V E N D I M PËR MIRATIMIN E MANUALEVE TEKNIKE TË ÇMIMEVE TË PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË ANALIZAVE TEKNIKE TË TYRE


Në mbështetje të nenit 100  të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,  Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre, sipas teksteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi, që do të përdoren në përcaktimin e fondit limit të objekteve, në sektorin e administratës publike.


2. Ministria e Financave të dërgojë të dhënat për çmimet mesatare të tregut të katër elementeve të strukturës së kostos, të nevojshme për përditësimin e çmimeve të manualit.


3. Çmimet e  zërave të punimeve, të përcaktuara në manualet teknike, janë orientuese dhe referuese për planifikimin e buxhetit vjetor.


4. Mënyra e miratuar e analizës teknike të përdoret si bazë edhe për programin kumpjuterik të llogaritjes së kostos nga shoqëritë sipërmarrëse.


5. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M N I S T R I


SALI BERISHA


10/10/2008