V E N D I M


 


PËR


 


NJËSITË E TJERA TË MATJES JASHTË SISTEMIT SI


 


 


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


 


V E N D O S I:


 


1. Ministritë, institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor, personat fizikë, juridikë, që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë detyrohen të përdorin njësitë ligjore të matjes. Njësitë ligjore të matjes janë njësitë bazë, të sistemit ndërkombëtar SI dhe ato jashtë sistemit SI, të paraqitura në tabelat 6, 7, e 8, të këtij vendimi.


 


2. Në transportin ajror, detar dhe hekurudhor, krahas njësive të sistemit SI, të paraqitura në këtë vendim, lejohen të përdoren edhe njësi të tjera, të përcaktuara në konventa apo marrëveshje ndërkombëtare, për këto lloje transporti.


 


3. Njësitë bazë të sistemit ndërkombëtar të matjes SI janë:


 


3.1. Për gjatësinë: metri (m), i cili është i barabartë me gjatësinë e largësisë së përshkruar nga drita në boshllëk, gjatë një kohe prej 1/299 792 458 të sekondës.


 


3.2. Për masën: kilogrami (kg), i cili është e barabartë me masën e prototipit ndërkombëtar të kilogramit.


3.3. Për kohën: sekonda (s), e cila është e barabartë me kohëzgjatjen e           9 192631770 periodave të rrezatimit, që i përgjigjet kalimit ndërmjet dy niveleve superfundore të gjendjes themelore të atomit të Ceziumit 133 Cs.


 


3.4. Për intensitetin e rrymës elektrike: amperi (A), i cili është i barabartë me intensitetin e një rryme të pandryshueshme, që, duke kaluar nëpër dy përcjellësa, drejtvizorë e paralelë, me gjatësi të pafundme e prerje tërthore të papërfillshme dhe të vendosur në një largësi 1 m në boshllëk, bën që të bashkëveprojnë ndërmjet tyre, me një forcë prej 2-10 -7 njuton, për çdo metër gjatësi.


 


3.5. Për temperaturën termodinamike: kelvin (K), i cili është i barabartë me 1/273,16-tën pjesë të temperaturës termodinamike, të pikës trefishe të ujit. Përkufizimi i K-së i referohet ujit, që ka këtë përbërje specifike, izotopike:


 


-          0.00015576 mol 2 H për një mol të 1H;


-          0.0003799 mole 17 O për një mol 16 O;


-          0.0020052 mol të 18 O për një mol 16 O,


 


sipas përbërjes së materialit referues (mesatarja standarde e Vjenës për ujin e oqeanit) të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.


 


3.6. Për sasinë e lëndës: mol (mol), i cili është i barabartë me sasinë e lëndës së një sistemi, që përmban aq njësi elementare sa atome ka në 0,012 kg të lëndës së karbonit 12 C.


 


Kur përdoret moli, njësitë elementare duhet të specifikohen, sepse ato mund të jenë atome, molekula, elektrone e pjesëza të tjera ose grupime të specifikuara të këtyre pjesëzave.


 


3.7. Për intensitetin e dritës: kandela (cd), e cila është e barabartë me intensitetin e dritës së një burimi, që lëshon në një drejtim të dhënë një rrezatim njëngjyrësh, me frekuencë 540-10 12 herz dhe me një intensitet energjitik 1/683 wat për steradian në këtë drejtim.


 


4. Madhësia, emri dhe simboli i njësive bazë SI jepen në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 






5. Madhësia, emri dhe simboli i njësive të rrjedhura të sistemit ndërkombëtar të matjeve SI.


 


Njësitë e rrjedhura të sistemit ndërkombëtar të matjeve SI formohen nga njësitë bazë, nëpërmjet shprehjeve algjebrike, që lidhin madhësitë korresponduese.


