zirina llambro

Shpallen kuotat e pranimit dhe tarifat për të gjithë shkollat e larta publike në vend. Qeveria miratoi dje propozimet e Ministrisë së Arsimit për numrin e studentëve, që do të ulen në auditorë për vitin e ri akademik. Do të pranohen 21,034 studentë të rinj vetëm në sistemin me kohë të plotë. Për një shkollë të dytë Part-time do të kenë mundësi t’i nisin studimet 300 kandidatë, ndërsa do të transferojnë programet mësimore 700 të tjerë. Sa u përket shtetasve të huaj janë përcaktuar 100 pranime. Gazeta publikon numrin e plotë të kuotave për të gjithë 11 universitetet e vendit. Gjatë marrjes në shqyrtim të projektvendimeve, Kryeministri refuzoi të ndryshojë tarifat e shkollimit. Për disa degë Ministria e Arsimit kishte propozuar që të rriteshin ose dyfishoheshin, por Qeveria nuk dha Ok. “Nuk do të pranohet asnjë rrije e tarifave, pasi për këtë kanë votuar edhe të rinjtë për ne”, tha Berisha. Krahasuar me një vit më parë numri i kuotave nuk ka pësuar ndonjë rritje të ndjeshme, me krahasim të disa degëve kryesisht në rrethe. Në total kemi rreth 1000 vende më shumë për programet e ciklit të parë. Tarifat e shkollimit kanë mbetur të njëjta. Më e larta është 80.000 lekë në Akademinë e Arteve, ndërsa me e ulëta 12.000 lekë në universitetet e rretheve. Ka pasur edhe degë në të cilat numri i pranimeve është reduktuar. Kryesisht në shkencat ekzakte. Me miratimin e kuotave shumë shpejt do të nisë llogaritja e pikëve për secilin kandidat. Fituesit do të shpallen në muajin shtator mbi bazën e vendeve që ka secili fakultet. Edhe pse kanë zgjedhur në formularin A2 10 preferenca për degët e universiteteve, nëse arrijnë të grumbullojnë pikët e nevojshme, maturantët do të shpallen fitues vetëm në njërën prej tyre. Pas kësaj faze do të nisin regjistrimet. Ministria e Arsimit cakton datat për regjistrimin paraprak, ku fituesit duhet të regjistrohen patjetër nëse duan të vijojnë studimet në programin përkatës. Më tej, në një fazë të dytë kryhet regjistrimi përfundimtar. Nga 44 mijë maturantë që nisën këtë vit procesin e maturës shtetërore 11 mijë u s’kualifikuan. Ata nuk do të bëhen pjesë e garës për në universitet, pasi rezultuan ngelës në një prej provimeve të maturës. Numrin më të lartë të mbetësve e shënuan lëndët me zgjedhje. Përgjigjet e këtyre provimeve u publikuan dy ditë më parë nga Ministria e Arsimit. Rreth 7000 nxënës nuk arritën të marrin pikët e nevojshme për t’u konsideruar kalues. Këtë vit për në shkollat e larta konkurrojnë rreth 31 mijë maturantë për rreth 21 mijë kuota pranimi. Një pjesë e tyre edhe pse konkurrojnë në universitetet publik shkollën e lartë e nisin në ato private. Përveç tyre, jo pak maturantë zgjedhin universitetet e huaja për të vijuar studimet. Për herë të parë këtë vit maturantët patën mundësinë e rivlerësimit të testeve të tyre. Por numri i kërkesave nuk ishte shumë i lartë. Ky fakt dëshmoi se korrigjimi ka ardhur drejt përmirësimit.

Kuotat kryesore

Universiteti i Tiranës
Dega                 Kuotat         Tarifa
Histori                110          20.000 l
Gjeografi             110        20.000 l
Gjuhë-letërsi               110        20.000 l
Gazetari            80          20.000 l
Anglisht                190        15.000 l
Frëngjisht            120        15.000 l
Italisht                130        15.000 l
Gjuhë Spanjolle            60        15.000 l
Gjuhë Ruse            40        15.000 l
Gjermanisht            110        15.000 l
Gjuhë letërsi greke         50        15.000 l
Gjuhë Turke            60        15. 000 l
Matematikë            100        15.000 l   
Fizikë                80        15.000 l
Inxh.Mat e info            100        15.000 l
Biologji                120        15.000 l
Kimi                70        15.000 l
Kimi tek dhe ushqimore        70        15.000 l
Kimi industriale            60        15.000 l
Informatikë            180        15.000 l
Punë sociale            120         30.000 l
Filozofi                110        30.000 l
Sociologji             110        30.000 l
Psikologji            100        30.000 l
Shkenca politike        110        30.000 l
Drejtësi                700          30.000 l
Shëndeti publik             20          30.000 l
Mjekësi                250         25.000 l
Stomatologji            80          30.000 l
Farmaci            60         30.000 l
Infermieri            250         25.000 l
Mami                60          25.000 l
Laborator            40          25.000 l
Fizioterapi            40          25.000 l
Logopedi            50        25.000 l
Imazheri            40          25.000 l
Administrim –Biznes         470         25.000 l
Ekonomiks            80          25.000 l   
Finance                470         25.000 l
Info ekonomike             75         25.000 l
Admin biznes(Sarandë)        100        25.000 l
Administrim biznes Kukës     100         25.000 l
TOTALI                5575

