V E N D I M


PëR


PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR PëRDORIMIN DHE SHFRYTëZIMIN E TOKAVE BUJQëSORE Të PAKULTIVUARA”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Propozimin e projektligjit “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



P R O J E K T L I GJ



PëR


PëRDORIMIN DHE SHFRYTëZIMIN E TOKAVE BUJQëSORE Të PAKULTIVUARA


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë


V E N D O S I:


KREU I
DISPOZITA Të PëRGJITHSHME


Neni 1
Qëllimi


Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat dhe procedurat për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara, për të garantuar funksionin social të pronës, në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe rural.


Neni 2
Objekti


Objekt i këtij ligji janë:


a) Tokat bujqësore, në pronësi private, të zërit kadastral “arë”, që figurojnë si të tilla në regjistrat kadastralë shtetërorë, në seksionin e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, (më poshtë SAMT), në qark;
b) Tokat bujqësore, në pronësi private, të zërit kadastral “vreshta”, “pemëtore” dhe “ullishte”, që figurojnë si të tilla në regjistrat kadastralë shtetërorë, në SAMT, në qark, por që nga verifikimet e kryera, sipas dispozitave vijuese të këtij ligji, nuk rezultojnë të kenë bimë hardhie, drurë frutorë dhe ullinj.
c) Tokat në përdorim, sipas përcaktimit të nenit 15, të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar.


Neni 3
Përkufizime


Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:


a) “Tokë bujqësore”, ka kuptimin e përcaktuar në pikën 3, të nenit 2, të ligjit nr.9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”;
b) “Tokë bujqësore e zërit kadastral “arë””, ka kuptimin e të gjithë sipërfaqes së tokës bujqësore të destinuar për t’u mbjellë me bimë arash dhe që figuron si e tillë në regjistrat kadastralë shtetërorë;
c) “Tokë bujqësore e zërit kadastral “vreshta”, “pemëtore” dhe “ullishte””, ka kuptimin e të gjithë sipërfaqes së tokës bujqësore të mbjellë me hardhi, dru frutorë dhe ullinj dhe që figuron si e tillë në regjistrat kadastralë shtetërorë;
d) “Përdorim dhe shfrytëzim i tokës bujqësore”, është veprimtaria, që ushtron për çdo vit pronari ose poseduesi i ligjshëm i tokës, për punimin, mbjelljen dhe kultivimin e bimëve bujqësore, në përputhje me praktikat e mira bujqësore, për marrjen e produkteve të dobishme prej tyre;
e) “Tokë bujqësore e pakultivuar” është toka bujqësore e cila nuk është përdorur dhe shfrytëzuar për qëllime bujqësore, nga pronari ose poseduesi i ligjshëm, për të paktën 2 vjet.



KREU II
EVIDENTIMI DHE PëRCAKTIMI I TOKAVE Të PAKULTIVUARA


Neni 4
Komisioni i evidentimit të tokave të pakultivuara


Për evidentimin e tokave bujqësore të pakultivuara, pranë çdo komune dhe/ose bashkie, krijohet dhe funksion komisioni, me këtë përbërje:


- përgjegjësi i zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës,
(ZMMT), të komunës dhe/ose bashkisë kryetar;
- përfaqësuesi i drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit
dhe mbrojtjes së konsumatorit (DRBUMK), anëtar;
- kryetari i fshatit përkatës, anëtar.



Neni 5
Mënyra e evidentimit të tokave të pakultivuara


Komisioni bën çdo vit, brenda 15 shtatorit, verifikimin e sipërfaqeve të tokave të pakultivuara për çdo fshat. Verifikimi bëhet duke u bazuar në këqyrjen fizike të sipërfaqes së tokës, në të dhënat kadastrale dhe në informacionin e siguruar nga vetë pronari i saj. Në mungesë të pronarit, komisioni mund të siguroje informacion nga pronarët kufitarë, të afërm të tij apo banorë të tjerë të fshatit.


Rezultatet e verifikimit, për çdo pronar ose posedues të ligjshëm, pasqyrohen në një dokument, forma dhe përmbajtja e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.


Dokumenti i verifikimit i paraqitet kryetarit të komunës dhe/ose bashkisë brenda datës 30 shtator të çdo viti.



Neni 6
Shpallja e listës së tokave të pakultivuara dhe paraqitja e ankesave


Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë publikon, brenda datës 15 tetor të çdo viti, listën emërore të pronarëve ose poseduesve të ligjshëm me sipërfaqet përkatëse të tokave, të evidentuara si të pakultivuara në çdo fshat. Kjo listë afishohet, për një afat prej 45 ditësh, në qendër të komunës dhe në fshatin përkatës.


Për efekt të zbatimit të këtij ligji, afishimi i listës së mësipërme përbën njoftim zyrtar të çdo pronari ose poseduesi të ligjshëm.