 


5.1. Madhësia, emri dhe simboli i njësive të rrjedhura të sistemit ndërkombëtar të matjeve SI, të cilat shprehen vetëm nga njësitë bazë të këtij sistemi matjeje, jepen në tabelën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 


5.2. Madhësia, emri dhe simboli i njësive të rrjedhura të sistemit ndërkombëtar të matjeve SI, të cilat shprehen me emra dhe simbole të veçanta, jepen në tabelën nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 


5.3. Madhësia, emri dhe simboli i njësive të rrjedhura të sistemit ndërkombëtar të matjeve SI, të cilat shprehen nga ndërthurrja e disa njësive të rrjedhura të sistemit ndërkombëtar të matjeve SI me ata me emra e simbole të veçanta, jepen në tabelën nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 


6. Sistemi ndërkombëtar i matjeve SI, shpreh shumëfishat dhe nënfishat dhjetorë të njësive të matjeve, me ndihmën e parashtesave. Faktori i fuqisë, emri dhe simboli i prashtesave të njësive të matjes së sistemit ndërkombëtar të matjeve SI jepen në tabelën nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 


7. Emri, simboli dhe vlera në njësi SI, i njësive, të pranuara për t’u përdorur me sistemin ndërkombëtar të matjeve SI, jepen në tabelën nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 


8. Emri, simboli, përkufizimi dhe vlera në njësi SI, i njësive matëse, të pranuara për t’u përdorur me sistemin ndërkombëtar të matjeve SI, vlera e të cilave është përcaktuar në mënyrë eksperimentale, jepen në tabelën nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 


9. Emri, simboli dhe vlera në njësi SI, i njësive të tjera, të pranuara për t’u përdorur me sistemin ndërkombëtar të matjeve SI, jepen në tabelën nr.8, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


 


10. Rregullat për përdorimin e drejtë të njësive të matjes së sistemit ndërkombëtar të matjeve SI janë:


 


 


10.1. Çdo madhësi në sistemin ndërkombëtar SI ka një njësi të vetme, ndërsa e anasjellta nuk është e vërtetë.


 


10.2. Vlerat e madhësive, të quajtura pa përmasa, shprehen vetëm me numra dhe paraqesin raportin e dy madhësive të së njëjtës natyrë.


10.3. Simbolet e njësive shkruhen me shkronja latine dhe, në përgjithësi, të vogla. Në rastet kur emri i njësisë rrjedh nga një emër i përveçëm, shkronja e parë e simbolit shkruhet me shkronjë të madhe.


 


10.4. Emri i plotë i një njësie shkruhet me shkronjë të vogël.


 


10.5. Simbolet e njësive mbeten të pandryshuara, kur vlera e madhësisë ndryshon nga njësia.


 


10.6. Simbolet e njësive nuk ndiqen me pikë pas tyre, me përjashtim të rasteve kur ndodhen në fund të fjalisë.


 


10.7. Nëse një njësi shoqërohet me madhësi relative, duhet që ajo të tregohet vetëm me simbolin e vendosur prapa vlerës numerike.


 


10.8. Produkti i dy ose më shumë njësive shënohet me njërën nga mënyrat e mëposhtme: N.m ose N m.


 


10.9. Kur një njësi e rrjedhur formohet nga pjesëtimi i dy njësive, përdoret një vijë e pjerrët (/), një vijë horizontale ose eksponente negative.


 


10.10. Asnjëherë nuk përdoret në një rrjesht më shumë se një vijë e pjerrët, me përjashtim të rastit kur janë vendosur kllapa.


 


10.11. Shumëfishat dhe nënfishat e njësisë së masës formohen nga bashkimi i parashtesave me fjalën “gram”, simboli i të cilit është g.


 


10.12. Simbolet e parashtesave shkruhen me shkronja latine, pa hapësirë ndërmjet simbolit të parashtesës dhe simbolit të njësisë.


 


10.13. Nuk lejohet të përdoren parashtesa të përbëra, të formuara nga vendosja e shumë parashtesave.


 


10.14. Një parashtesë nuk lejohet të përdoret vetëm, pa njësinë.


 


10.15. Nëse simbolit të njësisë së ngritur në një fuqi i vihet një parashtesë, atëherë kuptohet se edhe parashtesa është e ngritur në atë fuqi.


 


10.16. Nuk lejohet zbatimi i parashtesave SI, për njësitë këndore: “, ‘, 0; për njësitë e kohës: min, h, d.


 


11. Vendimi nr.431, datë 26.6.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për njësitë ligjore të matjes”, dhe aktet e tjera nënligjore, që bien në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.


 


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


 


 


 


K R Y E M I N I S T R I


 


SALI  BERISHA