V E N D I M



PëR


DISIPLINIMIN E PëRDORIMIT Të FONDEVE BUXHETORE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Shpenzimet e personelit, të miratuara në ligjin nr.10 190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, për çdo njësi të qeverisjes së përgjithshme, përbëjnë kufirin maksimal, të lejuar për t’u përdorur, për çdo njësi shpenzuese, për punonjësit e miratuar me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore. Për disiplinimin e këtyre shpenzimeve, vetëm për vitin 2010, të respektohen këto masa:


a) Shpenzimet e personelit, të dhëna me hollësi, në nivel mujor dhe të depozituara në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, në Ministrinë e Financave, nuk avancohen.


b) Fondi i veçantë i planifikuar në shpenzimet e personelit të mos përdoret për shpërblime e për veprimtari social-kulturore, deri më datë 1 dhjetor 2010. çdo shpërblim, i dhënë në kundërshtim me vendimin nr.1151, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, përjashtuar pikën 5 të tij, të kthehet në buxhetin e njësisë shpenzuese.


c) Shpenzimet e personelit, për orë pune, mbi kohën normale të punës, të përdorura në kundërshtim me udhëzimin nr.19, datë 10.7.2008, të ministrit të Financave, “Për vendosjen e disa standardeve në planifikimin e shpenzimeve për personelin”, të kthehen në buxhetin e njësisë shpenzuese.


ç) Të mos ndërmerren ndryshime në strukturat ekzistuese, që shoqërohen me efekte financiare shtesë. Përjashtohet nga ky kufizim krijimi i institucioneve të reja.


d) Pagesat për nëpunësit civilë, që janë në listë pritjeje, jepen vetëm pas konfirmimit zyrtar të Departamentit të Administratës Publike dhe përfshijnë pagesën për nivelin e pagës për funksion, pagës për diplomë dhe pagës për vjetërsi në punë.


dh) Të gjitha fondet buxhetore, që i nënshtrohen procedurave të prokurimit publik, të cilat deri më datë 1 gusht 2010 rezultojnë të paprokuruara, të bllokohen. Në kuptim të këtij vendimi, fonde të paprokuruara do të vlerësohen ato fonde, për të cilat, deri më 1 gusht, nuk është lidhur kontratë.


e) Trajnimet jashtë vendit për nëpunësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të parashikuara për t’u mbuluar me fondet e miratuara për vitin 2010, bllokohen.


ë) Shpenzimet për udhëtime e dieta për njësitë e qeverisjes së përgjithshme të reduktohen, duke përfshirë vetëm udhëtime të rëndësisë së veçantë e vetëm për një numër të kufizuar punonjësish. Në çdo rast, për kryerjen e këtyre udhëtimeve, të merret miratimi i ministrit/titullarit të institucionit qendror.

2. Ngarkohen njësitë e qeverisjes së përgjithshme, për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA


23/07/2010