V E N D I M
 
 
PëR
 
NJë  SHTESë Në VENDIMIN NR. 511, DATë 24.10.2002, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KOHëZGJATJEN E PUNëS DHE Të PUSHIMIT Në INSTITUCIONET SHTETëRORE”, Të NDRYSHUAR
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 19, shkronja “c”,  20 shkronjat  “ë” e “g”, e 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, dhe të neneve 76-108, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
 
Pas kreut II “Pushimet”, të vendimit nr.511, datë 24.10.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,  shtohet kreu II/A, “Puna në ditët e festave zyrtare dhe të pushimit javor”, me këtë përmbajtje:
 
“Kreu II/A
 
Puna në ditët e festave zyrtare dhe të pushimit javor
 
1. Si rregull, ditët e festave zyrtare janë ditë pushimi. Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës në këto ditë. 
 
2. Kur festa zyrtare bie në ditët e punës dhe me vendim të Këshillit të Ministrave ose në kontratën kolektive është vendosur  të punohet, puna e kryer ditën e festës zyrtare kompensohet me një shtesë page, jo më pak se 25 për qind ose me një pushim të barabartë me kohëzgjatjen e ditës së punës së kryer plus një pushim shtesë, jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune, që merret një javë para ose pas kryerjes së saj.
 
3. Kur festa zyrtare bie në ditët e pushimit javor, dita e hënë është ditë pune dhe puna e kryer kompensohet me një shtesë page prej 25 për qind.”.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA03/02/2010