V E N D I M 



Për 



NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1114, DATË 30.7.2008,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJEVE NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, NR.9136,  DATË 11.9.2003, “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, DHE NR.7870, DATË 13.10.1994, “PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”


 


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës,  të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e  Shqipërisë”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


 


V E N D O S I :


 


Në pikën 9, të kreut IV, “Procedurat për regjistrim”, të vendimit nr.1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shprehja “... jo më shumë se një muaj për një person...” bëhet “... jo më shumë se tre muaj për një person.”.


 


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


 


 


K R Y E M I N I S T R I


 


 


SALI BERISHA


 


08/04/2009