Brenda kësaj periudhe, pronarët, emrat e të cilëve përfshihen në listë, kanë të drejtë të paraqesin ankesë, me shkrim, pranë kryetarit të komunës dhe/ose bashkisë, për saktësinë e evidentimit të kryer nga komisioni.


Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë shqyrton ankesat e paraqitura, rast pas rasti, brenda 5 ditëve nga marrja e ankesës.


Neni 7
Vendimi për klasifikimin e tokave të pakultivuara


Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë përgatit dokumentacionin e evidentimit të tokave të pakultivuara dhe ia paraqet këshillit të komunës dhe/ose bashkisë për shqyrtim dhe vendimmarrje për klasifikimin e tyre si të tilla. Shqyrtimi bëhet brenda 15 janarit të vitit pasardhës.
Këshilli i komunës dhe/ose bashkisë merr vendimet përkatëse për çdo fshat, të cilat përmbajnë identitetin e pronarit ose poseduesit të ligjshëm dhe sipërfaqen përkatëse të tokës, që klasifikohet e pakultivuar.


Vendimi i këshillit të komunës dhe/ose bashkisë përbën njëkohësisht autorizim për kryetarin e komunës dhe/ose bashkisë për t’ua dhënë me qira këto toka subjekteve kërkuese.


Vendimi i këshillit të komunës dhe/ose bashkisë publikohet (shpallet) në vende të dukshme në qendër të komunës dhe/ose bashkisë si dhe në qendër të çdo fshati. Kur është e mundshme këto vendime publikohen edhe në median lokale.



KREU III


RIFILLIMI I KULTIVIMIT Të TOKëS NGA PRONARI OSE POSEDUESI I LIGJSHëM


Neni 8
Kërkesa e pronarit dhe poseduesit të ligjshëm për të kultivuar tokën


Pronari ose poseduesi i ligjshëm i sipërfaqeve të tokave të pakultivuara, të përfshira në vendim, mund t’i paraqesë një kërkesë me shkrim komunës dhe/ose bashkisë, brenda 31 janarit, në të cilën merr përsipër detyrimin për të kultivuar këtë tokë, duke i bashkëlidhur kërkesës një plan për përdorimin e tokës, përfshirë kulturën bujqësore, sipërfaqen dhe afatet e kultivimit.


Neni 9
Miratimi i kërkesës


Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë, brenda 5 ditëve nga paraqitja e kërkesës, ia përcjell për miratim këshillit të komunës dhe/ose bashkisë, i cili bën korrigjimin përkatës në listën e tokave të pakultivuara, për sipërfaqen e kërkuar për t’u mbjellë.


Neni 10
Pasojat e mosrealizimit të planit të përdorimit të tokës


Komisioni i evidentimit të tokave të pakultivuara ndjek realizimin e planit të përdorimit të tokës dhe informon kryetarin e komunës dhe/ose bashkisë.


Kur pronari ose poseduesi i ligjshëm i tokës nuk realizon planin e përdorimit të tokës brenda afateve të përcaktuara, toka konsiderohet e klasifikuar si e pakultivuar.



KREU IV
RREGULLAT PëR DHëNIEN ME QIRA TE TOKAVE BUJQëSORE Të PAKULTIVUARA


Neni 11
Dhënia me qira për mbjellje dhe afati


Tokat e klasifikuara si toka të pakultivuara, sipas përcaktimeve të neneve 7 dhe 10, të këtij ligji, u jepen me qira të tretëve, vetëm për kultivimin e bimëve të arave, për jo më shumë se 5 vjet.


Për tokat objekt i shkronjës “c”, të nenit 2, të këtij ligji, afati i qiradhënies është njëvjeçar, me të drejtë përsëritjeje.


Pronari ose poseduesi i ligjshëm i tokës nuk ka drejtë të bëjë kërkesë për kultivimin e kësaj toke deri në përfundim të afatit të përcaktuar në kontratën përkatëse të qirasë.


Me mbarimin e kontratës së qirasë, komuna dhe/ose bashkia ka të drejten e qiradhënies së kësaj toke, nëse pronari ose poseduesi i ligjshëm nuk ka ushtruar kërkesë për kultivimin e saj.


Neni 12
Autoriteti qiradhënes dhe procedurat


Komuna dhe/ose bashkia është autoriteti qiradhënes i tokave bujqësore të pakultivuara, të përcaktuara në nenin 7, të këtij ligji.


Për dhënien me qira të këtyre tokave pranë çdo kumune dhe/ose bashkie krijohet bordi i qiradhënies (BQ) me këtë përbërje:
- kryetari i komunës dhe/ose bashkisë kryetar;
- një përfaqësues i DRBUMK-së anëtar;
- një përfaqesues të SAMT-së në qark anëtar;
- përgjegjesi i zyrës së financës të komunës dhe /ose bashkisë
ose një jurist anëtar;
- përgjegjësi i ZMMT-së në komunë dhe /ose bashki sekretar.


Detyrat, përgjegjësitë e BQ-së, procedurat e dhënies me qira të tokave të pakultivuara dhe kontrata tip përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.