UNIVERSITETI POLITEKNIK
Dega                Kuota        Tarifa
Mekanike              170        15.000 l
Inxhi materiale            70        15.000 l
Tekstil dhe modë        70        15.000 l
Inxhineri Elektrike         80        20.000 l
Inxh Elektronike                  40        20.000 l
Inxh informatikë            40        15.000 l
Inxh telekomunikacion        40        15.000 l
Inxh. Mekatronikë        60        15.000 l
Inxh Ndërtimi            160        25.000 l
Inxh Hidroteknike        100        15.000 l
Arkitekturë            100        30.000 l
Inxhi matematike        60        15.000 l
Inxh fizike            60        15.000 l
Inxhiener gjeodet        60        15.000 l
Inxhinieri ambienti        60        15.000 l
Inxhi.ne shkencat e tokës    60        15.000 l    Inxh Gjeoinfromatikë        60        15.000 l
Inxhin. i gjeoburimeve        70        15.000 l
TOTALI                  1430

UNIVERSITETI BUJQËSOR
Dega                Kuota         Tarifa
Menaxhim  Agrobisnes          160        20.000 l
Menaxhim Agrobisnes (Lushnje)    60
Ekonomi p.agrare               170        20.000 l
Finance-kontabilitet         170        20.000 l
Mbrojtje bimësh             110        15.000 l
Hortikulture             110        15.000 l
Pordhim bimor             110        15.000 l
Zooteknike dhe biznes blektoral     110        15.000 l
Akuakulturë dhe M.peshku      110        15.000 l
Agro-mjedis dhe Ekologji     110        15.000 l
Tek. Agroushqimore         110        15.000 l
Vreshtari dhe enologji        70        15.000 l
Inxhinieri pyjesh             90        20.000 l
Inxhinieri. p.druri        90        20.000 l
Mjekësi Veterinare         130        20.000 l
Agro-mekanizëm        60        20.000 l
TOTALI                 1885
UNIVERSITETI I ELBASANIT
Dega                 Kuota          Tarifa
Histori-Gjeografi         100        12.000 l
Gjuhë-letërsi               120        15.000 l
Gazetari            100         15.000 l
Edukim Qytetar            110        12.000 l
Anglisht                120        12.000 l
Frëngjisht            65        12.000 l
Italisht                75        12.000 l
Gjermanisht            60        12.000 l
Cikli i ulët               200            12.000 l
Cikli i ulët parashkollor        100        12.000 l
Edukim Fizik dhe sporte        50        12.000 l
Matematike-Fizikë        130        12.000 l
Biologji(Kimi)            120        12.000 l
Punë sociale            110        15.000 l
Teknologji informacioni         60         15.000 l
Filozofi- Sociologji         110        15.000 l
Psikologji            100        15.000 l
Infermieri            150        15.000 l
Mami                100        15.000 l
Administrim –Biznes         100        15.000 l
Ekonomi dhe e drejta        100        15.000 l
Finance kontabilitet         100        15.000 l
TOTALI                 2280

Universiteti i Gjirokastrës
Dega                Kuota         Tarifa
Histori-Gjeografi         100          12.000 l
Gjuhë-letërsi               100        12.000 l
Anglisht                100        12.000 l
Italisht                80        12.000 l
Gjuhë letërsi greke        60        12.000 l
Cikli i ulët                      80        12.000 l
Cikli i ulët parashkollor        80        12.000 l   
Matematike-Fizikë        90        12.000 l
Biologji(Kimi)            90        12.000 l
Matematikë-informatikë        120        12.000 l
Infermieri            100        12.000 l
Administrim publik        80        12.000 l
Finance kontabilitet        100        12.000 l
Turizëm            45        12.000 l
TOTALI                 1215       

