31/05/2005  “Cheetos Pizza" produkte te kompanisë “Tasty Foods”, sjellë nga Greqia


Ushqime kancerogjene në Shqipëri. Produktet janë prodhuar në Greqi nga një kompani e këtij vendi dhe Shqipëria është një ndër katër shtetet që ka konsumuar këto mallra me rrezikshmëri të lartë për jetën. Media greke dhe ajo bullgare kanë bërë të ditur dje se përbërës kancerogjene, janë gjetur në disa produkte ushqimore me baze miellin në tregun grek ofruar në tregun bullgar. Media bullgare, ka cituar atë greke e cila thotë se compania “Tasty Foods” ka prodhur brumë të picave mjaft të rrezikshëm.


Gazeta greke


Sipas gazetës së përditëshme greke “Kathimerini” është tërhequr nga tregu një produkt ushqimor shumë popullor ndër moshat e reja “Cheetos pizza” i firmës së mirënjohur Tasty Food, në të cilën është gjetur një agjent kimik i ndaluar Para red. Agjenti Para red, i cili është përgjegjës për shkaktimin e sëmundjes së rëndë të kancerit, është i ndaluar në mënyrë kategorike për tu përdorur për produkte ushqimore. Për këtë janë tërhequr ushqime nga vende të ndryshme të komunitetit europian. Ky element i rrezikshëm ka qenë në përbërjen e një lloji “erëze” Pizza Spice (Pica Spajs) i cili ishte importuar nga shoqëria greke nga Hollanda. Për këtë arsye është bllokuar produkti i mirënjohur “Cheetos pizza” i firmës Tasty Food. Nga Hollandia janë importuar gjithsej 1,5 tonë Pizza Spices nga të cilat janë përdorur për përdorimin e “Cheetos pizza” më tepër se gjysma e sasisë, pra gati 750 kg. Ky produkt është shpërndarë në Greqi si dhe është eksportuar në Shqipëri, Bosnjë e Bullgari.


Përbërësi


Përbërësi kancerogjen i ngjyrës i quajtur "Para Red" përdoret në “Cheetos Pizza” dhe ky produkt është ndaluar nga Bashkimi Evropian. Media thotë se ky lloj prodhimi brumi është shitur në Greqi, Bullgari, Shqipëri dhe Bosnja Hercegovinë. Lajmi i sapo dhënë nga fqinjët ka sjellë alarmin në tregun shqiptar për sa i takon kontrollit të mallrave ushqimorë. Po sipas medias helene dhe bullgare artikujt përdoren në shitjet ambulantenë brumëra e në disa raste picash. Rrezikshmëriua e këtij ushqimi është vdekjeprurëse. Katër vendet ku tregjet kanë ushqime me miell kancerogjen, si dhe mallra të kompanisë prodhuese të tyre, nuk dihet se sa kohë ka që tregtojnë artikujt të tillë.