Neni 13
Subjektet qiramarrëse të tokave bujqësore të pakultivuara


Subjekte të qiramarrjes së tokave bujqësore të pakultivuara janë personat fizikë e juridikë, vendas dhe të huaj, që shprehin interes, me shkrim, për këtë veprimtari, pranë komunës dhe /ose bashkisë përkatëse.


Shprehja e interesit përmban përshkrimin e veprimtarisë bujqësore që subjekti do të kryejë. Subjekti qiramarrës ka për detyrim ta përdorë tokën bujqësore në përputhje me praktikat e mira bujqësore dhe të shfrytëzimit të saj, sipas përcaktimeve të neneve 16, 17 dhe 18, të ligjit nr.9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.


Neni 14
Mënyrat e dhënies me qira tokave bujqësore të pakultivuara


Mënyrat e dhënies me qira tokave bujqësore të pakultivuara janë:
a) pa ankand, në rastin kur paraqitet një kërkesë e vetme;
b) me ankand, në rastin kur paraqitet më shume së një kërkesë.


Neni 15
çmimi minimal i dhënies së tokës me qira


çmimi minimal, për dhënien me qira të tokës bujqësore të pakultivuar, të jetë 30% më i ulët se vlera e qirasë vjetore të tokave bujqësore, të përcaktuar në pikën 2, të vendimit nr.830, datë 28.12.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e llogaritjes së vlerës vjetore të qirasë së tokave bujqësore, pyjore, me bimë pyjore, livadheve dhe kullotave, pasuri shtetërore”.


Neni 16
Pagesa e qirasë


Qiramarrësi paguan vlerën e qirasë për çdo vit pranë komunës dhe/ose bashkisë. Pagesa e parë bëhet me nënshkrimin e kontratës, pagesat e tjera bëhen mbas çdo viti.


Neni 17
Përdorimi i të ardhurave të krijuara nga qiradhënia


Të ardhurat, që krijohen nga qiradhënia e tokave të pakultivuara, ndahen, si më poshtë vijon:
a) 80 për qind, në dobi të pronarit apo poseduesit të ligjshëm të tokës; nga shuma e së cilës komuna dhe/ose bashkia mban vlerën e taksës vjetore mbi tokën;
b) 20 për qind, në dobi të komunës dhe/ose bashkisë për mbulimin e shpenzimeve administrative që lidhen me zbatimin e këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.


Rregullat për administrimin dhe shpërndarjen e këtyre të ardhurave përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.


Neni 18
Njoftimi i pronarit ose poseduesit të ligjshëm


Mbas lidhjes së kontratës ndërmjet qiradhënësit dhe qiramarrësit, komuna dhe/ose bashkia bën njoftimin zyrtar të pronarit ose poseduesit të ligjshëm të tokës bujqësore të pakultivuar.


Njoftimi përmban identitetin e qiramarrësit, llojin e veprimtarisë që ai do të kryejë, çmimin e qiradhënies dhe kohëzgjatjen e kësaj kontrate.



KREU V
INFORMIMI DHE MONITORIMI


Neni 19
Detyrimi për informim


Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë dërgon pranë DRBUMK dhe këshillit të qarkut, brenda muajit janar, informacion me shkrim për vitin paraardhës, për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara. Forma dhe përmbajtja e informacionit përcaktohen me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.


Neni 20
Monitorimi


Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit monitoron procesin e përdorimit dhe shfrytëzimit të tokave të pakultivuara.


Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, mbi bazën e informacioneve të marra dhe kontrolleve periodike të ushtruara nga strukturat vartëse, i propozon Këshillit të Ministrave dhe organeve të tjera përkatëse marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e dispozitave të këtij ligji.



KREU VI
KUNDëRVAJTJET ADMINISTRATIVE


Neni 21
Kundërvajtjet administrative dhe sanksionet


1. Sipas këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:

a) mospjesëmarrja në veprimtaritë e komisionit të evidentimit të tokave të pakultivuara, sipas përcaktimit të nenit 4, të këtij ligji.
b) mospërmbushja e rregullt e detyrimeve të përcaktuara në nenin 5, të këtij ligji.


2. Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë:


a) vendos gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) - 40 000 (dyzet mijë) lekë për kryetarin e fshatit, për kundërvajtje administrative, të përcaktuara në shkronjën “a” dhe “b” të pikës 1, të këtij neni;
b) i propozon kryetarit të këshillit të qarkut dhe drejtorit të DRBUMK – së vendosjen e gjobës nga 10 000 (dhjetë mijë) - 40 000 (dyzet mijë) lekë ndaj përfaqësuesve të këtyre institucioneve, në përbërje të komisionit të evidentimit të tokave të pakultivuara, për kundërvajtje administrative, të përcaktuara në shkronjën “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij neni.
Kryetari i këshillit të qarkut dhe drejtori i DRBUMK janë të detyruar të miratojnë propozimin e kryetarit të komunës dhe /ose bashkisë për vendosjen e gjobës.


