Në të 11 universitetet e vendit do të pranohen 27.647 studentë. Qeveria miratoi dje vendimin për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë për vitin akademik 2012-2013. Sipas MASH, rreth 70% e maturantëve do të mund të ulen në auditorë. Kuotat e pranimeve në studimet Bachelor në universitetet publike rriten 10% në krahasim me vitin e shkuar akademik, sqaroi Ministria e Arsimit. Në total janë 306 programe studimi, për të cilat do të garojnë maturantët këtë vit mbi bazën e sistemit të pikëve. Struktura dhe dinamika e pranimeve që propozohet për vitin akademik 2012-2013, u jep prioritet degëve afër tregut të punës që janë të orientuara në IT, shkencat teknike dhe shkencat natyrore. Rreth 1/3 e numrit të kuotave i përkasin IT, shkencave teknike, matematikës dhe fizikës. Kuotat në këto degë kanë pësuar edhe rritjen më të madhe, 16-20%. Vetëm në IT dhe fushat e lidhura me të planifikohen të pranohen rreth 4700 studentë ose rreth 17% e numrit total të kuotave të reja. Kjo i shërben drejtpërdrejt përgatitjes së burimeve njerëzore të mjaftueshme për zhvillimin e Shqipërisë dixhitale, sqaroi MASH. Sipas këtij dikasteri, kuotat e degëve të gjuhëve të huaja zënë rreth 9% (2520 kuota) të numrit total, ku mbi 50% (rreth 1300 kuota) i përkasin gjuhës angleze.


Berisha: Nuk rriten tarifat e studimit

Tarifat e studimit në shkollat e larta nuk do të rriten. Këtë garanci dha dje Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Sipas tij, nga një pjesë e mirë e universiteteve është kërkuar dyfishimi i këtyre tarifave. Berisha e cilësoi të papranueshme, duke theksuar qëndrimin e tij. Kjo qeveri nuk do të miratojë rritje tjetër të tarifave, për sa kohë do ta votojnë qytetarët shqiptarë. Të rrisësh tarifat nga 160 mijë në 330 mijë është një rritje e papranueshme, por ato do të rriten aq sa është inflacioni, tha Kryeministri. Sipas tij, tarifat e propozuara nuk i përshtaten Shqipërisë, por edhe zotimit që ai ka bërë për të mos i shtuar. Zoti ministër, duhet të informosh rektoratet e universiteteve që të mos presin që qeveria të miratojë rritje të tarifave, tha Berisha.


