00 240,00 80,00 – 1
PIKET 4584,5

D1 – eshte nota e shkallezuar e provimit te pare te detyruar, Letersi;
D2 – eshte nota e shkallezuar e provimit te dyte te detyruar, Matematike;
Z1 – eshte nota e shkallezuar e provimit te pare me zgjedhje;
Z2 – eshte nota e shkallezuar e provimit te dyte me zgjedhje;
MES – eshte nota mesatare e marre nga Formulari A2;
KSH – eshte koeficienti i shkolles
KZ1, KZ2 – jane koeficientet e lendeve me zgjedhje
KD1 dhe KD2 – jane dy koeficiente te vendosur me Udhezimin e MASH per shkollat profesionale dhe social kulturore
%MAT – perqindja qe zene piket e Matures ne programet e studimit me konkurse
PKNX– jane piket qe ka fituar kandidati
PKMAX – jane piket maksimale qe mund te merren ne konkurrim
%KONK – eshte perqindja qe ze konkursi ne Maturen Shteterore.
KONK - vendoset 1 kur llogariten piket ne deget me konkurs dhe 0 pa konkurs
ND - qelize ndihmese ku vendoset 1 (nuk duhet ndryshuar).