Neni 22
Ankimimi


Kundërvajtësi, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit për vendosjen e gjobës, mund të bëjë ankim në gjykatën e rrethit gjyqësor.
Ekzekutimi i vendimeve kryhet sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993, “Për kundërvajtjet adminsitrative”, të ndryshuar.


KREU VII
DISPOZITA KALIMTARE DHE Të FUNDIT


Neni 23
Fillimi i ushtrimit të kompetencave


Fillimi i ushtrimit të kompetencave, në vitin e parë mbas hyrjes në fuqi të këtij ligji, është si vijon:


1. Për efekt të zbatimit të nenit 4, të këtij ligji, kryetari i komunës dhe/ose bashkisë krijon komisionin e evidentimit të tokave të pakultivuara brenda 2 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.


2. Për efekt të zbatimit të nenit 5, të këtij ligji, komisioni i evidentimit të tokave të pakultivuara kryen verifikimin e përdorimit dhe shfrytëzimit të tokës bujqësore nga pronarët dhe poseduesit e ligjshëm të saj për vitet 2008 dhe 2009. Verifikimi, evidentimi dhe dorëzimi i dokumentacionit te kryetari i komunës dhe/ose bashkisë bëhet brenda 2 muajve nga data e krijimit të komisionit.


3. Për efekt të zbatimit të nenit 6, të këtij ligji, kryetari i komunës dhe/ose bashkisë, brenda 15 ditëve nga dorëzimi i dokumentacionit nga komisioni, bën shpalljen e listës së pronarëve me sipërfaqet përkatëse të tokave të pakultivuara, me kohëzgjatje të afishimit prej 45 ditësh.


4. Për efekt të zbatimit të nenit 7, të këtij ligji, kryetari i komunës dhe/ose bashkisë, 5 ditë pas përfundimit të afatit të shpalljes, i paraqet për shqyrtim dhe vendimmarrje këshillit të komunës dhe/ose bashkisë dokumentacionin e evidentimit të tokave të pakultivuara, të shqyrtuar prej tij, përfshirë edhe ankesat e mundshme të pronarëve ose të posedueve të ligjshëm.


5. Për efekt të zbatimit të nenit 7, të këtij ligji, këshilli i komunës dhe/ose bashkisë shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe merr vendime për klasifikimin e tokave bujqësore të pakultivuara, brenda një muaji nga data e marrjes së tij. Vendimi i jepet për ekzekutim kryetarit të komunës dhe/ose bashkisë.


Neni 24
Nxjerja e akteve nënligjore


Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të nenit 12, të këtij ligji.
Ngarkohet ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 5 dhe 19, të këtij ligji.


Ngarkohet ministri i Financave, që brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të nenit 17, të këtij ligji.


Neni 25
Hyrja në fuqi e ligjit


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI



***


V E N D I M



PëR


DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR. 377, DATë 31.5.2001, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR SIGURIMIN E INFORMACIONIT Të KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETëROR” Në MARRëDHëNIET NDëRKOMBëTARE”, Të NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 25 e 31, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:



Në vendimin nr.377, datë 31.5.2001, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:


1. Shkronja “b”, e pikës 3, shfuqizohet.


2. Pika 4 shfuqizohet.


3. Në pikën 5, fjalët “...një person apo organizëm...” shfuqizohen.


4. Pika 6 shfuqizohet.


5. Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:


“8. DSIK-ja autorizon, me shkrim, hapjen, në ministri dhe në institucione shtetërore, të zyrave të nënregjistrit të informacionit të klasifikuar të NATO-s, mbikëqyr veprimtarinë e tyre dhe, kur e gjykon të nevojshme, vendos mbylljen e tyre.


Shkëmbimi i informacionit të klasifikuar me NATO-n kryhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrat e nënregjistrit të informacionit të klasifikuar të NATO-s, të ngritura pranë ministrive dhe institucioneve shtetërore.”.


6. Pika 9 ndryshohet, si më poshte vijon:


“9. Transmetimi, transportimi dhe transferimi i informacioneve e i materialeve të klasifikuara të NATO-s shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të kryhen vetëm përmes personave, rrugëve e mjeteve të përcaktuara dhe të certifikuara përshtatshmërisht.”.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA


***



V E N D I M



PëR


DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.5, DATë 5.1.2002, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E RREGULLORES PëR PUNëN ME INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETëROR” DHE Të NATO-s”, Të NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 25 e 31, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Në kreun I, “Rregulla të përgjithshme”, të rregullores, që i bashkëlidhet vendimit nr.5, datë 5.1.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:


1. Në pikën 1, bëhen këto ndryshime:


a) Shkronja “b” shfuqizohet.


b) Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:


“c) Dërgimin në Regjistrin Qendror të DSIK-së të regjistrimeve (rekordeve) për informacionet e shkëmbyera drejtpërdrejt nga zyrat përkatëse, marrëse dhe dërguese, në një afat jo më vonë se 24 orë nga kryerja e veprimeve, sipas modelit të formatuar nga DSIK-ja.”.