Kuotat per te gjitha deget e universiteteve

Emertimi i programit           Kuotat


Universiteti i Tiranës

Histori    100

Gjeografi    80

Gjuhë – Letërsi    120

Gazetari    85

Biologji    120

Bioteknologji     80

Matematikë    100

Fizikë    100

Informatikë    300

Kimi    100

Kimi dhe Teknologji Ushqimore    100

Kimi Industriale dhe Mjedisore    100

Inxhinieri Mat. Informatike    120

Teknologji Inform. Komunikimi    220

Gjuhë Angleze    200

Gjuhë Frënge    80

Gjuhë Gjermane    80

Gjuhë Italiane    80

Gjuhë Greke    50

Gjuhë Turke    40

Gjuhë Ruse    50

Gjuhë Spanjolle    70

Gjuhë Angleze (Kukës)    50

Gjuhë Angleze (Sarandë)    70

Psikologji    100

Punë Sociale    80

Filozofi    80

Sociologji    80

Shkenca Politike    80

Administrim dhe Politika Sociale    80

Administrim – Biznes    430

Ekonomiks    100

Financë    430

Informatikë Ekonomike    200

Administrim – Biznes (Kukës)    100

Administrim- Biznes ( Sarandë)    150

Mjekësi e Përgjithshme    240

Farmaci    120

Stomatologji    120

Shëndet Publik    40

Infermieri e Përgjithshme    280

Mami    100

Teknik i Lartë Laboratori    80

Fizioterapi    80

Logopedi    30

Imazheri    80

Infermieri e Përgjithshme (Kukës)    100

Infermieri e Përgjithshme (Sarandë)    100

Drejtësi    550


Universiteti Bujqësor i Tiranës

Menaxhim Agrobiznesi    160

Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë)    80

Ekonomi dhe Politikë Agrare    160

Financë Kontabilitet    160

Financë Kontabilitet  (Lushnjë)    100

Menaxhim i Turizmit Rural    80

Mbrojtje Bimësh    80

Hortikulturë    80

Hortikulturë (Lushnjë)    60

Prodhim Bimor    80

Zootekni dhe Biznes Blegtoral    80

Akuakulturë Menaxhim Peshkimi    80

Agromjedis dhe Ekologji    100

Inxhinieri Agrare – Agromekanizim    80

Teknologji Agroushqimore    120

Vreshtari – Enologji    80

Mbarështim Pyjesh    80

Përpunim Druri    100

Mjekësi Veterinare    130

Men.Veterinar (2-vjeçar) Lushnjë    60

Men.Veterinar (2-vjeçar) Gjirokastër    60


Universiteti Politeknik i Tiranës

Inxhinieri  Ndërtimi    170

Inxhinieri Hidroteknike    100

Inxhinieri Mjedisi    100

Arkitekturë (Arkitekt)    120

Arkitekturë (Urbanist)    100

Inxhinieri Gjeodet    100

Inxhinieri Elektrike (Aut. Industrisë)    100

Inxhinieri Elektrike (Energjitikë)    100

Inxhinieri Mekatronike    100

Inxhinieri Fizike    100

Inxhinieri Matematike    100

Inxhinieri Mekanike    150

Inxhinieri Tekstile dhe Modë    70

Inxhinieri Materiale    70

Inxhinieri Ekonomike    100

Inxhinieri Gjeologjike    150

Inxhinieri e Burimeve Natyrore    150

Inxhinieri  Gjeoinformatikë     150

Inxhinieri Gjeomjedis    150

Inxhinieri Elektronike    70

Inxhinieri Informatike    100

Inxhinieri Telekomunikacioni    70


Universiteti Fan Noli  Korçë

Gjuhë – Letërsi    60

Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge    40

Gjuhë Angleze    100

Cikël i Ulët    70

Cikël i Ulët Parashkollor    40

Histori – Gjeografi    70

Cikël i Ulët dhe Anglisht për

Cikël Fillor (Pogradec)    60

Filozofi – Sociologji    80

Matematikë -  Fizikë    80

Matematikë – Informatikë    120

Biologji – Kimi    100

Teknologji Informacioni    120

Infermieri e Përgjithshme    120

Mami( Infermier)    60

Financë – Kontabilitet    140

Menaxhim    140

Marketing    120

Turizëm    100

Turizëm (Pogradec)    80

Agroushqim    70

Agrobiznes    70

Teknologji e Prodhimit Bimor    50

Hortikulturë    50


Universiteti A.Xhuvani Elbasan

Gjuhë – Letërsi    80

Gjuhë -Letërsi Shqipe dhe Frënge    100

Histori – Gjeografi    60

Histori dhe Gjuhë Gjermane    70

Gjeografi dhe Gjuhë Italiane    70

Gjuhë Angleze    130

Gjuhë Gjermane    50

Gjuhë Frënge    50

Gjuhë Italiane    50

Gazetari    50

Gazetari – Anglisht    60

Biologji – Kimi    10

Matematikë – Fizikë    100

Teknologjitë e Informacionit    150

Teknolog Laborant  (2 vjeçar)    60

Fizikë Kompjuterike    60

Infermieri e Përgjithshme    120

Infermieri – Mami    100

Fizioterapi    60

Arsimi Fillor    120

Arsimi Parashkollor    60

Edukim Qytetar    60

Punonjës Social    80

Filozofi – Sociologji    60

Psikologji    70

Edukim Fizik dhe Sporte    50

Administrim – Biznes    150

Financë – Kontabilitet    150

Ekonomia dhe e Drejta    150

Informatikë Ekonomike    150

Ekonomi Turizmi    60

Administrim Biznesi dhe Inxhinieri    60


Universiteti E.Çabej Gjirokastër

Biologji – Kimi    90

Fizikë dhe Teknologji Informacioni    170

Matematikë – Fizikë    170

Matematikë-Informatikë    170

Teknologji Informacioni    200

Infermieri    120

Infermieri Mami    50

Histori – Gjeografi    90

Gjuhë – Letërsi Shqipe    100

Gjuhë Letërs