V E N D I M


PëR


RRITJEN E PENSIONEVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutes dhe të nenit 88, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republiken e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Rritjen, në masën 4, për qind të:


a) pensioneve të plota, të pjesshme dhe të parakohshme të pleqërisë, pensioneve për merita të veçanta dhe për vjetërsi shërbimi, të caktuara sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar pensionet e caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;


b) pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;


c) shtesës mujore, të përfituar në përputhje me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”;


ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994;


d) shtesës mbi pension, të dhënë në përputhje me nenin 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.


Rritjen, në masën 6 për qind të pensioneve të plota, të pjesshme dhe të reduktuara të invaliditetit, të invaliditetit nga aksidente në punë dhe sëmundje profesionale dhe të pensioneve familjare, të caktuara sipas ligjit nr.4171, datë 3.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar pensionet e caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.


Rritjen në masën 6 për qind të shtesave mbi pension, të dhëna në përputhje me nenet 38, 39 dhe 48 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe me nenin 24 të ligjit nr.4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.


Rritjen, në masën 10 për qind, të:


a) pensioneve të plota dhe të pjesshme të pleqërisë, të pensioneve të invaliditetit, dhe pensioneve familjare, të caktuara në përputhje me ligjin nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;


b) pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;


c) pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të cilat pas kësaj rritjeje nuk mund të jenë më të larta se 10 690 (dhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë) lekë në muaj, që është shuma bazë e pensionit.



Rritjen, sipas përcaktimeve të pikave 1, 2, 3 dhe 4, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet të cilat caktohen nga data 1 korrik 2010 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit apo trajtimit, të jetë deri më 30 qershor 2010, përfshirë edhe këtë datë.


Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96, të këtij ligji, që kanë datë fillimi nga 1 korriku 2010 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 10 690 (dhjetëmijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë) lekë në muaj dhe më shumë se 21 380 (njëzet e një mijë e treqind e tetëdhjetë) lekë në muaj.


Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1 korriku i vitit 2010 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 6 980 (gjashtë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë) lekë në muaj, por jo më shumë 10 690 (dhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë) lekë në muaj, që është shuma bazë e pensionit.


Pensionistët që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, të caktuara sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, edhe pas rritjes së pensionit të përcaktuar në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij vendimi, do të vazhdojnë të marrin kompensimin e të ardhurave, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve” dhe nr. 415, datë 27.4.2009, “ Për rritjen e pensioneve”.


Pensionistët që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, të caktuara sipas ligjeve nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; dhe sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, edhe pas rritjes së pensionit në masën e përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, do të vazhdojnë të marrin kompensimin e të ardhurave në masën e përfituar nga zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”.


Pas rritjes së pensionit sipas përcaktimeve të shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, kompensohen me:


a) 200 (dyqind) lekë në muaj, pensionistët që përfitojnë pension të plotë pleqërie minimal, të caktuar sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore te Shqipërisë”, dhe nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur të ardhurat mujore nga pensioni dhe nga kompensimet, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr. 471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, dhe nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, janë deri në 12 640 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet) lekë. Pas përfitimit të këtij kompensimi të ardhurat minimale rezultojnë të rritura me 6 për qind;


b) deri në 200 (dyqind) lekë në muaj, por në përpjesëtim të pensionit individual me pensionin e plotë minimal, pensionistët që përfitojnë pension të pjesshëm pleqërie, të caktuar sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur masa e pensionit të pjesshëm është deri në 10 689 (dhjetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë në muaj. Këta pensionistë do të vazhdojnë të përfitojnë kompensimin e llogaritur sipas vendimeve të Këshillit te Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr. 471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, dhe nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”;


c) deri në 200 (dyqind) lekë në muaj, pensionistët që marrin pension pleqërie qyteti më të lartë se pensioni minimal, kur masën e pensionit pas rritjes plus kompensimet, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave, nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr. 471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, dhe nr. 415, datë 27.4.2009 “ Për rritjen e pensioneve”, e kanë nga 12 641 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e një) deri në shumën 12 840 (dymbëdhjetë mijë e tetëqind e dyzet) lekë në muaj.



Kompensimin deri në 200 (dyqind) lekë në muaj e përfitojnë edhe pensionistët që do të marrin pensione pleqërie, pensione invaliditeti dhe pensione familjare, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, me datë fillimi nga 1 korriku i vitit 2010 e në vazhdim, kur shuma e të ardhurave mujore që lidhen me pensionin e plotë është deri në 12 840 (dymbëdhjetë mijë e tetëqind e dyzet) lekë.


Pas rritjes së pensioneve sipas pikave 1 e 4 dhe zbatimit të kompensimeve sipas pikave 10 e 11, të këtij vendimi, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të pleqërisë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 12 840 (dymbëdhjetë mijë e tetëqind e dyzet) lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e plota në fshat nuk mund të jenë më pak se 7 870 (shtatë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) lekë në muaj.


Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përllogariten në shumën prej 1912 milionë lekësh dhe përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit të vitit 2010, për rritjen e pensioneve.


Shpenzimet për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a., për 0.75 për qind në muaj, përllogariten në shumën 14 milionë lekë dhe përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit, të vitit 2010.


Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për nxjerrjen e udhëzimeve teknike dhe për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2010.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA


30/06/2010