2. Pas paragrafit të parë, të pikës1/1, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:


“Shkëmbimi i drejtpërdrejtë i informacionit të klasifikuar të NATO-s nga Zyra e Nënregjistrit të Jashtëm të Informacionit të Klasifikuar të NATO-s, në Përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë, pranë Selisë së NATO-s në Bruksel, nga Zyra e Nënregjistrit të Informacionit të Klasifikuar të NATO-s, në Përfaqësinë Kombëtare Ushtarake, në SHAPE, për tek zyrat e Nënregjistrit të Informacionit të Klasifikuar të NATO-s, në ministri e institucione shtetërore.”.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA



***


V E N D I M



P ë R


NJë SHTESë Në VENDIMIN NR. 864, DATë 5. 12. 2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në INSTITUCIONET PUBLIKE Të ARSIMIT Të LARTë, DHE PëRCAKTIMIN E KUSHTEVE, Që DUHET Të PLOTëSOJë STUDENTI, PëR MARRJEN E DIPLOMëS PëR GRADëN SHKENCORE “DOKTOR”, Të NDRYSHUAR”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Pas pikës 5, të vendimit nr.864, datë 5.12.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar”, shtohet pika 5/1, si më poshtë vijon:


“5/1. Promovimi i përshpejtuar i shkencëtarëve të rinj të talentuar


a) Kandidatët, që kanë diplomë universitare të nivelit të dytë (DND) ose diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe kanë botuar, si autor i parë, së paku tre artikuj shkencorë, në revista të huaja, me faktor impakti mbi 1.0, kanë të drejtë t’i paraqesin dekanit të fakultetit dhe, për dijeni, rektorit të institucionit të arsimit të lartë, që ofron studime të doktoratës, një kërkesë për mbrojtjen e doctorates, mbi bazën e artikujve shkencorë të botuar (disertacion kumulativ). Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar nga dy referenca/rekomandime nga profesorë, të vendit ose të huaj, që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për kërkimin e gradës shkencore “Doktor” dhe i propozojnë këshillit të profesorëve e dekanit ngritjen e jurisë për provimin e doktoratës.

b) Dekani i fakultetit ia kalon kërkesën menjëherë këshillit të profesorëve, për shqyrtim. Këshilli i profesorëve shprehet, brenda një muaji nga marrja e kërkesës, për ngritjen e jurisë për provimin e doktoratës dhe dekani nxjerr urdhër për ngritjen e saj.


c) Juria, brenda një muaji, vlerëson provimin e doktoratës së kandidatit, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.864, datë 5. 12. 2007, “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës, në institucionet publike të arsimit të lartë, dhe përcaktimin e kushteve, që duhet të plotësojë studenti, për marrjen e diplomës për gradën shke ncore “Doktor”, të ndryshuar.


ç) Kandidatët, që nuk janë në marrëdhënie pune në një institucion të arsimit të lartë, i dërgojnë kërkesë dekanit të fakultetit të institucionit të arsimit të lartë, që zhvillon studime të doktoratës në fushën ku është kryer kërkimi shkencor dhe është përgatitur teza e disertacionit në formë kumulative.


d) Në rastet kur dekani dhe këshilli i profesorëve, të fakultetit, shprehen negativisht për kërkesën e kandidatit/es, ai/ajo ka të drejtë të ankohet, tek rektori i institucionit të arsimit të lartë dhe tek ministri i Arsimit dhe Shkencës, dhe të kërkojë një rivlerësim të kërkesës.”.


2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***


V E N D I M



PëR


NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.1070, DATë 21.10.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KUOTAVE Të PRANIMIT DHE Të TARIFAVE Të SHKOLLIMIT Në PROGRAMET E STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT Të DYTë”, Në INSTITUCIONET PUBLIKE Të ARSIMIT Të LARTë, PëR VITIN AKADEMIK 2009 – 2010, DHE PëR NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.829, DATë 29.7.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT Të DYTë”, Në FAKULTETIN E MUZIKëS, Të AKADEMISë Së ARTEVE, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE DHE Të TARIFAVE PëR KëTO PROGRAME”



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34 e 75, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:



1. Në vendimin nr.1070, datë 21.10.2009, të Këshillit të Ministrave, pas pikës 2, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:


“2/1. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.”.


2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***



V E N D I M



PëR


KRIJIMIN E UNIVERSITETIT Të SPORTEVE Të TIRANëS



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 9, 10, 41, 76 e 77, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:



I. Krijimi dhe misioni i Universitetit të Sporteve të Tiranës (UST):


1. Krijimin e Universitetit të Sporteve të Tiranës (në vijim UST), mbi bazën e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”. UST-ja është institucion publik i arsimit të lartë.