Universiteti i Korçës
Dega                Kuota         Tarifa
Gjuhë-letërsi               90        12.000 l
Anglisht                60        12.000 l
Cikli i ulët                       80        12.000 l
Cikli i ulët parashkollor        60        12.000 l
Matematikë-informatikë        65        12.000 l
Matematikë-Fizikë        80        12.000 l
Filozofi-sociologji         90        12.000 l
Infermieri            130        12.000 l
Mami                60        12.000 l
Administrim –Biznes         100        12.000 l
Finance                110        12.000 l
Turizëm                     90        12.000 l
Turizëm (Pogradec)        60        12.000
Marketing             90        12.000 l
Agrobiznes             60        12.000 l
Hortikulturë            60        12.000 l
Agro-ushqim            70        12.000 l
Teknologjie prodhimit bimor    60         12.000 l
TOTALI                 1415   

Universiteti i Shkodrës
Dega                 Kuota         Tarifa
Histori                110        12.000 l
Gjeografi             110        12.000 l
Gjuhë-letërsi               120         15.000 l
Gazetari            80         15.000 l
Anglisht                70        12.000 l
Frëngjisht            70        12.000 l
Italisht                80        12.000 l
Gjermanisht            70        12.000 l
Cikli i ulët                      100        12.000 l
Cikli i ulët parashkollor         60        12.000 l   
Fizkulturë            70        12.000 l
Matematikë            60        12.000 l
Fizikë                50        12.000 l
Biologji(Kimi)            120        12.000 l
Informatikë            70        12.000 l
Punë sociale            70        15.000 l
Psikologji            80        15.000 l
Drejtësi                200        16.000 l
Infermieri            90        12.000 l
Mami                75        12.000 l
Fizioterapi            35         12.000 l
Administrim –Biznes         100        12.000 l
Finance-kontabilitet         100        12.000 l
Turizëm                     100         12.000 l
TOTALI                  2350

Universiteti i Vlorës
Dega                Kuota         Tarifa
Gjuhë-letërsi               150        15.000 l
Anglisht                160        12.000 l
Italisht                160        12.000 l
Cikli i ulët                      130        12.000 l
Cikli i ulët parashkollor        100        12.000 l
Matematikë             150        12.000 l
Matematike informatikë         250        12.000 l
Informatikë ‘            250        12.000 l
Drejtësi                 120        20.000 l
Infermieri             250        12.000 l  
Pedagogji e specializuar    50         12.000 l
Administrim –Biznes         240        12.000 l
Turizëm                     160        12.000 l
Inxh. Navigacioni        200        12.000 l
Inxh. mekanike             200        12.000 l
TOTALI                 2670

Akademia e Arteve
Dega                Kuota        Tarifa
Regji filmi dhe TV          10        80.000 l
Aktrim                    12        30.000 l
Regji                8        30.000 l
Skenografi-kostumografi    12        30.000 l
Koreografi            12        30.000 l
Pikturë                50        30.000 l
Skulpturë            10         30.000 l
Muzikologji            3        30.000 l
Kompozim            3        30.000 l
Dirigjim                3        30.000 l
Piano                6        30.000 l
Violinë                10         30.000 l
Violonçel            6        30.000 l
Violë                6         30.000 l
Kitare                4        30.000 l
Kontrabas            3        30.000 l
Flaut                3        30.000 l
Oboe                3        30.000 l
Klarinetë            3        30.000 l
Fagot                3        30.000 l
Korno                230        30.000 l
Trombë                5        30.000 l
Trombone            4        30.000 l
Bastub                3        30.000 l
Këngëtare            15         30.000 l
TOTALI                217

AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE
Dega                Kuota        Tarifa
Fizkulturë             150          20.000 l
Totali 150

Universiteti i Durrësit
Dega                Kuota         Tarifa   
Anglisht                 100         15.000 l
Cikli i ulët             100        15.000 l   
Shkenca të Administrimit      150         15.000 l        Menaxhim Turizmi         100        15.000 l
Espert në Proc, Form         70        15.000 l
Spec. Rrjetash Kopjuterike     60        15.000 l
Menaxhim Ndërtimi         45        15.000 l
Menaxhim Transporti         45        15.000 l
Teknologji Automobilash        45        15.000 l
Asistent Ligjor             45        15.000 l
Asistent Administrativ        45        15.000 l
Infermieri            60        15.000 l
Ndihmës dentist            30        15.000 l