Emrin Fling, nuk e njeh thuajse askush në Tiranë. Në 4 pika internet-kafe që pyetëm në një orë pasditeje të vonë të së premtes, pyetjes "A e keni dëgjuar ndonjëherë Fling-un", klientët (në shumicë vajza e djem të rinj) i përgjigjeshin me një mbledhje supesh..


Por Flingu duket se i njeh mirë të rinjtë e Tiranës.. Sidomos vajzat. Ose së paku, kështu pretendon..


Kush është Fling? Fling është pseudonim i një porno-star interneti me një nga faqet rozë më të klikuara në botë. Ideja e tij është e thjeshtë. Në sajtin e tij online Fling thotë se udhëton në gjithë botën për të takuar vajza të bukura. Natyrisht që nuk i takon vetëm për tu dhuruar trëndafila. Flingu është pornostar dhe merret me mend se çfarë kërkon një posnostar.


Ndoshta me Flingun as që do të merreshim sikur në adresën e tij online të mos gjenim fotografi të shumta vajzash të zhveshura, të cilat Fling i prezanton si vajza nga Tirana.


Një nga adresat ku mund të shihen „bëmat" medemek shqiptare të Flingut ështëhttp://www.amateurcleavage.com/nd/fling/11/index.html


Një shqiptar e ka lehtë të konstatojë menjëherë se vajzat "tiranase" me të cilat Flingu përfshihet në raporte seksuale, nuk kanë si të jenë tiranase. Jo vetëm pse aty gjen emra dhe ngjyra që vetëm me Shqipërinë nuk kanë të bëjnë (p.sh. emrat e vajzave janë të tilla si Jane, Xhulia, Sasha, Misha etj, ndërkohë që disa nga vajzat janë mulate apo raca të tjera të pagjendshme në Tiranë), por edhe për një arsye tjetër që po e shpjegojmë më poshtë…


I bëmë Flingut një lojë të thjeshtë. I dërguam në emailin e tij, një foto nudo të marrë rastësisht nga interneti dhe i shkruam në anglisht. "Përshendetje Fling. Jam Carmela Dutra.. Të shkruaj nga Albania në Amerikën Latine dhe kjo është fotoja ime. Të pëlqej..?"


Foton e pamë shumë shpejt në listën e "vajzave nga Shqipëria" të sajtit të Flingut/ Dhe madje u "begenisëm" edhe me një përgjigje nga vetë Flingu, e ardhur shumë më shpejt nga ç'prisnim. Ishte mbresëlënëse, përgjigja. Gjithçka i kishte bërë përshtypje që nga gjoksi i vajzës së fotos e deri tek nickname i përdorur (pseudonimi), por asnjë fjalë për "adresën" e rreme të Shqipërisë përdorur enkas për ta provokuar.


Dukej qartë që Fling djali, as që e kishte idenë se ku ndodhet në hartë Shqipëria..!


E kotë të themi se është e pamundur të gjesh në Tiranë, ndonjë nga fytyrat që duken në faqen e Fling hokatarit. Me njerën nga fotografitë e vajzave me të cilat Flingu thoshte se kishte kaluar "tri netë të nxehta në Tiranë", brodhëm thuajse në të gjitha lokalet e natës në Tiranë. Një tip e atillë nëse do të ishte në Tiranë, do të ishte medoemos një nga ato që e "vdesin" jetën e natës. As që bëhej fjalë ta njihte njeri, apo ta kishte parë ndikush atë fytyrë..


Nejse, Flingu atë punë ka. Por dy rreshta në gazetë ua kemi borxh të gjithë atyre që në pamundësi për të njohur mirë Tiranën, sapunin e Flingut e hanë për djath tirane.