V E N D I M



PËR


MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR REGJISTRIMIN E TREGUESVE  GJEOGRAFIKË”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 177, 180, 182, e 202, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e rregullores “Për regjistrimin e treguesve  gjeografikë”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave për zbatimin e këtij vendimi.


3. Urdhri nr.5, datë 5.12.1994, i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, “Rregulla për emërtimet e origjinës”, shfuqizohet.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I



SALI BERISHA


***


V E N D I M



MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR REGJISTRIMIN E  MARKAVE DHE TË SHËRBIMIT”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 145-155, 161-164, 166, 175 e 202, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


4. Miratimin e rregullores “Për regjistrimin e markave dhe të shërbimit”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


5. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave për zbatimin e këtij vendimi.


6. Urdhri nr.3, datë 4.12.1994, i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, “Rregulla për markat”, shfuqizohet.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I




SALI BERISHA



***



V E N D I M



PËR


MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR LËSHIMIN E PATENTAVE PËR SHPIKJET DHE MODELET E PËRDORIMIT”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, 17, 18, 20, 24, 26, 29-31, 34, 35, 49, 50, 70, 75, 97, 99 e 202, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


7. Miratimin e rregullores “Për lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


8. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave për zbatimin e këtij vendimi.


9. Urdhri nr.4, datë 8.12.1994, i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, “Rregulla për patentat, modelet e përdorimit dhe disenjot industriale”, shfuqizohet.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***



V E N D I M



PËR
 
ZBATIMIN E PROGRAMEVE PËR RUAJTJEN IN-SITU TË RACAVE AUTOKTONE TË BAGËTIVE TË IMËTA


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 60, të ligjit nr.9426, datë 6.10.2005, “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar, si dhe të nenit 10, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Programet për ruajtjen In-situ të racave autoktone të bagëtive të imëta zbatohen për ato raca dhe/ose ekotipe, të cilat shpallen “Raca/ekotipe në gjendje kritike për t’u zhdukur”, sipas përcaktimit të aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


2. Ngritjen, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të komisionit të vlerësimit për gjendjen dhe nivelin e rrezikut të zhdukjes në racat/ekotipet autoktone të bagëtive të imëta. Veprimtaria e këtij komisioni përcaktohet me rregullore të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.


3. Ngritjen, në drejtorinë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, të komisionit të identifikimit të racave/ekotipeve të bagëtive të imëta në rrezik për t’u zhdukur, i cili të drejtohet nga inspektori i zooteknisë.


4. Një ndër hallkat kryesore të programeve për ruajtjn In-situ të racave dhe/ose ekotipeve autoktone të bagëtive të imëta, të shpallura “Raca/ekotipe në gjendje kritike për t’u zhdukur”, është zbatimi i pagesës, një herë në vit, e fermerëve, që janë pronarë të tufave, që do të përfshihen në këto programe.


5. Masa e pagesës të jetë: 2 000  (dy mijë) lekë, për riprodhues femër, dhe 3 000 (tre mijë) lekë, për riprodhues mashkull, të matrikuluar. Kjo pagesë zbatohet jo më pak se 4 vjet, për çdo racë/ekotip, të shpallur “Racë/ekotip në gjendje kritike për t’u zhdukur”. Pagesa ndërpritet me shpalljen e vendimit për kapërcimin e gjendjes kritike për t’u zhdukur.


Për realizimin e kësaj pagese, në buxhetin e shtetit të parashikohen, çdo vit, 4 500 000 (katër milionë e pesëqind  mijë) lekë.


6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.


7. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***


V E N D I M


PËR
 
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES BASHKISË SARANDË TË SIPËRFAQES 10 000 (DHJETË MIJË) M2, PJESË E PRONËS NR.696, “BAZA NDIHMUESE”, SARANDË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË
SË MBROJTJES”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 2, shkronja “c”, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


8. Sipërfaqja 10 000 (dhjetë mijë) m2 , pjesë e pronës, me numër rendor 696, “Baza ndihmuese”, Sarandë, në përgjegjësi administrimi  të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, t’i kalojë në përgjegjësi administrisë bashkisë së Sarandës, për t’u përdorur për zgjerimin e varrezave publike të qytetit.


9. Sipërfaqja 10 000 (dhjetë mijë) m2 , pjesë e pronës me numër rendor 696, “Baza ndihmuese”, Sarandë, sipas genplanit përkatës, të hiqet nga lista e inventarit, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave.


10. Bashkisë së Sarandës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.


11. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri  i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri і Brendshëm, kryeregjistruesi і Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, si dhe bashkia e Sarandës të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***



V E N D I M



DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.502, DATË 16.4.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ADMINISTRIMIN E KONVIKTEVE TË SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 11, të ligjit nr.8652,     datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryhsuar, të  nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I :



1. Pas pikës 5, të vendimit nr.502, datë 16.4.2008, të Këshillit të Ministrave, të shtohen pikat 5.1 dhe 5.2, me këtë përmbajtje:


“5.1.  Njësive të qeverisjes vendore, për administrimin e konvikteve të sistemit arsimor parauniversitar, t’u shtohen, respektivisht, 151 punonjës edukativë, sipas listës, që bashkëlidhet këtij vendimi, të cilët pakësohen nga numri i përgjithshëm i punonjësve, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.


Efektet financiare për këta punonjës të përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2009, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të cilat të kalojnë si pjesë e grantit të pakushtëzuar në buxhetin e njësive të qeverisjes vendore.


5.2. Punonjësit edukativë, që shtohen, të jenë me arsim të lartë për mësuesi.”.


2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi më 1.1.2009 dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA




 


 


 


 


 


 


 


 


 



   


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 



   


 


 


 


29/12/2008