2. UST-ja ka për mision:


a) formimin universitar të studentëve e të specialistëve në të gjitha ciklet e studimeve.
b) kualifikimin e punonjësve akademikë e shkencorë në fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit.
c) nxitjen e kërkimeve e të studimeve në fushat e edukimit fizik dhe sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit.
ç) ofrimin e shërbimeve për të tretët dhe konsulenca në fushën e sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit.


II. Struktura e UST-së:


1. Në strukturën e UST-së përfshihen këto njësi kryesore:


a) Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes, me këtë përbërje, si njësi bazë:


i) Departamentin e mjekësisë sportive;
ii) Departamentin e shkencave sociale dhe të edukimit;
iii) Departamentin e sportit.


b) Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe i Rekreacionit, me këtë përbërje, në njësi bazë:


i) Departamentin e veprimtarisë fizike rekreative dhe të turizmit;
ii) Departamentin e organizimit dhe të menaxhimit;
iii) Departamentin e lëvizjes dhe shëndetit.


c) Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit, me këtë përbërje, në njësi bazë:


i) Departamentin e kërkimit të lëvizjes së aplikuar;
ii) Departamentin e kërkimit në veprimtarinë fizike, shëndetin dhe rekreacionin;
iii) Departamentin e kërkimit dhe të studimit të tregut të punës dhe të transferimit të teknologjisë.


III. Programet e studimeve të UST-së:


UST-ja ofron të gjitha programet e studimit në të tria ciklet e studimit, që ka ofruar deri tani Akademia e Edukimit fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe çdo program tjetër, të miratuar në përputhje me aktet, ligjore dhe nënligjore.


IV. Organet dhe autoritetet drejtuese


1. Organet dhe autoritetet drejtuese, të zgjedhura për strukturat e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, vazhdojnë mandatet e tyre, kur njësitë nuk pësojnë ndryshim. Organet dhe autoritetet drejtuese, për njësitë e reja të krijuara të UST-së, emërohen në përputhje me ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.


2. Autoritetet drejtuese të UST-së janë:


a) Rektori;
b) Dekanët e fakulteteve / Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit;
c) Përgjegjësit e departamenteve të kërkimit.


3. Rektori i Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, është rektor i UST-së deri në përfundim të mandatit të fituar në zgjedhjet e fundit sipas pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.


4. Autoritetet drejtuese të zgjedhura të strukturave ekzistuese kryejnë funksionet përkatëse në përputhje me ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe me statutin e UST-së.


5. Autoritetet e tjera drejtuese emërohen dhe funksionojnë në përputhje me nenin 23, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.


V. Organika dhe financimi


1. Në organikën e UST-së përcaktohet numri i punonjësve të njësive, që integrohen në këtë universitet dhe që përfshihen në numrin total të punonjësve, që janë miratuar për vitin 2010, për Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.


2. Për vitin 2010, financimi i UST-së bëhet nga:


a) Buxheti i planifikuar për Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”;
b) Nga burime të tjera të ligjshme.


3. Universiteti i Sporteve të Tiranës ruan të drejtën mbi të gjitha asetet dhe fondet buxhetore, që zotëron dhe disponon ish-Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.


4. Universiteti i Sporteve të Tiranës ka selinë në Tiranë, në ndërtesën e ish-Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.



VI.Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave dhe Universiteti i Sporteve i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.


VII. Vendimi nr.266, datë 25.5.2000, i Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e emrit zyrtar të Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi””, shfuqizohet.



Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA


***


VENDIM



PëR


HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT Të CIKLIT Të PARë, Në UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORë



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 dhe 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Hapjen, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, të programeve të studimit, të ciklit të parë, në Fakultetin e Shkencave Teknike, si më poshtë :


a) “Biologji”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në biologji.
b) “Fizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në fizikë.
c) “Kimi”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në kimi.
d) “Ekonomiks”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në ekonomiks.
e) “Financë ”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në financë.
f) “Inxhinieri elektrike”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në inxhinieri elektrike.
2. Këto programe studimi të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është tre vite.


3. Programet e studimit “Biologji”, “Fizikë”, “Kimi”, “Ekonomiks“, “Financë” dhe “Inxhinieri elektrike“ të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010-2011.


4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit të Vlorës, pa efekte buxhetore shtesë.


