V E N D I M 



PËR 



PËRCAKTIMIN E NIVELIT TË FIROVE TË LEJUARA GJATË PROCESIT TË PËRPUNIM-MANIPULIMIT TË DUHANIT


 


 


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 21,  të ligjit nr.8438,  datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, dhe të neneve 16 e 25, të ligjit nr.8691, datë 16.11.2000, “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave


 


V E N D O S I :


 


1.     Mbeturinat e pashfrytëzuara, që krijohen në proceset e magazinimit, të përpunim-manipulimit të duhanit, si dhe humbjet e lëndës së thatë, si pasojë e shndërrimeve biokimike gjatë fermentimit, përbëjnë atë që quhet firo e lejuar.


 


Në procesin e përgatitjes së duhanit për treg, firot krijohen gjatë:


 


a)     ruajtjes në magazinë;


b)     përpunim-manipulimit dhe përgatitjes së tongave;


c)     fermentimit.


 


 


 


  a) Firo të lejuara gjatë ruajtjes në magazinë janë humbjet nga:


 


·         procesi natyral i fermentimit;


·         dëmtimet mekanike, në rrotullimin e dengjeve, për efekt ajrosjeje (allaburi);


·         myku i gjetheve të duhanit.


 


                  b) Firo të lejuara gjatë përpunim-manipulimit janë humbjet:


 


·         gjatë ventilimit të gjetheve (largim të lëndëve inerte);


·         nga dëmtimet mekanike, gjatë seleksionimit dhe përpunimit të duhanit;


·         nga dëmtimet mekanike, gjatë bërjes së tongave.


 


                   c) Firo të lejuara gjatë fermentimit janë humbjet:


 


·         për efekt të procesit artificial të fermentimit;


·         nga dëmtimet mekanike, gjatë përpunimit të tongave para, gjatë dhe pas fermentimit.


 


2.     Niveli i firove të lejuara gjatë proceseve të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për duhanet e tipit “Oriental” është, si më poshtë vijon:


 


a)        Gjatë ruajtjes në magazinë                  deri 2.5%;


b)       Gjatë përpunim-manipulimit                deri         5.3%;


c)        Gjatë fermentimit                                   deri 3.2%;


ç)  Gjithsej                                                        deri 11%.


 


3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.


 


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


 


 


K R Y E M I N I S T R I


 


 


SALI  BERISHA


18/06/2009