V E N D I M



PËR


DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.718, DATË 29.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LISTËN E PERSONAVE   TË SHPALLUR SI FINANCUES TË TERRORIZMIT”,    TË NDRYSHUAR



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 5, të  ligjit nr.9258, datë 15.7.2004, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave



V e n d o s i:



Në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (“Lista e OKB-së”), që i bashkëlidhet vendimit nr.718,   datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat, si më poshtë vijon:


1. Në fund të shkronjës “A”, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, shtohen personat e renditur në listën “a”, që i bashkëlidhet këtij vendimi,  “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talebanët dhe organizatën Al-Qaida.


2. Në fund të shkronjës “C”, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AI-Qaida”, shtohen personat e renditur në listën “b”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AI-Qaida”, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën    Al-Qaida, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talebanët dhe organizatën Al-Qaida.


3. Në fund të shkronjës “D”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, shtohen kompanitë e renditura në listën “c”, që i bashkëlidhet këtij vendimi , “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, sipas shtesave në lidhje me listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat dhe kompanitë, që kanë lidhje me talebanët dhe organizatën Al-Qaida, si dhe personat, organizatat dhe kompanitë, të cilat rezultojnë si financuese apo që ndihmojnë terroristët dhe organizatat terroriste.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K r y e m i n  i s t r i


 
SALI   BERISHA
 



***
 
V E N D I M



PËR



NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2011, MIRATUAR    PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E FUSHATËS SË SUBJEKTEVE ZGJEDHORE PËR ZGJEDHJET   PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE, MË 8 MAJ 2011



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i   Ministrave



V E N D O S I:



Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, t’i shtohet një fond prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për financimin e fushatës së subjekteve zgjedhore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, më  8 maj 2011.
 
Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.


 


Ngarkohen ministri i Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


 
SALI BERISHA


    


***
 
V E N D I M


 


PËR


MIRATIMIN, NË PARIM, TË DISA NDRYSHIMEVE    NË MARRËVESHJEN SPECIFIKE, NDËRMJET KËSHILLIT    TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SUEDISË (NË FUSHËN E TATIMEVE - FAZA II)



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Miratimin, në parim, të disa ndryshimeve në marrëveshjen specifike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë (në fushën e tatimeve - faza II), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


 
K R Y E M I N I S T R I
 


SALI BERISHA
 
 
 
***
 
V E N D I M


 


PËR


KOMPENSIMIN E VLERËS SË TAKSËS SË BIZNESIT TË VOGËL, TË PËRDORUR PËR RIMBURSIMIN E PAJISJEVE FISKALE DHE TAKSIMETRAVE, PËR 7 KOMUNA DHE 3 BASHKI


 


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.10355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:



Kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, njësive të qeverisjes vendore, 7 komuna dhe 3 bashki, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.


Ky fond, në vlerën 237 114 774 (dyqind e tridhjetë e shtatë milionë e njëqind e katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë, të përballohet nga fondi i kontingjencës.


 


Ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.


 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA


 


***
 
V E N D I M


 
PËR



DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 901, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/ NËPUNËSVE, NËPUNËSVE TË  KABINETEVE DHE PUNONJËSVE MBËSHTETËS      NË  ADMINISTRATËN E DISA INSTITUCIONEVE   TË PAVARURA”, TË NDRYSHUAR



Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr.8549,        datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487,      datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të     ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura  kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, dhe të ligjit nr.10355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Në vendimin nr.901, datë 19.12.2007, të ndryshuar, të bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:


Në fund të pikës 1, të shtohet emërtesa “Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
Lidhja nr. 1, që përmendet në pikën 2, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Pas pikës 2 të shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:


“2/1. Kryetari i bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, përfiton një shpërblim për çdo pjesëmarrje në mbledhje, por jo më shumë se një herë në muaj, në masën 30% të pagës së drejtorit ekzekutiv të Institutit. Nënkryetari dhe anëtarët e bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, përfitojnë një shpërblim për çdo pjesëmarrje në mbledhje, por jo më shumë se një herë në muaj, në masën 20% të pagës së drejtorit ekzekutiv të Institutit.”.


2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2011, të përballohen nga fondet e miratuara tashmë për këtë institucion për vitin 2011 dhe për:


Kryetarin, nënkryetarin dhe anëtarët e bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, të fillojnë nga data             1 janar 2011;
nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të këtij Instituti, të fillojnë nga data e emërimit të tyre në detyrë. 


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.   



K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA


 
 


***
 
V E N D I M


 
PËR



MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE  TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN QENDËR, MALËSI E MADHE, TË QARKUT TË SHKODRËS



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:  



Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Qendër, Malësi e Madhe, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.


Lista me 22 (njëzet e dy) fletë, që  i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë).
 


Ndryshimet që i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
 
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I


 
SALI BERISHA


 



***
 
V E N D I M


 


PËR


MIRATIMIN E DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR  ISH - TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish - të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar, për ish - të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, sipas listës të përfshirë në anekset “A”, “B” dhe “C”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.


2. Masa e dëmshpërblimit, për ish - të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish - të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.


3. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit, për secilin përfitues, bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura sipas nenit 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.



4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


 


K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA



 
***
 
V E N D I M


 
PËR


DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.212, DATË 7.4.2005,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN,  PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE  TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI I RISTRUKTURIMIT TË AEROPORTIT “NËNË TEREZA”, SH.A.”,    TË NDRYSHUAR



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21,  të      ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, dhe të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:


Në vendimin nr.212, datë 7.4.2005, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:


Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:


“5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 38 811 252 (tridhjetë e tetë milionë e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e dy) lekësh, të përballohet nga nga “Llogaria e veçantë”, e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë,  “Fondi  i shpronësimeve.”.


Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:


“6. Shpronësimi të përfundojë brenda datës 15.7.2011.”.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren  zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA
         
      


***


 
 V E N D I M
 
PËR


MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË  DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR DHËNIEN E NDIHMËS FINANCIARE PËR  PROJEKTIN “RRITJA  E KAPACITETEVE PËR ZHVILLIMIN E INFRASTRUKTURAVE  TË MËDHA TË GAZIT NË SHQIPËRI ME SEKTORIN PRIVAT”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7 të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e  ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Miratimin, në parim, marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane,  për dhënien e ndihmës financiare për projektin  “Rritja e kapaciteteve për zhvillimin e infrastrukturave të mëdha të gazit në Shqipëri me sektorin privat”, në formën e  grantit  prej 2 000 000 (dy milionë) eurosh.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



***
 


 V E N D I M


 
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË    DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR DHËNIEN   E NDIHMËS FINANCIARE, PËR PROJEKTIN E SIGURISË SË DIGAVE NË KASKADAT E LUMENJVE DRIN DHE MAT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë  dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për dhënien e ndihmës financiare, për projektin e sigurisë së digave në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


 SALI BERISHA




***
 
V E N D I M


 
PËR


RISHPËRNDARJE FONDESH NDËRMJET PROGRAMEVE, BRENDA BUXHETIT TË VITIT 2011, MIRATUAR  PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936,     datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave  


V E N D O S I:


Rishpërndarjen e fondeve ndërmjet programeve në buxhetin e vitit 2011,, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si më poshtë vijon:


Në programin “Arsimi profesional” (09240), të pakësohet fondi        10 599 000 (dhjetë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”.


Në programin “Arsimi bazë” (09230), të pakësohet fondi 52 041 000 (pesëdhjetë e dy milionë e dyzet e një mijë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”.


Në programin  “Arsimi i lartë” (09250), të shtohet fondi 62 640 000 (gjashtëdhjetë e dy milionë  e gjashtëqind e dyzet mijë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”.



Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA



***
 
 V E N D I M
 


PËR


MIRATIMIN E RREGULLORES, “PËR FUNKSIONIMIN  E KOMITETIT KOMBËTAR TË BASHKËRENDIMIT TË LUFTËS KUNDËR DROGËS, SEKRETARISË SË KËTIJ KOMITETI DHE ZYRËS SË SISTEMIT KOMBËTAR TË TË DHËNAVE PËR DROGËN”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 4, 5 e 30, të ligjit nr.8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Miratimin e rregullores “Për funksionimin e Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës, sekretarisë së këtij Komiteti dhe Zyrës së Sistemit Kombëtar të të Dhënave për Drogën”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.


Zyra e Sistemit Kombëtar të të Dhënave për Drogën është në përbërje të strukturës dhe organikës së drejtorisë së Institutit të Shëndetit Publik, që miratohet me urdhër të Kryeministrit. Numri i punonjësve të Zyrës së Sistemit Kombëtar të të Dhënave për Drogën përfshihet brenda numrit të miratuar për Institutin e Shëndetit Publik.


Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera të përfshira në Komitetin Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


           
***
 
V E N D I M


 


PËR


KALIMIN E OBJEKTEVE TE ISH-FABRIKËS SË QELQIT, ZONA KADASTRALE NR. 8230, TIRANË, NGA MINISTRIA E  EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR ENTIN KOMBËTAR TË BANESAVE,
ME QËLLIM PRIVATIZIMIN



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  8, 10, 11 e 13 të                ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9321, datë 25.11.2004, “Për privatizimin e banesave dhe objekteve, të kthyera në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore”, si dhe të              ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet  sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe ministrit të Punëve Publike dhe Transportit,  Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:  


Kalimin e objekteve të mbetura të paprivatizuara, me nr. pasurie 2/20, 2/27, 2/31 dhe 2/32, zona kadastrale nr.8230, Tiranë, të kthyera në mjedise banimi, pranë ish - Fabrikës së Qelqit, nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, sipas gentplanit dhe planimetrive bashkëlidhur, me qëllim privatizimin në favor të banorëve posedues, të cilët banojnë në këto godina por që nuk e kanë bërë privatizimin.


Pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të lidhë kontratat e privatizimit me banorët, të cilët banojnë në këto objekte, sipas listave që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe kushteve të parashikuara në udhëzimin nr.22,              datë 12.10.2010,  të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.


Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, ministri i Punëve Publike dhe Transportit,  Enti Kombëtar i Banesave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
 
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA



 
      
***
 
V E N D I M


 
PËR


LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË/NGA DETYRA    TË ZËVENDËSKRYETARIT DHE TË ANËTARIT TË KOMISIONIT  TË PROKURIMIT PUBLIK



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 19/2, të           ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:


Z. Engjëll Likmeta, zëvendëskryetar i Komisionit të Prokurimit Publik, të lirohet nga kjo detyrë.


Znj. Lealba Pelinku, anëtare e Komisionit të Prokurimit Publik, të emërohet zëvendëskryetare e këtij Komisioni.
 
Znj. Besa Ombashi të emërohet anëtare e Komisionit të Prokurimit Publik.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



K R Y E M I N I S T R I
 


SALI BERISHA


14/04/2011