5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***


V E N D I M



PëR



MIRATIMIN E KALIMIT Të PRONëSISë Së DISA PARCELAVE NDëRTIMORE Në FAVOR Të POSEDUESVE Të OBJEKTEVE INFORMALE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 4, shkronja “ç”, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 175, paragrafi i tretë, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:


a) qarkun Tiranë, 2 307 (dy mijë e treqind e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 709 462, 32 (shtatëqind e nëntë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e dy presje tridhjetë e dy) m²;
b) qarkun Durrës, 494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 183 693, 96 (njëqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre presje nëntëdhjetë e gjashtë) m²;
c) qarkun Shkodër, 80 (tetëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 604, 92 (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e katër presje nëntëdhjetë e dy) m²;
ç) qarkun Lezhë, 120 (njëqind e njëzet) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 39 977, 50 (tridhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë presje pesëdhjetë) m²;
d) qarkun Berat, 1 (një) parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 19, 89 (nëntëmbëdhjetë presje tetëdhjetë e nëntë) m²;
dh) qarkun Fier, 107 (njëqind e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 22 405, 27 (njëzet e dy mijë e katërqind e pesë presje njëzet e shtatë) m²;
e) qarkun Dibër, 33 (tridhjetë e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 726, 58 (nëntë mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë presje pesëdhjetë e tetë) m²;
ë) qarkun Elbasan, 204 (dyqind e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 34 745, 70 (tridhjetë e katër mijë e shtatëqind e dyzet e pesë presje shtatëdhjetë) m²;
f) qarkun Gjirokastër, 28 (njëzet e tetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 304 (katër mijë e treqind e katër) m²;
g) qarkun Vlorë, 320 (treqind e njëzet) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 113 823, 04 (njëqind e trembëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e tre presje katër) m²;


2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***



V E N D I M


PëR


KALIMIN E TITULLIT Të PRONëSISë Së SIPëRFAQES, Që DO Të TJETëRSOHET, Në FAVOR Të SUBJEKTIT KëRKUES “CITY PARK”, SH.P.K., PëR LLOGARI Të FONDIT Të KOMPENSIMIT FINANCIAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6 e 23, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” të ndryshuar, dhe të neneve 3 e 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli I Ministrave



V E N D O S I:


1. Kalimin e të drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme me nr.696, zona kadastrale 1167, Bërxullë, Tiranë, me sipërfaqe 866 (tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) m2, të regjistruar në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Tiranë, në favor të subjektit kërkues “CITY PARK”, sh.p.k.


2. Vlera e sipërfaqes, që tjetërsohet, të përllogaritet sipas vendimit nr.139, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, të përcaktuara në hartat përkatëse, për qarqet e Fierit, të Elbasanit, Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës”, duke pasur parasysh edhe vlerën e kaparit, të paguar nga subjekti kërkues.



3. Vlera e sipërfaqes, që tjetërsohet, të paguhet nga subjekti kërkues “CITY PARK”, sh.p.k., para lidhjes së kontratës dhe të derdhet për llogari të fondit të kompensimit financiar, të hapur pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.



4. Autorizohet drejtori I Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për lidhjen e kontratës të kalimit të së drejtës së pronësisë.


5. Ngarkohen inistry I Drejtësisë, drejtori I Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe kryeregjistruesi I Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***



V E N D I M



PëR


NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E FINANCAVE, PëR KRYERJEN E RIKONSTRUKSIONIT Të AKADEMISë Së TRAJNIMEVE Të ADMINISTRATëS TATIMORE DHE DOGANORE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi 18 348 300 (tetëmbëdhjetë milionë e treqind e dyzet e tetë mijë e treqind) lekë, për kryerjen e rikonstruksionit të Akademisë së Trajnimeve të Administratës Tatimore dhe Doganore.


2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të vitit 2010.


3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA



***


V E N D I M


PëR


DHëNIEN Në PëRDORIM AGJENCISë Së KëRKIMIT, TEKNOLOGJISë DHE INOVACIONIT, Të NJë PJESE Të NDëRTESëS Së ISH-MINISTRISë Së TRANSPORTEVE E TELEKOMUNIKACIONEVE



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Dhënien në përdorim Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, të katit të dytë teknik të ndërtesës së ish-Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve, sipas vendndodhjes së përcaktuar në planimetrinë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


2. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA



***


V E N D I M



PëR


DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.478, DATë 18.7.2007, Të KëSHILLIT Të MISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E STRUKTURëS DHE Të NIVELEVE Të PAGAVE Të NëPUNëSVE Të DISA INSTITUCIONEVE, Në VARëSI Të MINISTRAVE Të LINJëS”, TE NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13. 5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të ndryshuar, të bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë vijon:


a) Në fund të shkronjës “a”, të pikës 1, të shtohen emërtesat “Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit”.


b) Në shkronjën “b”, të pikës 1:


- të shfuqizohet emërtesa “Instituti i Studimeve të Urbanistikës”,
- të shtohet emërtesa “Zyra e Shërbimit Turistik”.
2. Pagat e punonjësve të tjerë mbështetës të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Zyrës së Shërbimit Turistik, të përcaktohen sipas vendimit për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.


3. Efektet financiare, për vitin 2010, të përballohen nga fondet e planifikuara për këto institucione për këtë vit.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të nëpunësve dhe punonjësve në detyrë.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA



***


V E N D I M



PëR


MIRATIMIN, Në PARIM, Të PROTOKOLLIT, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së PORTUGALISë, PëR ZBATIMIN E MARRëVESHJES, MES REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE KOMUNITETIT EUROPIAN, PëR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QëNDRIM Të PAAUTORIZUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:



Miratimin, në parim, të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Portugalisë, për zbatimin e marrëveshjes, mes Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA



***



V E N D I M



PëR



MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM ,Të KOMUNëS KURJAN, Të QARKUT Të FIERIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave



VENDOSI:


1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Kurjan, të qarkut të Fierit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.


