Ka perfunduar ankthi i pritjes per te gjithe kandidatet e pranimeve ne universitete. MASH ka bere publik te gjithe fituesit ne programet institucioneve te arsimit te larte. Ashtu sikunder veproi edhe gjate publikimit te rezultateve te provimeve te matures MASH nuk ka bere publike emrat e fituesve po numrin e identifikimit qe cdo maturant kandidat ka pasur.





Fituesit gjejne ne lista numrin e identifikimit piket e perllogaritura nga APPRIAL si dhe numrin e preferences per lenden ne te cilen jane shpallur fitues. Pas kesaj fituesit do ti nenshtrohen procesit te regjistrimit i cili kete vit do te zhvillohet ne tri faza regjistrimi paraprak i ndermjetem si dhe regjistrimi perfundimtar.



Te gjithe studentet fitues sipas degeve duhet te regjistrohen paraprakisht prane sekretarive mesimore te fakulteteve nga data 14 deri 19 shtator 2010 nga ora 800 -1800. Per regjistrimin paraprak kandidati duhet te paraqitet personalisht prane sekretarive mesimore dhe te dorezoje dosjen individuale me dokumentet origjinale.





Dosja duhet te permbaje deftesen e pjekurise ne mungese te origjinalit vertetim me liste notash me fotografi ose dokument me fotografi i leshuar nga Arkivi i Shtetit me notat perkatese te nenshkruara nga drejtori i shkolles dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale Zyres Arsimore dokument identifikimi leternjoftim ose pasaporte dhe fotokopje te tyre dy fotografi si dhe mandati i arketimit te tarifes se regjistrimit prej 1550 leke te paguar ne nje nga bankat e nivelit te dyte. Kandidatet te cilet nuk kryejne regjistrimin paraprak brenda datave te percaktuara ne kete udhezim humbasin te drejten e regjistrimit dhe te vazhdimit te procesit ne dy fazat e tjera.