Lista e inventarit me 31 (tridhjetë e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 125 (njëqind e njëzetë e pesë).


2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Kurjan për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.




K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA



***


V E N D I M



PëR


MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të KOMUNëS NIKëL, Të QARKUT Të DURRëSIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:


1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Nikël, të qarkut të Durrësit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.


Lista e inventarit me 101 (njëqind e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 541 ( pesëqind e dyzet e një).


2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Nikël për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***


V E N D I M



PëR


MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të KOMUNëS PERONDI, Të QARKUT Të BERATIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve, 3 e17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:


1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ të komunës Perondi, të qarkut të Beratit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.


Lista e inventarit me 232 (dyqind e tridhjetë e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 1529 (njëmijë e pesëqind e njëzet e nëntë).


2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna e Perondi për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***


V E N D I M



PëR


MIRATIMIN E LISTëS PARAPRAKE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të KOMUNëS RRAJCë, Të QARKUT Të ELBASANIT



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.02.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:


1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Rrajcë, të qarkut të Elbasanit, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Rrajcë, të qarkut të Elbasanit, miratuar me vendimin nr.924, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Rrajcë, të qarkut të Elbasanit ”.


2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Rrajcë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



KRYEMINISTRI


SALI BERISHA



***


V E N D I M



PëR


NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.88, DATë 15.2.2006, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E PëRBëRJES STRUKTURORE DHE SHPëRBLIMIN E KëSHILLIT KOMBëTAR Të SPORTIT”, Të NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005, “Për sportin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Pika 1, e vendimit nr.88, datë 15.2.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:


“1. Miratimin e përbërjes strukturore të Këshillit Kombëtar të Sportit, i cili të kryesohet nga zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në përbërje të ketë 14 anëtarë, si më poshtë vijon:


- Zëvendësministrin e Financave anëtar;
- Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës anëtar;
- Zëvendësministrin e Shendetësisë anëtar;
- Zëvendësministrin e Brendshëm
- Zëvendësministrin e Ekonomisë, Tregtisë
dhe Energjetikës
- Drejtorin e Sportit, në Ministrinë eTurizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,
- Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar
- Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit
- Rektorin e Akademisë së Edukimit Fizik
dhe Sporteve “Vojo Kushi”
- Tri personalitete me kontribut të shquar në fushën e sportit
- Përfaqësuesin e medias sportive
- Përfaqësuesin e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara
- Një specialist të Drejtorisë së Sportit, në
Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, anëtar;


anëtar;
anëtar;


anëtar;
anëtar;


anëtar;
anëtarë;


anëtar;


anëtar;



sekretar/koordinator.


Personalitetet me kontribut të shquar në fushën e sportit, përfaqësuesi i medias sportive dhe përfaqësuesi i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar emërohen nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sipas propozimeve të organizatave sportive kombëtare.”.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***


U DH ë Z I M



PëR


DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në UDHëZIMIN NR.1, DATë 13.6.2000, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR STRUKTURëN E RENDITJES Së PUNëVE Në SHëRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINë PëRKATëSE DHE PëRSHKRIMIN PëRGJITHëSUES Të ROLIT Të SEKRETARIT Të PëRGJITHSHëM Në KëTë SHëRBIM”, Të NDRYSHUAR



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Në udhëzimin nr.1, datë 13.6.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:


1. Në fund të titullit “Klasa I – nëpunës civilë të nivelit të lartë drejtues”, të aneksit nr.2, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:


“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 19, 21 e 22, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të dytë” (DND), ose “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.”.


2. Në fund të titullit “Klasa II – nëpunës civilë të nivelit të mesëm drejtues”, të aneksit nr. 2, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 16 e 18, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të dytë” (DND), ose “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.”.


3. Në titullin “Klasa III – nëpunës civilë të nivelit të ulët drejtues”, të aneksit nr.2, të bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:


a) Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:


“Në këtë klasë përfshihen shkallët: 12, 13 dhe 14”.


b) Në fund të titullit “Klasa III – nëpunës civilë të nivelit të ulët drejtues”, të aneksit nr.2, shtohet një pragraf, me këtë përmbajtje:


“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 13 e 14, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të dytë” (DND), ose “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, ndërsa nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallës 12, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të parë” (DNP), ose diploma të barazvleshme me këtë diplomë, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, së bashku me një diplomë ”Master të nivelit të parë” (MNP).”.


c) Në fund të titullit ”Klasa IV – nëpunës civilë të nivelit ekzekutues”, të aneksit nr.2, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:


“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 8 e 10, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të parë” (DNP), ose diplomë të barazvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.”.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA




17/02/2010